Seksi me menstruacione

Pyetje:
Kur kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë kam qenë me ciklin menstrual, në ditën e parë të tyre. Doja të dija është një veprim i gabuar ky apo jo dhe a ka pasoja? Pas disa kohëve kam pasur erë të pakëndshme nga vagina, u vizitova dhe dola me infeksionin candiola dhe mora mjekim. Pas asaj vizite nuk jam vizituar më, por ndonjëherë ndjej sërish erë të keqe por jo si në fillim. A duhet të vizitohem sërish se mos ndoshta infeksioni nuk është larguar dhe pas mjekimeve? Shpresoj të më përgjigjeni.

Përgjigje:
Nuk është gabim të bësh seks kur je me menstruacionet, madje, për shumë njerëz është gjë e bukur seksi kur je me menstruacionet. Orgasma largon ngërçet (krampet ) e menstruacioneve dhe gjaku në vaginë shërben si lubrifikant që e bën seksin më të kënaqshëm. Kur vajza bën seks, ndërkohë, që është me menstruacionet, ajo është e çliruar nga frika e shtatzënisë së padëshëruar dhe kjo i jep mundësinë që të kryejë seks shumë intensiv. Natyrisht, të dy duhet të bini dakord që të bëni seks kur jeni me periodat. Konsensusi duhet sepse pamja e gjakut, përlyerja e penisit me gjak, era dhe shija e gjakut, mund të mos pëlqehen nga njëri prej jush. Këshillohet që, menjëherë, para seksit të bëni një banjë, për të larguar gjakun.

Ështe një pyetje që akoma nuk ka marrë përgjigje të qartë: A kanë më shumë dëshirë për seks vajzat dhe gratë kur janë me menstruacionet? Kjo nuk dihet mirë. Por, dihet me siguri se gjatë ciklit menstrual, dëshira e gruas për seks, ndryshon në faza të ndryshme të ciklit. Kështu dihet mirë se gjatë ovulacionit, që korespondon ditën e 14 – të të ciklit, gratë duan më shumë seks. Kjo ndodh sepse çlirohet shumë estrogjen dhe shtohet tek gruaja testosteroni i cili rrit dëshirën për seks. Kështu e ka rregulluar nëna natyrë. Kjo është koha më e përshtatshme për ngjizje (fertilizim), ndaj dhe rritet dëshira për seks. Natyra ëhtë racionale, nuk i humbet energjitë kot. Ne, shpesh, nuk i bindemi natyrës dhe bëjmë gabime.

Kur bëni seks me menstruacione duhet bërë kujdes për higjenën e aktit seksual. Gjaku është terren shumë i mirë ushqimor për mikrobet, ndaj dhe infeksionet mund të ngjiten më shpejt. Edhe pse nuk keni frikë nga shtatzënia, duhet të keni më shumë frike nga infeksionet seksualisht te transmetueshme, kur bëni seks me menstruacionet. Kondomi duhet të përdoret patjeter. Ti mund të jesh infektuar me kandida dhe je mjekuar, ashtu siç thua. Por nuk thua nëse edhe djali u mjekua. Ju duhet të mjekoheni të dy dhe të jeni shëruar të dy para se të filloni marrëdhënien seksuale. Infeksioni mykotik që ke, duhet mjekuar seriozisht dhe duhet të bëhen perkujdesje të veçanta që të shërohet. Në blog mund të gjesh materiale për infeksionin mykotik vaginal. Në qoftë se të vazhdojnë shqetëimet, do të bënit mirë, të dy, të shkonit për vizitë tek doktori

Seksi me menstruacione, siç e ke provuar, krijon edhe ca? telashe. Gjaku bie në çarçafe, të cilat duhet t’i ndërrosh, bie në dysheme të cilën duhet ta lash, ose në komodinë. Për të evituar këto hap një peshqir të madh mbi çarçafët dhe pas seksit vetëm hiq peshqirin.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori