Pyetje:
Përshëndetje doktor, desha të di një gjë..para ca ditësh provova të kem marrëdhënie me të dashurën time, po gjatë prekjeve kisha një eksitim të mjaftueshëm dhe penisi më rrinte i ngritur, por para se të fillonim të kryenim marrëdhënien ai filloi të ulej, mund të më thuash pse ndodh kjo gjë të lutem.
Përgjigje:
Gjithkujt nga djemtë, mund t’i ndodhë, që ndonjë herë të mos jetë i aftë për penetrim vaginal.
Kjo nuk duhet të shqetesojë, ereksioni humbet për shumë arsye emocionale, frika, vendi jo i përshtatshëm, fjalët jo të duhura, eksperienca seksuale që ka djali, mënyra si shkon deri tek momenti i penetrimit, është apo jo vajza bashkëpunuese dhe lista mund të vazhdojë.
Rëndësi ka që kjo pamundësi ereksioni të mos përsëritet shpesh. Po qe se përsëritet shpesh, atëherë, duhet të shkosh të bisedosh me një seksolog, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një lloj impotece seksuale emocionale.
Sido qoftë, mundohu ta largosh këtë shqetësim. Merrini punët ngadalë. Bëni paralojë seksuale të mirë. Fitoni eksperiencë duke bërë praktike dhe cdo gjë do të shkojë mirë.
Paci fat e shëndet
Doktori