Pyetje:
Pershendetje Dr. Harxhi!
Une jam 24 vjec, jam nene dhe kam nje vajze 20 muajshe. Dua tju bej nje pyetje (nese mund te me pergjigjeni) pasi gjinekologu im ndodhet jashte Shqiperie… Tani, data 5 korrik ishte fundi i menstruacioneve te mia. Nje dite me mbrapa e deri me sot, pra gati 12 dite, une kam si te shplara(si te ishin ditet e fundit te periodave) ngjyre kafe, nuk e di po ne fakt jam shqetesuar. Nuk mendoj se mund te kem mbetur shtatezene pasi nuk kam kryer marredhenie seksuale qe prej dates 5 korrik… tani nuk di ne jam shpjeguar mire me kete qe me shqeteson, u mundova ta thoja ne menyre popullore pasi nuk di si mund tja u shpjegoj. Nese kam qene e qarte lutem te me ktheni nje pergjigje. Me respek
Pergjigje:
Pershendetje. Nuk mendoj se ke mbetur shtatzene me keto shenja qe thua. Nje test per shtatzeni e sqaron situaten. Testi mund te behet edhe ne shtepi. Sekrecionet qe ti pershkruan, e kane nje arsye dhe shkakun e tyre do ta gjeje nje doktor qe do te te ekzaminoje.
Pac fat e shendet
Doktori