Pyetje:
Përshëndetje Doktor! Jam një vajze 19 vjeqare dhe dëshiroj të bëj një pyetje..A është i rrezikshëm seksi në ujë apo në vaskë? Ndoshta është pyetje qesharake po megjithatë do tua bëjë, me shumë respekt!
Përgjigje:
Seksi në ujë nuk është i rrezikshëm dhe për shumë njerëz është i kënaqshëm. Sigurisht, kur bëni seks në vaskë ose pishinë, uji hyn në vaginë, për këtë arsye uji duhet të jetë i pastër pa ngarkesë bakteriale. Për seksin në ujë duhet të zbatoni po njësoj rregullat për seksin e sigurtë, pra djali të veshë prezervativin dhe ti të përdorësh një nga mjetet kontraceptive, që është më i përshtatshëm për ty.
Të uroj fat dhe kënaqësi seksuale kudo ku do të bësh seks.