Seksi anal dhe seksi vaginal

Pyetje:
Unë dëshiroj të bëj seks anal por sa filloj ta bëj këtë gjë i dashuri im më zhvesh dhe fillon edhe seksi vaginal.

Përgjigje:
Nuk e kuptova cila është pyetja jote. Nuk kuptova pse ti do seks anal dhe nuk do seks vaginal? Çdo lloj seksi që bëni duhet të jetë konsensual, pra të dy të keni rënë dakord se çfarë do të bëni.
Çdo lloj seksi që bëhet pa dëshirën e njërit prej partnerëve ose e imponuar nga tjetri, është i gabuar, është dhunim.
Shumica e njerëzve kalojnë nga një formë marrëdhënie seksuale në një tjetër gjatë lojës seksuale. Këtu nuk ka asgjë të keqe, kur ka mirëkuptim.
Arsyeja pse të përgjigjem është se shikoj që ju bëni një gabim të madh. Ti nuk thua në se bëni seks me prezervativ, ose jo? Seksi anal dhe ai vaginal duhet të bëhen me prezervativ dhe kur kalohet nga seksi anal në seks vaginal duhet të ndroni prezervativin e të vendosni një të ri. Hapësira anale është për jashtëqitje dhe atje ka shumë mikrobe që penisi i merr me vete dhe i çon në vaginën që është e pastër dhe shkakton infeksione. Asnjëherë nuk duhet të bëni seks anal pa prezervativ dhe asnjëherë nuk duhet të kaloni në seks vaginal pa ndruar prezervativin.
Këtë duhet ta bëni për veten tuaj, për t’u mbrojtur prej infeksionit. Lidhur me preferencat seksuale, ajo është çështje për të cilën duhet të bini dakord të dy.
Paçi fat.
Doktori.

5 Responses to Seksi anal dhe seksi vaginal

  1. Petriti says:

    Mos , ka dashur te thote kjo goca Sex Oral?! E them kete sepse kjo thote “Unë dëshiroj të bëj seks anal por sa filloj ta bëj këtë gjë i dashuri im më zhvesh dhe fillon edhe seksi vaginal” duke u bazuar se si sexi vagianl dhe ai anal duhet te zhvishet femra, mendoj se kjo deshiron te vazhdoj me sex oral. Mendoj se ketu ka perzier terminologjite?

    Ju kerkoj ndjese nese gaboj
    ju pershendes

  2. krista says:

    jam nje goc 17 vjecare nuk dua te bej seks vaginal per arsye se sdua te zhvirgjerohem. nqs vendos te kryej seks anal a ka nd1 problem per moshen qe kam??? i dashuri im ka te njeiten moshe me mua dhe nuk ka kryer asnjeher mardhenie seksuale. a do jet ai i afte per kete lloj seksi???

  3. Blerina says:

    Ej o njerz a muni be mem tregu qka osht seksi anal edhe qeky seksi vaginal se nuk e kuptoj

  4. Bruno says:

    Blerina seksi anal eshte kur i dashuri ta fut penisin ne bythe dhe seksi vaginal eshte kur i dashuri ta fut penisin ne vagine.

  5. Gjebraili says:

    @ Blerina: Seksi anal esht nje prej llojeve te shumta te seksit, behte duket futur penisin ne anus ( bythe ), e ai seksi vaginal esht seksi normal per te cilin sigurisht je e informuar dhe ti, dmth kryhet duke futur penisin ne vagine… Besoj qe isha i qarte..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>