Sekrecione me aromë nga vagina

Pyetje:
Doktor dëshiroj tju bëj nje pyetje:
Kanë kaluar disa muaj që më duket se kam një lloj infeksioni gjenital. Cdo ditë tashmë kam një lloj lëngu të bardhë disa herë ka edhe ngjyrë të verdhë dhe disa herë ka aromë të rëndë po ashtu.
Edhe kur kryej marrëdhënie seksuale pas cdo akti fillon ai lëngu i bardhë po me atë ngjyrë dhe me atë aromë.
Dhe një kolege e imja ka pasur të njëjtin problem dhe ka kryer një kurim me venë të kuqe..
ajo ishe konsultuar edhe me gjinekologun e saj dhe aj e kishte miratuar këtë lloj kurimi..
i kishte thënë që në mrëmje verën e kuqe ta nxente pak dhe ta vendoste një  leck higjenike te vagina gjithë natën..
Ajo e ka bërë këtë kurim për rreth 10 ditë dhe tani  që 1 vit nuk ka më asnjë lloj problem.

Ju lutem dua të di a është i rrezikshëm ky lloj kurimi para se të filloj ta bëj edhe unë???

Përgjigje:
Ashtu sic thua , ti je e infektuar me një nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Së pari duhet të dihet se cfarë infeksioni është, me të cilin mund të jetë infektuar edhe djali yt.
Për këtë arsye ju të dy duhet të shkoni tek doktori të bëni analizën dhe të dy të mjekoheni njëkohësisht, ndryshe përsëri do të infektoni njëri-tjetrin.
Lidhur me verën e kuqe në vaginë, ajo bën mirë në qoftë se ka një prishje të ballancës acido -bazike në vaginë, ashtu sic do të bënte edhe uthulla e vendosur në tampon në vaginë.
Kjo ndihmon edhe kur vajza vuan nga myku në vaginë.
Më mirë për ju të dy është të shkoni tek doktori.
Paci fat e shëndet
Doktori