Pyetje:
Përshëndetje doktor, jam një djalë18 vjec dhe sot do të kryeja marrëdhënie për herë të parë … kam pasur shumë herë raste që jam shtrirë me një femër në krevat …sot po përkëdheleshim po masturboja vaginën e saj dhe ajo penisin tim ,… disa ditë më parë do të bëja prapë seks dhe isha në gjendje të mirë kur afrova penisin tim afër vaginës së saj, penisi nuk ishte fort në gjendje për të kryer seks dhe filloi të ulej nuk më ka ndodh ndonjëherë të më ulet direkt dhe pse e kisha për herë të parë qe kryeja marrëdhënie …jam shumë i shqetësuar për këtë gjëndje do më ndodh përgjithmonë apo është thjesht e përkohshme ….jam shumë i shqetësuar …ju lutem më ktheni përgjigje.
Përgjigje:
Mos u shqetëso. Kjo që të ndodhi ty, u ka ndodhur të gjithëve. Cdo djalë ka provuar, ndonjëherë, të dalë bllof.
Rëndësi ka që në shumicën e herëve të jesh i fortë dhe dashnor i pasionuar. Merreni punën ngadalë. Mos u nxitoni. Edhe kur të ndodh kështu sic e përshkruan, kjo nuk është fundi i botës. Vazhdo ta eksitosh dhe kënaqesh vajzën tënde me mënyra të tjera. Përdor buzët, gjuhën, gishtat….gjithcka që mund të përdoret për ta cuar edhe vajzën në orgasmë. Nuk bëjnë mirë
ata djem që kur e kanë barutin të lagur, mërziten e dëshpërohen dhe e lënë dashnoren të befasuar. Vazhdoni të dy të përkëdheleni dhe ta rritni eksitimin e vajzës deri në orgasmë. Natyra është treguar bujare. Na ka dhënë shumë mundësi.
Pac fat e shëndet
Doktori