Pyetje:
Kam një pyetje për juve zoti doktor.
Jam nje djalë 23 vje?ar. Herën e fundit që kam tentuar me pas marrëdhënje seksuale ka qenë me të njëjtën femër. Dy herë rradhazi kemi shkuar në hotel, jemi prekur e jemi puthur dhe gjëra të tjera të gjitha i kemi bërë, po nuk e di pse nuk mu ngrit penisi si duhet, por mu ngrit shumë shumë pak. A mund të jetë shkaku i problemeve të ndryshme, i presioneve te ndryshem. Pse më ndodh kjo, ku qëndron problemi? Ke ndonjë këshillë apo di?ka që mund të më tregosh? Faleminderit.
Përgjigje:
Kjo që të ndodhi ty, u ndodh shumë burrave dhe djemve.
Herën tjetër qetësohu. Merri punët ngadalë, hiq emocionet dhe ?do shqetësim tjetër. Largo frikën. Përqëndrohu në atë që jeni duke bërë.
Kur djemve nuk u ngrihet penisi ata nuk largohen nga fusha e lojës. Ata vazhdojnë të përdorin ato që kanë gati: duart, gishtat, gojën gjuhën dhe gjith?ka tjetër.
Ereksioni i burrave bie shumë shpejt për një shkak të vogël. ?do mendim negativ, ?do frikë se u kapin, ?do pasiguri se do ta kryesh aktin seksual me sukses, bën që të bjerë ereksioni (forcimi i penisit) dhe ai nuk e merr më veten në atë seancë. Vazhdo me mjete të tjera, që si? të thashë janë gjithmonë gati dhe herën tjeter shko më i sigurtë, pa shqetësime, pa emocione, merrini ngadalë gjërat dhe me siguri do arrish sukses. Edhe njëherë, kjo që të ndodhi ty u ndodh shumë djemve. Mos u shqetëso e turpëro. Shpjegoja dhe dashnores tënde. Të dy do bëni mrekullinë.
Uroj shëndet e fat
Doktori