Pyetje:
Përshëndetje doktor, jam një vajzë 22 vjeç, e fejuar dhe doja të dija çfarë pasojash ka përdorimi i kontraceptivëve nëse filloj ti përdor. Nuk i kam përdorur ndonjëherë. Ju çfarë më rekomandoni për të qenë të mbrojtur?
Një pyetje tjetër rreth kësaj është a sjell shtim në peshë përdorimi i kontraceptivëve apo jo?? Ju faleminderit për kohën tuaj.
Përgjigje:
Kontraceptivët kanë bërë një revolucion të tërë ne sjelljen seksuale të vajzave dhe grave. Mund të thuhet me bindje se nga të gjitha barnat, kontraceptivët, janë më të përdorurit, më të studiuarit dhe më të sigurtët. Ato kanë shumë të mira, kanë dhe disa anë negative. Çdo vajzë që dëshiron të gëzojë, plotësisht, jetën seksuale, ashtu siç e meriton dhe pa kokë çarje, duhet të përdorë, pa tjetër, një metodë kontraceptive dhe të përdorë çdo herë që bën seks prezervativin.
Nga libri që e kam shkruar enkas për të rejat dhe të rinjtë “Mësoni për trupin, Mësoni për seksin”, që së shpejti do ta përfundoj, të dërgoj pak rreshta që lidhen me pyetjet e tua.
Po të them se vajzat që nuk kanë arsye mjekësore dhe nuk tymosin duhan duhet t’i përdorin kontraceptivët pa frikë. Përdorini ato dhe kënaquni me seksin e mrekullueshëm.
Kontraceptivët kanë disa efekte negative midis tyre është dhe shtimi në peshë.
Lexo më poshtë? pjesën që e kam nxjerrë nga libri:
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori
Pilulat e kontrollit të lindjes kanë disa të mira:
•? Ato pakësojnë ankthin për shtatzënitë e padëshiruara.
•? Ato? i bëjnë më të lehta periodat dhe u çlirojnë nga krampet menstruale.
•? Pilulat kontraceptive, kur përdoren për katër vjet radhazi, i ulin shanset për kancer të ovareve deri në 42% dhe për kancerin e uterusit deri 31%.
•? Pilulat dhe metodat e tjera hormonale, ulin rrezikun për sëmundjen infektive pelvike (PDI).
Pilulat kontraceptive kanë disa të meta:
• E meta më e madhe e tyre është se ato nuk parandalojnë sëmundjet infektive seksuale (SIS). Kjo është një arsye madhore që ju të ndërgjegjësoheni dhe të përdorni bashkë me pilulat edhe kondomin.
• Pilulat, ndonjëherë, shkaktojnë trombe në gjak.
• Mund të ndodhin goditje në tru.
• Presion i gjakut mund të rritet.
• Japin dhimbje koke.
Këto fenomene anësore, nuk shfaqen në të gjitha gratë dhe vajzat që përdorin kontraceptivët. Gratë e vajzat e reja e të shëndetshme, që nuk tymosin duhan, zakonisht, nuk preken nga këto anë negative të kontraceptivëve. Vajzat që tymosin duhan, bëjnë mirë të mos përdorin, as pilulat e kombinuara e as ndonjë metodë tjetër hormonale, që përmban estrogjen. Kjo është një arsye tjetër, pse vajzat nuk duhet të tymosin duhan.
Pilulat që përmbajnë vetëm progesteron, kanë më pak rrezik për vajzat dhe gratë që tymosin duhan. Por ju duhet të dini, se për ato që tymosin duhan, ka një rrezik tjetër, që është në rritje. Janë sëmundjet e zemrës. Këto sëmundje, tek përdorueset e duhanit, pavarësisht, metodës kontraceptive që kanë zgjedhur, janë më të shpeshta. Vajzat që tymosin duhan, duhet ta flakin atë. Kur këtë nuk e bëjnë dot vetë, duhet të kërkojnë ndihmën e doktorit.
Disa vajza vënë re, se dëshira e tyre seksuale nuk është aq e fuqishme, kur ato përdorin pilulat kontraceptive. Kjo i detyron ato, ta ndryshojnë, disa herë, tipin e pilulave që përdorin. Pilulat e ashtuquajtura trefazike, ku estrogjeni dhe progesteron janë të ndara dhe ju i merrni në faza të ndryshme të ciklit menstrual, e ulin më pak? dëshirën seksuale. Disa vajza kur përdorin pilulat kontraceptive, ankohen për depresion, fillim të përzierash, shtim në peshë, akne dhe tharje vaginale. Pavarësisht të metave që kanë, pilulat, janë, relativisht, të sigurta. Ju duhet të dini, se është më i lartë? rreziku i vdekjes nga shtatzënia, sesa nga përdorimi i pilulave.
Pilulat në farmaci kushtojnë, ndërsa në institutet e planifikimit familjar mund t’i gjeni pa lekë. Këto institucione ofrojnë kondome, pilula dhe vizita klinike me pak para, ose krejt pa para. Këto institucione u ofrojnë adoleshentëve dhe të rinjve mundësinë, që të planifikojnë dhe të gëzojnë interkursën dhe të mos shqetësohen, pa arsye, lidhur me të.
Nuk janë të rralla rastet, kur disa nga ju tregohen të pakujdesshme dhe bëjnë interkursë të paplanifikuar dhe të pambrojtur. Po ashtu, juve u ndodh që kondomi? t’u çahet, ose të rrëshqasë.? Mos harroni, në të gjitha këto raste duhet, menjëherë, kontracepsioni urgjent.