Pyetje:
Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 28 vjecare dhe kam nje hall shume te madh. Jam njohur me nje djale qe 2 muaj jo me shume,e pelqejme njeri tjetrin, jemi pershtatur edhe ne gjera te tjera, kemi gjetur te gjitha elementet qe kemi kerkuar me i pas dikush qe do e donim ta kishim ne krah ne jete, mirepo nje gje nuk na ecen fare…. dhe nuk eshte gje e vogel, ne shtrat nuk pershtatemi hic, heren e pare qe kemi provuar te kemi mardhenje ka qene pas 1 muaj njohje,une kam pas edhe nje lidhje tjeter por ka shume kohe dhe per 4 vite thuajse kam qene pasive ne shtrat dhe nuk me ka bere pershtypje te dal me askend vetem per kete gje, tani kur u njoha me te dashurin qe kam gjithmone i ikja shtratit sikur kisha shume frike,dhe keshtu ndodhi… heren e pare nuk kemi reaguar asnjeri edhe pse i dashuri im ishte shume i pergatitur dhe me shume qejf por kur filluam ndoshta nga shkaku qe une nuk ndjeja asgje edhe ai kishte shume problem…u morem vesh qe ta vazhdonim lidhjen me shprese qe gjerat do permisohen sepse mendojme te jemi bashke ne jete, mirepo nuk ka ndonje ndryshim te madh as te une e as te ai…ai me tregon qe nuk ndihet mire edhe kur prishet nuk ndjen shume kenaqesi si ndjen apo si ka ndier me te dashurat e tjera, une merzitem ne seks te zgjatur mund te kenaqem vetem 3 apo 5 minuta dhe me shume me kalon ne monotoni as qejfin sdij ti bej. Te lutem me ndihmo te gjej nje zgjidhje sepse nuk dua ta humb te dashurin qe kam,e nese vazhdojme keshtu une e di qe sdo te mund ta mbaj asnjehere, a do te kete ndonje zgjidhje apo si duhet te sillemi? Sepse shtrati per te ka rendesi me shume se shume gjera te tjera, ndersa mua nuk me ben pershtypjee fare! Ju falenderoj nga zemra qe se paku na keni mundesuar kete forme kontakti per problemet e shumta qe kemi!
Pergjigje:
Nuk me thua ne marredhenien e pare, para kater vjeteve, ke qene me e interesuar per seks dhe a ke arritur ne orgasme?
A beni ju paraloje seksuale, a po menjehere shkoni ne penetrim? Paraloja eshte e domosdoshme.
A ben djali gjithcka ti deshiron? Ne qofte se jo, kerko qe ai te beje ate qe ti pelqen.
A ke vete-masturbuar dhe e ke arritur kenaqesine seksuale ne kete menyre? Po qe se e ke arritur orgasmen kjo eshte mire. Vazhdoni masturbimin reciprok tek njeri tjetri.
Ti thua se kenaqesh vetem 3-5 minuta seks, pas kesaj merzitesh. Zakonisht, nje gruaje i duhen rreth 15 minuta qe te arrije orgasmen.
Meso menyrat si nje grua behet seksuale. Ne kete blog ka plot materiale per kete qellim, kerkoi dhe lexo.
Po qe se te gjitha keto nuk te ndihmojne, me shkruaj perseri duke u shpjeguar me mire per veten dhe djalin. Mos harro te vishesh me te brendshme seksi kur shkon ne shtrat. Zhvishuni kur beni seks dhe ne dhome duhet te kete pak ndricim. Kur beni seks, duhet te vini ne pune te gjitha shqisat.
Pac fat dhe shendet
Doktori