Pornografia për fëmijët në internet

pornPyetje:

Doktor me gjithë respektin që kam për ju, desha të të drejtoj një pyetje e cila ka shumë kohë që më shqetëson:
A është problem që një 16 vjeçar të shikojë pornografi sepse i pëlqen dhe i duket interesante dhe e bukur , a sjell dëme kjo gjë?
Të shikuarit pornografi a futet te pjesa e të bërit mëkat dhe rënia pre e tundimit?
Gjithashtu masturbimi a ka efekte negative?
Kalofshi sa më mirë,dhe suksese në punë.

Përgjigje:

1. Problemi që ti ngre lidhur me pornografinë është me shumë rëndësi. Varet se çfarë pornografie ti shikon dhe dëgjon, por pornografia në përgjithësi, veçanërisht, “Hard Pornography”nuk këshillohet. Po të dërgoj një artikullin tim lidhur me pornografinë. Lexoje me kujdes.

Lexo Broshurën : “Pornografia për fëmijët në internet”

2. Për masturbacionin kam shkruar shpesh dhe u jam përgjigjur shumë shokëve të tu. Shkurt po të them, se masturbimi nuk është i keq, nuk është mëkat, madje, është i dobishëm kur bëhet me masë dhe nuk pengon aktivitetet e tjera që duhet të kryejë një i ri, siç janë, detyrat e shkollës, aktivizimi në aktivitete kulturore dhe sportive, në lexim librash e të tjera të kësaj natyre.
Kerko në blogun tim “seksologu”në kategorinë Masturbacioni. Atje do të gjesh shume materiale që do të të ndihmojnë.

Të uroj shëndet e fat
Doktori