Në këtë website ofrohen informacione për shumë pyetje që më janë drejtuar.
Po qe se nuk gjeni material për shqetësimin tuaj, ju lutem, drejtojeni pyetjen që keni direkt në e-mailin:[email protected].
Nëse keni ndonjë problem serioz mjekësor, siç janë hemorragjitë e pashpjegueshme, dëmtime gjenitale, rrjedhje qelbi, ose çdo shqetësim tjetër serioz, shkoni menjëherë tek doktori. Materialet e këtij webi kanë karakter edukativ dhe informues, por ato nuk mund të zëvendësojnë doktorin tuaj, i cili do ju vizitojë dhe do ju mjekojë.
Mbani parasysh! Gjithkush është përgjegjës për shëndetin e tij seksual.
Njoftim !
Ky Website ka për qëllim të bëjë edukim seksual dhe informim seksual për ata që e dëshirojnë këtë. Disa nga këto informacione nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Është detyra e prindërve që pasi të kenë vlerësuar nivelin e pjekurisë së fëmijëve të tyre, të gjykojnë nëse përmbajtja është ose jo e përshtatshme për fëmijët.
Besoj se të gjithë njerëzit kanë të drejtën të marrin përgjigje të ndershme për pyetjet që kanë lidhur me sistemin e tyre riprodhues, ashtu siç marrin informacione për sistemet e tjera të organizmit.
“Për sa kohë kam bindjen, se sa më shumë informim të kenë njerëzit aq më të armatosur do të jenë ndaj dëmeve fizike dhe emocionale, e quaj të domosdoshëm edukimin e tyre seksual”
Unë e di se të gjithë njerëzit ndjejnë po njësoj. Unë di, gjithashtu, se disa informacione seksuale kanë lidhje me moshën dhe një pjesë e mirë e tyre nuk janë për fëmijët. Është kjo arsyeja që prindërit janë të lutur ta shikojnë informacionin e ekspozuar në këtë website dhe pastaj të gjykojnë për vlerën e këtij informacioni për veten dhe për fëmijët.
Për çdo informacion kontaktoni [email protected]