Pyetje:
I nderuar doktor
Jam një vajzë 19 vjec dhe kam vënë re se 2 herët e fundit që kam kryer marrëdhënie me të dashurin kam pasur probleme me urinimin 1 ditë mbas marrëdhënies. Gjithashtu kruajthe të vaginës. Ju lutem më thoni pse ndodh kjo gjësepse është hera e 2 –të që më ndodh. Me respect
Përgjigje:
Kjo që ndodh me ty nuk është normale. Ti nuk thua në se keni kryer marrëdhënie seksuale me kondom ose pa kondom.
Sido që të jetë, unë besoj se këtu mund të ketë një infektim të rrugëve gjenitale dhe urinare. Shkoni të dy të vizitoheni dhe të
bëni analizën tek një doktor urolog ose infeksionist, ose dermatollog. Veproni sipas porosisë së doktorit. . Edhe njehere shkoni te dy per vizite tek doktori dhe mjekohuni te dy. Rifilloni te beni seks te mbrojtur, vetëm, pasi të jeni shëruar nga infeksioni. Kurrë, mos bëni seks të pambrojtur.
Paci fat dhe shëndet
Doktori