Koncepti se seksi është kënaqësi, këto njëzetepesë vjetët e fundit është kërcënuar nga frika prej AIDS-it dhe Sëmundjeve të tjera Infektive Seksuale. Në këtë libër, siç do ta keni? konstatuar, analizohen të dhënat shkencore më të fundit që lidhen me AIDS-in. Kemi theksuar me forcë, se seksualiteti i të rinjve duhet të ruhet si kënaqësi dhe si pjesë e shëndetshme e kontakteve dhe marrëdhënieve njerëzore midis tyre.
Histeria propagandistike e ngritur rreth AIDS-it, ka bërë që të rinjtë, ashtu? si gjithë njerëzit kudo në botë, të stepen për një moment dhe të mendojnë seriozisht për motivacionin dhe mënyrën se si do ta jetojnë jetën.
Disa edukatorë në fushën e seksit, e kanë përdorur AIDS për të promovuar moralin e tyre personal: “Në qoftë se mendoni dhe silleni ashtu si u them unë, ju do të jeni të sigurtë”.
Ndryshe nga kjo kategori edukatorësh seksualë, në këtë libër synohet: “ Që të rinjtë të? informohen për situatën dhe të ndërgjegjësuar t’i marrin vetë vendimet. Asnjë person, asnjë qeveri, asnjë lëvizje, nuk është e aftë të kontrollojë seksualitetin e të rinjve”. Nuk ka arsye të mendojmë se AIDS-i, me gjithë frikën e madhe që kanë njerëzit prej tij,? ? do ta ndryshojë këtë të vërtetë.
Siç dimë nga historia, AIDS-i nuk është e keqja e parë seksuale që ka goditur njerëzimin. Sifilizi dhe gonorea i kanë shkaktuar dëme dhe vdekje të panumëruara njerëzimit. Gjithë edukimi që u bë, me synim represionin seksual për të ndaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve invalidizuese dhe shpesh vdekjeprurëse, nuk e ndaluan dot përhapjen e tyre. Ajo që i vuri këto sëmundje nën kontroll ishte shkenca mjekësore. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë edhe për AIDS-in. Ne vetëm mund dhe duhet ta ngadalësojmë përhapjen e sëmundjes, deri sa shkenca mjekësore? të gjejë vaksinën? dhe mjekimin për të.
Ndërkaq, askush nuk mund të ndalojë njerëzit të jenë seksualë. Çdo përpjekje e tillë do të ishte një marrëzi. Në faqet e këtij libri të rinjtë e gjejnë të shprehur qartë idenë se të gëzosh kënaqësinë seksuale do të thotë të pasurosh përvojën e jetës tënde.
Jo gjithkush që angazhohet në seks me një person të infektuar me HIV, do të infektohet. Kjo do të thotë se edhe kur dikush kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura me një partner të infektuar, ai jo domosdoshmërisht infektohet. Por për të gjithë duhet të jetë e qartë se kontaktet seksuale të pasigurta e të përsëritura me partnerë të infektuar, e rritin shumë mundësinë e infektimit.
Në qoftë se dikush nga frika e AIDS heq dorë nga të gjitha kontaktet seksuale me partnerë, nuk ka dyshim, që kualiteti i jetës së tij do të ulet shumë. Kjo nuk është mirë.
Shumë njerëz marrin pjesë në aktivitete seksuale të detyruar (dhuna seksuale). Të tjerë janë viktima të violencës seksuale dhe akteve të dëshpëruara të personave të depresuar,? që nuk bëjnë asnjë kujdes për seksin e sigurtë. Në qoftë se këto raste do t’i trajtojmë nën frikën dhe presionin e AIDS-it, botën do ta bënim një vend aspak të lumtur për të jetuar.
Ne kemi bindjen, se po t’u kërkojmë të rinjve të heqin dorë? nga stili i jetës që kanë adaptuar dhe t’u kërkojmë të adaptojnë? mënyra jetese që ata i kanë flakur, nuk duhet të çuditemi që do të dështojmë në kërkesën tonë.
Çfarë duhet të bëjmë ?
T’u mësojmë të rinjve si të pakësojnë rrezikun nga ai stil jete që kanë zgjedhur të jetojnë dhe të vazhdojnë ta jetojnë jetën ashtu siç e dëshirojnë.