Gjithkush flet për AIDS dhe për mënyrën se si gjithë këta adoleshentë infektohen prej saj. Unë mendoj se kjo diku ndodh, por jo në qytetin tim. Unë e di që shumë fëmijë janë infektuar, por unë këtë as e shikoj e as ndjej. Po qe se nuk e ke direkt përpara teje, është vështirë ta besosh se kjo është e vërtetë.
Vera-16 vjeçe
Çdo ditë, të rinjtë, kudo ku janë në qytete, qyteza dhe fshatra mblidhen bashkë me? shokët; takojnë njerëz të rinj, flirtojnë, shkojnë në takime, dashurohen dhe ndahen. Për shumë adoleshentë, pavarësisht orientimit të tyre heteroseksual ose homoseksual, tërheqja (atraksioni) fizike dhe aktiviteti seksual janë pjesë e pandarë e marrëdhënieve të tyre romantike. Edhe pse duken të shkujdesur, ata janë të shqetësuar për rreziqet që paraqet romanca moderne ku janë përfshirë të lënduar dhe të flakur. Por, po qe se bëjnë seks ata kanë edhe disa rreziqe të tjera:
– thyerje të forta të zemrës,
– shtatzëni të padëshiruara,
– sëmundje infektive seksuale dhe
– AIDS.
Edhe pse shumica e dinë që këto rreziqe ekzistojnë, shumë prej tyre nuk besojnë se janë në rrezik.
Vera, një nxënëse gjimnazi në një qytet të vogël, ka dëgjuar për AIDS-in. Shumica e nxënësve, thotë ajo, e dinë që HIV është një infeksion i heshtur. Por ata nuk alarmohen prej tij dhe prej mënyrës si ai transmetohet, ndaj dhe nuk sillen në mënyrë të sigurtë. Edhe pse ne dimë plot fakte për rreziqet që ka alkooli për drejtimin e makinës, ose seksi i pambrojtur për infektimin me AIDS, shumica e shokëve dhe shoqeve nuk mendojnë kurrë se diçka e keqe mund t’u ndodhë atyre. Është e vështirë për ne të imagjinojmë se do të infektohemi tani dhe do të vdesim dhjetë vjet më vonë.? “Dhjetë vjet janë si pafundësi për ne” thotë ajo.