Probleme ereksioni

sad-manPyetje:
Përshëndetje doktor,
Eshtë hera dytë që ju shkruaj! Problemi im ka të bëjë me humbjen e ereksionit para se të kryej maredhënien seksuale! Ju faleminderit për përgjigjen dhe këshillat tuaja! U mundova të ndjek këshillat që më dhatë por gjithmone që mundohem të kryej marrëdhënie më kujtohet hera e fundit që mu krijua ajo gjendje dhe i gjithe trupi dhe truri më bllokohet! Skuqem i tëri dhe djersij! Nuk e di pse bëhem kështu! Eshtë normale? Nqs është e mundur mund të më jepnit informacion edhe mbi seksologet që kemi në tiranë dhe me cilin mund të këshillohem personalisht!
Ju faleminderit për ndihmën tuaj!
Punë të mbarë!

Përgjigje:

Përshendetje!
Ti ke një problem që e kane edhe shumë djem të tjerë. Kjo është një impotencë me shkaqe psikologjike që po qe se vazhdon edhe pas ushtrimeve që të rekomandova në pergjigjen e parë, ka nevojë që të trajtohet seriozisht nga nje seksterapist. Se kush seksterapist merret me këtë problem në Tiranë, nuk di të të them, por seksterapistja më e mirë duhet të jetë partneria tuaj.
Dua te di, a është në dijeni partneria jote seksuale për perpjekjet që je duke bërë ti, për ta kapercyer këtë vështirësi. Në qoftë se po, a është ajo dakord të shkoni të dy bashkë tek seksterapisti për të marrë këshillat e duhura?
E ke dashnore, apo grua? Te pyes për këtë, sepse shpesh edhe gratë nuk shkojne tek seksterapisti bashkë me burrat.
Si do qoftë, vështirësia që ti ke është e kapërcyeshme, po qe se bën ato që të thashë në përgjigjen e pare. Fillo me viziten tek një neurolog. Shpjegoja atij problemin dhe kërko mjekim për gjëndjen tënde neuro-distonike?. Bisedo me nje seksterapist.
Gjendja jote, sigurisht, nuk është normale, por është plotesisht e kapercyeshme.
Vazhdoni të beni eksitim seksual pa synimin për penetrim vaginal. Mos prekni organet gjenitale te njeri-tjetrit, vetëm puthje dhe perkedhelje trupore, për disa jave. Deri kur të kuptoni se e ke kapercyer këtë vështirësi. Mos e çaj koken për partneren, kenaqet ose nuk kenaqet ajo? Shiko për veten të jesh komod gjatë takimeve me vajzen. Merrini punët shtruar e ngadalë.
Te uroj shendet e fat.
Doktori