Prishem kur shikoj skena erotike

guyPyetje:
Përshëndetje doktor i nderuar. Kam një pyetje.
Jam 22 vjeç dhe kam 1 problem. Vetëm pak sekonda të shikoj skena erotike prishem. Ku qëndron problemi? dhe a është kjo paaftësia ime për të bërë marrëdhënie? Si të veproj?

Përgjigje:
Kështu si ti ka edhe shumë djem të tjerë. Gjithçka është psiko-emocionale. Shpresoj se me kohë do të kalojë. Forco sistemin tënd nervor. Merru me sport dhe provo të bësh dushe të ftohta.
Nuk më thua në se ke arritur të bësh marrëdhënie seksuale me ndonjë vajzë dhe si je ndjerë. Provo të bësh ushtrimet e Kegelit, çdo ditë, tre herë në ditë.
Ushtrimet e Kegelit forcojnë muskujt e dyshemesë së pelvisit dhe e vënë nën kontroll ejakulacionin (prishjen).
Si bëhen ushtrimet e Kegelit?
Provo të ndalosh rrjedhjën e urinës, kur je duke urinuar. Ato muskuj që kur shtrëngohen kur ndalon urinën, ato duhet t’i ushtrosh.
Si?
Bëje këtë veprim disa herë në ditë. Çdo herë shtrëngoj e liroj këto muskuj deri 10 herë. Ky ushtrim bëhet kudo pa u vënë re prej të tjerëve. Bëhet kur je në karrige, kur je në kinema, kur je në kafene, kur je duke mësuar. Rrite gradualisht numrin e kontraksioneve të muskujve pelvike dhe do të kuptosh se duke u ushtruar ato do të bëhen më të forta dhe do ta vënë nën kontroll prishjen tënde.
Provo tekninat “fillo-ndalo” dhe “shtrëngim në kokën e penisit”, kur je duke masturbuar. Këto ndihmojnë të krijohen shprehi të reja lidhur me ejakulacionin.
Për më shumë lidhur me ejakulacionin parakohe, ushtrimet e Kegelit dhe për teknikat “fillo-ndalo” dhe “Shtrëngo koken” , shiko tek Blogu “Seksologu”. Atje do te gjesh shume materiale lidhur me këtë problem.
Të uroj shëndet e fat.
Doktori