Premisat e Librit “HIV/AIDS dhe të Rinjtë”

Ky libër mbështetet në këto premisa:

1. Seksi duhet të jetë subjekt i diskutimit serioz, të hapur dhe pa paragjykime.
Për të bërë zgjedhjet më të shëndetshme seksuale, të rinjve u duhet të? kenë njohuri seksuale, fakte shkencore për to dhe të jenë të aftë të diskutojnë për këtë subjekt.
2. Çdo i ri është përgjegjës për të përcaktuar vetë nivelin e rrezikut që ka.
3. Çdo i ri të ketë zotësinë të krijojë jetën e tij? seksuale të kënaqshme dhe të sigurtë.
Në një kohë kur atyre u ofrohen nga ambienti dhe media shumë alternativa të praktikave seksuale të pasigurta, ata duhet të dinë të krijojnë një mënyrë jetese me sa më pak rreziqe dhe që i shkon më mirë nevojave të tyre seksuale, afeksionuese dhe erotike.
4. Gjithkush ka të drejtën për një jetë seksuale të mirë.
Pavarësisht AIDS-it, çdo i ri duhet të gëzojë jetën e mirë seksuale, por duke praktikuar teknikat e seksit të sigurtë.
5. Parandalimi i AIDS-it nuk është çështje që duhet pritur nga ligji ose organet qeveritare, ajo është çështje e çdo të riu dhe të reje.
Seksualiteti është pjesa më individuale e jetës së një personi dhe kurrë nuk mund të jetë e rregulluar me ligj dhe e kontrolluar me forcë.