Sekrecione vaginale

Pyetje:
Pershendetje, jam 29 vjec dhe para nje viti kreva marredhenie seksuale per here te pare me te fejuarin. Kam vetem pak sekrecione dhe me shqeteson fakti qe me perpara skam pasur ndersa tani po.
Si mund te kurohem per kete, faleminderit dhe gjith te mirat

Pergjigje:
Sekrecionet jo te zakonshme, jane shenje per nje infeksion, i cili mund te jete nga ato qe quhen seksualisht te transmetueshme.
Ato jane shume, sot numerohen mbi 50 lloje. Per te gjetur se cili infeksion eshte duhet te besh nje analize qe e rekomandon doktori.
Pasi te percaktoni semundjen duhet te filloni edhe mjekimin te dy (bashke me te fejuarin.). Te mjekohesh vetem ti nuk ka kuptim se ai perseri do te te infektoje, po qe se eshte i semure.
Beni seks te sigurte, qe do te thote cdo here perdorni prezervativin.
Pac fat e shendet
Doktori