Seks me menstruacione

Pyetje:
Përshëndetje Z.doktor!
Jam një vajzë 20 vjecare nga qyteti i tiranës, para 1 viti kam kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin tim dhe cdo gjë ka qenë në rregull deri tani… kohët e fundit kemi provuar të kryejmë marrëdhënie seksuale edhe gjatë periodave… nuk e kishim provuar këtë gjë më parë pasi nuk na dukej e përshtatshme.. problemi qëndron në faktin që 2 herë që kemi kryer marrëdhënie në këtë mënyrë mua më ka rënë të fikët.. herën e parë menduam se mos ka qenë për ndonjë shkak tjetër por edhe këtë herë kështu ndodhi… dua të theksoj se i dashuri im u kujdes shumë dhe nuk më la të humbja ndjenjat megjithatë shenjat ato ishin… marrje mendsh,këputje etj..  për këtë arsye doja të dija pse ndodh kjo dhe mirëpres këshillën tuaj.. ju falenderoj shumë dhe ju uroj punë të mbarë…

Përgjigje:
Për shumë gra dhe vajza seksi gjatë menstruacioneve, kur nuk u bën përshtypje përlyerja me gjak, është shumë i këndshëm. Gjaku shërben si lubrifikant, seksi kryhet pa frikën e shtatzënisë, por ka rrezik më të madh për infektimin e vajzës. Këshillohet të bëhet me kondom. Për këtë temë ka materiale në këtë blog, ndaj, kërko në kategorinë “seks me menstruacione”.
Lidhur me të fiktit që ty të bije kur bën seks me menstruacione, nuk ka ndonjë shpjegim. Mund të ndodhë nga gjaku, të jetë disi psikoemocionale, sic thotë populli, të “zë gjaku”.
Po qe se kjo përsëeritet, atëherë evitoje seksin kur je me menstruacionet. Por po qe se nuk rini dot një  javë pa seks, ka disa pilula kontraceptive që i rregullojnë menstruacionet dhe ato vinë një herë në 4 muaj ose edhe një herë në vit. Bisedo me një gjinekolog, për t’i marrë këto pilula kontraceptive.
Paci fat e shëndet
Doktori