Pyetje:
Përshëndetje doktor .. më nevojiten disa këshilla nga ti .. të lutem më ndihmo .. jam e fejuar, unë dhe i fejuari im kemi provuar për disa herë të bëjmë seks mirëpo si cdo virgjëreshë skemi mundur ta bëjmë ..jam shumë e ngushtë poshtë dhe e kemi shumë të vështirë ta bëjmë.. e dua shumë e më do shumë.. jemi të lumtur edhe kështu, mirëpo tentojmë tani pas fejesës tonë 2 mujore të provojmë HERëN E PARë . ?farë të bëjmë, të lutem më ndihmo.. pse smundem ta bëj edhe unë si gjithë të tjerët?
Përgjigje:
Ti me pyet, pse nuk mund të bëni seks edhe ju si të gjithë të tjerët?
Përgjigja është e thjeshtë: JU TE DY NUK DINI TE BENI SEKS!.
Harroje fjalën jam e ngushtë atje poshtë. Me përjashtim të rasteve të rralla kur vagina ka anomali zhvillimi, çdo vaginë është e aftë të adaptojë brenda vetes një penis të çdo madhësie.
E kuptoj shqetësimin tuaj. Ti je njësoj si të gjitha vajzat e tjera dhe ashtu si shoqet e tua edhe ti do të bësh seks, pa dhimbje dhe plot kënaqësi. Por, që ta arrini këtë, më përpara duhet të dy të mësoni të bëni seks, dhe të bëni praktikë, të fitoni eksperiencë. Si mendon ti, dy instrumentistë edhe pse janë të famshëm, dalin të japin një koncert së bashku pa praktikë, pa prova? Jo duhet të bëjnë praktikë, te bëjnë prova, të harmonizohen, pastaj të dalin në koncert. Kështu është edhe me ju të dy. Mësoni dhe provoni deri sa të perfeksionoheni, që të bëheni një duet i bukur. Në këtë blog ka shumë shkrime lidhur me seksin për herën e parë. Kërkoni në kategoritë e blogut dhe do t’i gjeni. Une kam shkruar shumë herë dhe u jam përgjigjur shumë të rinjve lidhur me herën e parë. Nuk është e lehtë të kryesh marrëdhënien për herë të parë. Për të mësuar lexoni eksperiencat e mrekullueshme seksuale të shoqeve të tua, që i kam publikuar në blog. Mos u shqetësoni për himenin. Ti dhe shumë të rinj të tjerë më shkruajnë të tmerruar për himenin. Harrojeni himenin, është apo nuk është ai nuk ka rëndësi, ai nuk e pengon aktin seksual që të jetë i kënaqshëm. Shqetësimet tuaja vinë nga padija. Sido qoftë, po u jap disa këshilla që t’i lexoni të dy së bashku.
1-Zgjidhni një vend të qetë, të rehatshëm, ku nuk ju shqetëson njeri kur të bëni seks. Më mirë në krevatin e dhomës së gjumit.
2-Merrini punët ngadalë. Mos u ngutni. Qetësohuni, relaksohuni, largoni shqetësimin dhe frikën e herës së parë. Çdo gjë është natyrale. Ju do të bëni diçka që do të kënaqeni si të gjithë shokët tuaj. Bëni paralojë seksuale sa më të gjatë që ti të lagesh dhe djali të eksitohet maksimalisht. Prisni që procesi të piqet gradualisht.
3-Përdorni lubrifikant artificial. Lubrifikanti është i domosdoshëm, veçanërisht, për herën e parë. Bleni në farmaci lubrifikant tip K-Y, Astroglide ose tjetër.
4-Kur të dy të jeni të eksituar maksimalisht, djali të tentojë të futë një gisht në vaginën tënde. Ti do të ndjesh se të vjen mire dhe ai, gjithashtu. Pas kësaj ai të futi dy gishta. Ti do të ndjehesh akoma më mirë.
5-Pas kësaj djali të vendosë prezervativin, ose ti vendosja prezervativin atij. Kjo është shumë eksituese. Mos e ndërprisni procesin e eksitimit reciprok. Po e nderpretë këtë proces, atëherë, eksitacioni do të bjerë dhe akti seksual do të jetë i dështuar.
6-Pozicioni më i mirë është pozicioni misionar.( Lexoni ne blog per kete pozicion.)
7-Djali të penetrojë me kujdes penisin në vaginen tënde të lubrifikuar. Duke hapur buzët e vogla të vulvës me duar. Kur djali të ketë penetruar filloni lëvizjet para-prapa të penisit në vaginë.
8-Mendoni, vetëm, për kënaqësinë tuaj dhe jo të partnerit. Do të keni kohë që të kënaqni njëri-tjetrin. Hera e parë është për veten.
9-Djali ta nxjerrë penisin nga vagina akoma pa u zbutur. Kjo duhet që kondomi të mos mbetet brenda në vaginë dhe sperma të derdhet brenda.
10-Është mire të bëni seks të zhveshur lakuriq dhe me dhomën pakëz të ndricuar. Ju duhet ta shikoni trupat e njëri-tjetrit, sepse kjo është shumë eksituese. Po qe se nuk e bën dot këtë që herën e parë, nuk prish punë, do të zhvishesh herën tjetër.
11- Komunikoni me njëri-tjetrin. Tregoi atij cfare te pelqen qe ai te beje dhe cfare te mos beje. Tregoi kur je e kenaqur nga veprimet e tij dhe kur nuk je dhe ke dhimbje.
12-Filloni te beni seks kur te jeni e relaksuar, pa presione emocionale. Te keni besim tek vetia se edhe ju jeni te afte te beni seks dhe te kenaqeni prej tij, ashtu si te gjithe te rinjte e tjere.
13- Mos prisni ta merrni kenaqesine seksuale maksimale qe heren e pare. Jo, shpesh hera e pare eshte zhgenjyese, por me vone me praktike, ashtu si ne cdo aktivitet tjeter, do te perfeksionoheni.
Shpresoj që këto këshilla do t’u ndihmojnë.
Uroj fat dhe kënaqësi seksuale për ju të dy
Doktori