Pyetje:
Doktor,
Kam dëgjuar se të bësh seks me shumë partnerë, është diçka e rrezikshme, veçanërisht, për kancerin e qafës së mitrës.
Pyetja ime është kjo: Çfarë ndryshimi ka kur bën seks njëmijë herë me një partner dhe kur bën seks me njëmijë partnerë,? vetëm nga njëherë?
Të lutem mos mendo se kam planifikuar të bëj këtë të fundit.
Një vajzë kurioze
Përgjigje:
Ju duhet të dini se jeni në marrëdhënie monogamike, ose kryeni marrëdhënie me shumë partnerë, shkaku i kancerit të qafës së mitrës është Human Papilloma Virusi ose siç shkruhet për shkurt HPV.
Infektimi i një vajze me këtë virus çon në kancerin e qafës së mitrës. Mundësia që një vajzë të infektohet me HPV, është më e madhe kur vajza kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe me shumë partnerë. Një vajzë që bën seks të mbrojtur dhe jo me shumë partnerë, ajo e mbron veten nga infeksionet seksuale. Pra, marrëdhëniet me shumë partnerë e rritin rrezikun për t’u infektuar me HPV, për pasojë dhe me kancer të qafës së mitrës.
Pse rritet rreziku të infektohesh me HPV, kur ke shumë partnerë seksualë?
Të bësh seks me shumë partnerë, do të thotë që të rritësh shanset për të ardhur në kontakt me një person që e mbart këtë virus. Me fjalë të tjera, mundësia që njëri nga partnerët seksualë të jetë i infektuar, rritet kur rritet numri i partnerëve me të cilët ju bëni seks. Është krejt e kundërta, kur vajza ka vetëm një partner, ose pak? partnerë seksualë. Në këtë rast shanset për t’u angazhuar me një person që ka HPV,? ose ndonjë infeksion tjetër, pakësohen. Kjo është arsyeja që mjekët thonë se duke pasur shumë partnerë seksualë, ju e rritni rrezikun të infektoheni jo vetëm me HPV, por edhe me Sëmundje Infektive Seksuale të tjera, përfshi dhe HIV/AIDS-in.
Nuk dua të them se po të kesh marrëdhënie monogamike, pra me një partner, ti i ke shpëtuar rrezikut. Mendojeni këtë sikur në një vazo të keni hedhur 1000 çokollata M&M, nga të cilat shumica janë të kuqe dhe pesë, shtatë, 20, ose 100 prej tyre janë ngjyrë jeshile. Çokollatat jeshile? le të përfaqësojnë partnerët e infektuar, ndërsa të kuqet partnerët e painfektuar. Po ta fusni dorën në vazo njëmijë herë e të nxirrni çdo herë një çokollatë, me siguri, kur ti keni mbaruar të gjitha do të keni nxjerrë edhe jeshilet, pra do të keni bërë seks edhe me partnerë të infektuar. Për fatin tuaj të keq, Ju, mund ta kapni jeshilen që herën e parë, por kjo është mundësi shumë e vogël. Për të evituar edhe këtë mundësi të vogël, ju duhet të bëni vazhdimisht seks të sigurtë.
Mos harroni: Ose seks të sigurtë ose hiç seks!
Të supozojmë se ju mund të jeni infektuar dhe tani jeni një mbartëse e HPV. Kjo do të thotë se ju nuk kini asnjë shenjë të sëmundjes dhe keni infektuar të gjithë ata partnerë seksualë me të cilët keni bërë seks. Duhet të dini, gjithashtu, se virusi i HPV pasi e infekton një person, i duhet të kalojë një periudhë të gjatë latente në trup, deri sa të shfaqë shenjat e sëmundjes. Por edhe kur keni vetëm një partner seksual dhe ai ky virusin HPV, ka shumë mundësi që ai ta kalojë atë tek ju.
Mënyra e vetme që një grua të jetë e sigurtë se nuk ka HPV, është të bëjë testime të rregullta të Pap testit, gjatë të cilit, doktori, kontrollon qafën e mitrës të gruas për rritje qelizore anormale. Fatkeqësisht, për burrat, nuk ka një ekzaminim të tillë ekuivalent.
Përdorimi i kondomëve është mënyra më e mirë për të pakësuar rrezikun për t’u infektuar me HPV, ose ndonjë Sëmundje tjetër infektive seksuale. Për arsye se HPV, transmetohet edhe nga kontakti lëkurë me lëkurë, përdorimi i kondomit nuk garanton qind për qind mbrojtjen kundër HPV. Mund të mbeten zona të lëkurës që kondomi nuk mbron. Sido që të jetë, duke e mbështjellë penisin me kondom, shanset e infektimit me HPV, pakësohen në mënyrë drastike.
Sot ka edhe një opsion tjetër për t’u mbrojtur nga shtamet kanceroze të HPV: ky opsion është vaksina me Gardasil. Gratë e reja dhe kryesish vajzat që nuk e kanë filluar akoma aktivitetin seksual, janë ato që këshillohen ta bëjnë këtë vaksinë. Gardasili është bërë për vajzat e reja dhe gratë e moshës nga 9 vjeç deri në 26 vjeç. Nuk ka kuptim që të vaksinohet me Gardasil një vajzë ose një grua që është e infektuar me HPV.
Çfarëdo zgjedhje seksuale që keni preferuar të bëni, me një ose me shumë partnerë, përdorimi i kondomit dhe bërja e Pap testeve të rregullta, janë ato dy masa të rëndësishme që do të ndihmojnë çdo vajzë e grua të qëndrojnë larg infektimit me HPV. Këto masa dhe vaksinimi me Gardasil, para se vajza të infektohet me HPV, do ta reduktojnë shumë rrezikun për kancerin e qafës së mitrës.
Paç fat e shëndet
Doktori.