Perdorimi i kontraceptiveve pas nje aborti

Pyetje:
Miredita,jam 22 vjece dhe ne moshen 18 kam pas nje abort,desha t ju pyes a ka rrezik te perdor kontraceptiv oral per mbrojtje nga shtatezania,cfare rrezikoj pasi kam pas nje abort dhe te perdor kontraceptiv?

Pergjigje:
Perdorimi i kontraceptiveve pas nje aborti nuk perben ndonje problem me pasoja te vecanta. Kontraceptivet kane problemet e tyre, por ti duhet t’i perdoresh qe te mos kesh nevoje per te kryer aborte te tjera. Pervec kontraceptivit qe do te perdoresh ti djali me te cilin do besh seks duhet te veshe nje prezervativ cdo here qe do te beni seks. Keshtu do te jeni me te sigurte nga shtatzenite e padeshiruara dhe nga semundjet qe transmetohen seksualisht
Kontraceptivin qe do ta perdoresh, duhet te ta jape doktori me recete, ai duhet ta zgjedhe bashke me ty menyren kontraceptive.
Pac fat dhe shendet
Doktori