Pyetje:
Pershendetje DR, jam nje djale 24 vjec,
Kam tentuar me bashkeshorten disa here per te ngelur shtatzane por nuk kemi patur rezultat.
Ka problem nese ejakulon brenda disa here, dhe duke e perseritur dhe pas disa ditesh kete veprim. psh brenda nje jave 2 here te ejakuluar brenda ne vagine.
Por dua te theksoj se nuk kam bere asnje dite pushim qe duke ndenjur 2-3 dite pa ejakuluar, diten e 3 te ejakuloj brenda. Une nuk rri dot pa u prishur dite per dite , nese rri te pakten nje dite, me erektohet penisi dhe ne pune. ka patur raste qe jam prishur 8-9 here brenda nje nate.
perse nuk ngel shtatzane bashkeshortja, ku mund te qendroj problemi? Une ne testikulin e majte kam te theksuar nje varikocel te vogel, por kur kam bere analizat skam patur probleme.
Theksoj qe vajza e ka humbur virgjerine ne moshen 19 vjec me mua, vuan pak nga anemia, ka HB te ulet 9.2, kemi bere analizat dhe nuk ka probleme per lindje.
Para dy vjetesh te dy kemi patur infeksion, ajo nga myku dhe une skuqesha tek koka e penisit, pasi u kuruam me disa ilace qe morrem nga DR, me nuk bem vizite, kam vene re qe mua here pas here me dalin pucra te kuqe te vogla tek koka e penisit dhe ne penis ndonje pucer e vogel me leng te bardh brenda, qe here pas here e shtrydh.
Ne pritje te pergjigjes suaj. Ju falenderoj.
Përgjigje:
Aktiviteti seksual nuk eshte bere akoma pjese e lojrave olimpike. Keshtu sic shkruan ti, po qe se do zhvillohej nje olimpiade seksuale, ti do te zije vend te mire, mundes edhe ne Gines mund te kishe vend.
Pse duhen tete ose nente akte seksuale ne nje nate? Kenaqesia seksuale, vihet nen kontroll. Ajo, kryesisht, eshte aktivitet i ndergjegjshem.
Lidhur me infeksionin gjenital qe keni patur, duhet te mjekoheni te dy dhe te beni seks te mbrojtur. Shenjat qe ti tregon, flasin per infeksion qe persiston.
Lidhur me pyetjen se pse gruaja nuk mbetet shtatzene? pergjigjet mund te jene te shumta dhe doktori duhet t’u jape pergjigje. Varikocela, eshte nje problem. Vizitohu tek nje urolog.
Nje arsye eshte edhe ejakulimet e shpeshta qe ti kryen. Ti nuk u jep kohe testikujve te pjekin spermatozoidet. Duke ejakuluar kaq shpesh, spermatozoidet dalin te pa pjekur. Mundohu te ejakulosh dy here ne jave dhe spermatozoidet do te jene me me kualitet dhe kjo mund te ndihmoje ne ngjizjen e nje shtatzenie.
Uroj shendet e fat.
Doktori