Pucra rreth penisit

Pyetje:
Jam nje djale 25 vjec dhe kam nje problem,rreth penisit me kane dal pucra te formes mish i huaj po nuk kam shume informacion se nuk jam vizituar me pare. Me kane filluar para 1 viti ne mos gaboj, por me kalimin e kohes me duket se me jane shtuar. Me te degjuar e kam qe po te kryesh marredhenie me femer qe eshte me menstruacione te dalin keto lloj pucrash dhe ceshte e verteta kam pas marredhenie dhe pa mbrojtje, edhe me femra te tjera kam patur dhe me ato pa mbrojtje disa here dhe tani qe me duket sikur akoma po me shtohen jam shume ne ankth.

Pergjigje:
Pucra nuk dalin pse ben seks me nje vajze me menstruacione. Ti je infektuar. Shko te vizitohesh tek nje doktor bashke me vajzen tende. Ju te dy jeni te infektuar dhe te dy duhet te mjekoheni.
Mjekimi jo gjithnje eshte i mundur, plotesisht.
Mos beni seks te pambrojtur.
Pac fat
Doktori