Pyetje:
Përshëndetje doktor, a ka ndikim në seks lëpirja e vaginës, sepse une ndjej shumë kënaqësi por nuk di a ndikon te femra ?!
Përgjigje:
Seksi oral, ose ashtu siç e quaj unë -“Arti i gjuhës”- e bën një grua të dalldisë.
Gjuha krijon aq shumë ndijime, sa asnjë pjesë tjetër e trupit tuaj. Po të pyesni vajzat dhe gratë që e kanë provuar seksin oral(natyrisht, po të jenë të sinqerta), ato, pa hezitim, do të pranojnë, se ajo që i bën më të nxehta dhe të orgasmojnë më fort, është kur burri di ta përdorë mirë gjuhën.
Një grua më tha: “më pëlqen ta kem kokën e burrit midis kofshëve të mia”. Një tjetër më tha “Nuk e përshkruaj dot çfarë bën ai atje poshtë, por ajo është fenomenale! Unë e di që ai i do gratë. Ai nuk pyet për kohën që i duhet. Po qe se ka një fjalë të vetme, që vlen për ta karakterizuar atë, ajo do të ishte perseveranca. Më duhet ta pranoj, teknika e tij është legjendare”
Një grua tjetër më tha “Kur ai shkon atje poshtë, gjuha dhe goja e tij janë të ngrohta, të buta dhe eksitonjëse”
A ka nevojë të thuash më shumë? Gratë i përgjigjen mirë seksit oral.
Shpesh, njerëzit i kam këshilluar: ”Çdo gjë që ia vlen ta bëni, bëjeni mirë”.
E di, ka njerëz që nuk janë dakort me këtë. Ka nga ata që nuk e pranojnë fare këtë. Ndërkohë, që ata? kanë të gjithë të drejtën e botës të refuzojnë çdo gjë që i bën të ndjehen mirë, unë vazhdoj të këmbëngul të gjej arsyet pse disa partnerë hezitojnë të gëzojnë kënaqësinë e seksit oral. Por edhe pas kësaj, ka njerëz që vazhdojnë ta kundërshtojnë seksin oral.
Djem dhe burra, ju duhet të dini se gratë e? ndjejnë dhe e dinë kur një burrë nuk dëshiron të bëjë diçka. Por duhet ta dini, se gjëja që një grua dëshiron më shumë është: Të bëni për të? diçka që ju nuk e pëlqeni.
Një nga arsyet pse disa gra nuk ndjehen mirë nga seksi oral, është nga që mendojnë se gjenitalet e tyre nuk janë të pastra dhe për këtë arsye, seksi oral për burrat është i pështyrë. E vërteta është krejt e kundërta. Zona gjenitale e një gruas së shëndetshme? është zona, që më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit të saj, vetë-pastrohet dhe vetë–mirëmbahet. Është? interkursa seksuale arsyeja numër një,? midis shumë arsyeve të tjera, që shkaktojnë probleme në organet gjenitale të gruas. Mjafton të themi se? myku, infeksionet e vezikës dhe sëmundjet infektive seksuale, shkaktohen nga sperma, që futet në trupin e gruas gjatë interkursës. Për të evituar këtë, doktorët thonë përdorni kondomin.? Por edhe kondomet kanë lëndë spermicide, siç është nonoxynol-9, që prishin ambientin vaginal normal.
Vetëm gratë që nuk bëjnë seks, e kanë kanalin vaginal të pakoruptuar(origjinal). Por, a ia vlen ta ruajnë të tillë?
Shpesh u kam thënë vajzave dhe grave të mos frikësohen se bijen erë dhe shijojnë keq.. Kur një grua është e pastërt dhe nuk ka infeksione, ajo nuk bije erë dhe nuk shijon keq. Kjo që sapo thashë është shumë individuale. Për dikë ajo mund të mos vijë erë të mirë, por jo për dikë tjetër që e pëlqen erën e saj dhe eksitohet prej saj. Kjo është ideja e të ashtuquajturave pheromones. Ashtu siç tërhiqet ajo nga era juaj, ashtu tërhiqeni edhe ju prej saj.
Ka disa faktorë që e ndryshojnë shijen e vaginës së dashnores. Ato janë: Vitaminat, Ilaçet, dieta, kur vajza është me zakonet, infeksionet, shkalla e hidratimit, ushqimet pikante, alkooli, drogat dhe tymosja e duhanit.
Është me rëndësi të flakim disa gënjeshtra të vjetra, që e konsiderojnë seksin oral si të pistë dhe jonatyral. Kush i beson këtyre miteve, ka humbur një nga eksperiencat më të këndëshme, që dy njerëz mund të kenë? sëbashku. Kur është “jonatyral” pse kafshët meshkuj u afrohen gjenitaleve të femrave me hundën dhe gojën e tyre? Do ta provoni ose jo, varet nga ju. Shansin e keni që të arrini kënaqësi të jashtëzakonshme me seksin oral, ose sic e quan ti lëpirje të vaginës.
Shumica e burrave, që e bëjnë mirë seksin oral, e kanë mësuar nga vetë gratë. Kjo nuk mësohet nga materialet e shkruara për të rriturit apo nga shokët. Pse? Sepse industria porno është jo e saktë. Ajo insiston ta paraqesë lëpirjen si një gjuhë të shkathët e të madhe që u drejtohet gjenitaleve të gruas.
Shumë djem e burra, nga që nuk e dinë anatominë femrore, u duket se “sillen nëpër terr”. Kjo është e kuptueshme dhe një arsye më shumë pse? njerëzit duhet ta dinë anatominë e gjenitaleve. Kur ju ta dini se klitori është nën një lafshë, ju do të dini ku të fokusoheni dhe pasi ta keni stimuluar atë, ai do të zmadhohet dhe ngrihet, e do të dalë nga lafsha. Prekja e tij direkte, vecanërisht, në stadet fillestare të lojës seksuale, mund të mos jetë stimuluese për shumë gra. Ndërkohë, që shumë vajzave dhe grave të tjera u pëlqen t’u preket klitori, por jo përpara se të jenë të eksituara. Është më mirë të fillohet? me gjithë gojën e ngrohtë dhe pastaj disa prekje të klitorit, pastaj përsëri me të gjithë gojën e nxehtë. Klitori pëlqen të preket në mënyrë të izoluar me gjuhë, ndërsa gjithë zona përgjigjet mirë ndaj presionit dhe thithjes xhentile. Çelsi është të dish se çfarë pëlqen dashnorja juaj. Zotërinj, kuptoni, ajo mund të mos e dijë si është ndërtuar trupi i saj; por si dashnorë të përkushtuar, është pjesë e rolit tuaj ta ndihmoni të kuptojë trupin e saj.
A e dini se sot në Amerikë ka 23 shtete në të cilat seksi oral është ilegal, plus Distrikti i Columbias. Seksi oral është i ndaluar edhe në të gjitha bazat ushtarake të Amerikës.
Higjena dhe mirëmbajtja e organeve gjenitale.
Mënyra më e mirë dhe më efektive, që një grua ta mbajë veten “gati për t’u ngrenë”, është të bëjë banjë rregullisht dhe ta pastrojë zonën gjenitale. Është shumë mirë në qoftë se bëni një banjë sëbashku para seksit.
Në qofte se pastroheni me një pece, mos përdorni sapun. Duhet të dini se pH i sapunit nuk pajtohet me pH natyral të vaginës. Sapuni prish balancën natyrale acide,? që duhet për ta mbajtur ambientin vaginal të qëndrueshëm dhe të aftë të luftojë me infeksionet dhe substancat e tjera.
Disa burra e pëlqejnë shumë leshin pubik. Të tjerë jo. Sot gratë bëjnë manikurimin e leshit pubik në forma të ndryshme:
1-buzët e zbuluara
2-thongat e pastra nga leshi
3-një trekëndësh i vogël ose një “rrugëz” me flokë. Këto dizajne kërkojnë estetistë të shkathët.
Po mjekra e burrit? Disa gra preferojnë burra e djem të ruar,? të tjera i pëlqejnë me mjekër. Pyeteni vajzën si e pëlqen ajo .
Vajzave e grave që u pëlqen stimulimi direkt i klitorit, ju duhet t’ua tërhiqni lafshën prapa, ashtu siç behet për të zbuluar kokën e penisit.
Ka disa pozicione si bëhet seksi oral. Një herë tjetër do t’u dërgoj disa skica, për pozicionet e seksit oral.
Disa udhëzime të përgjithshme lidhur me seksin oral
1-Një grua më tregoi si e gjeti mënyrën t’i thotë partnerit se dëshiron të lëpihet atje poshtë. “I thashë atij të më puthë në vaginë, njësoj siç më puth në buzë, fort, butë, njomësisht dhe nxehtë. Pastaj i thashë atij se dua të më thithë klitorin ashtu siç më thith gjuhën.”
2- Kur gratë thonë kjo është e mrekullueshme, ose “atje”, burrat nxitojnë dhe rritin presionin. Kjo bën që edhe gruaja të nxitojë, por pengohet “ngritja e ngadalshme e eksitimit” të saj. Lereni vajzën? të qetësohet. Kështu ajo do të ndërtojë? nivelin e lartë të eksitimit të saj. Mbanin mend, kur ajo u thotë “më shumë”, kjo do të thotë vazhdoni në të njëjtën mënyrë. .
3-burrat që janë më të mirët në seksin oral, përdorin të gjithë fytyrën e tyre . Kur u lodhet gjuha ju mund të përdorni hundën dhe mjekrën, për të vazhduar detyrën e gjuhës.
4- burra ju duhet të dinë se disa grave u pëlqen kur ju shtypni në mons pubisin e saj me hundën tuaj.
5- Kur burri përdor gjuhën që të stimulojë klitorin e gruasj, ai duhet të bëjë kujdes që të ushtrojë presion të fortë dhe të shtrënguar në zonën e saj uretrale me pjesën e përparme të mjekrës, tamam nën klitorin. Disa grave u pëlqen presioni i mjekrës së burrit në bazën e hyrjes për në vaginë.
6-Një grua që ishte shumë e ndjeshme kur i prekej klitori direkt, vishte brekë mëndafshi kur burri ulej poshtë. Ajo stimulohej shumë mirë edhe nëpërmjet mëndafshit, por jo aq shumë sa të bezdisej.? Siç kuptohet mëndafshi nuk është si mushamaja e shiut.
7-Sa më ngadalë t’i bëni punët, aq më shpejt do të shkoni atje ku duhet.”Ndonjëherë ai është në marshin e? 4 dhe unë akoma nuk kam futur të parin” thoshte një grua. Që një grua të arrijë orgasmën, ajo duhet të ndërtojë tensionin. Lëvizjet duhet të shpeshtohen gradualisht, që të ndërtohet ngadalë dhe gradualisht tensioni. Ndërkohë që ajo i afrohet orgasmës, burri duhet të shpejtojë dhe ta drejtojë gjuhën më intensivisht.
8-Gjatë seksit oral, gratë ndjejnë se burri është larg. Burrat duhet të zgjedhin një pozicion që siguron më shumë kontakte trupore (pozicioni klasik.)
9- Disa gra dëshirojnë lëvizje të gjuhës të vogla e të njëjta, ndërkohë, që gra të tjera, preferojnë variete lëvizjesh. Gruaja mund të preferojnë që gjuha, në fillim, të veprojë në një teritor të gjërë, dhe pasi të jetë eksituar kërkon që gjuha të? përqëndroheni tek klitori. Burri bën mirë ta pyesë gruan, në se ajo dëshiron që ta ndryshojë lëvizjen e gjuhës
10- Kur seksi oral është mënyra e parë e nxemjes seksuale, kjo e shtyn arritjen e orgasmës. Disa gra duan 15 minuta; të tjera deri gjysëm orë. Kjo varet nga shumë faktorë, përfshi, sa e relaksuar dhe rehat ajo ndjehet.
11-Mënyra më e mirë që burri të kuptojë se gruaja është e relaksuar? dhe e eksituar është frymëmarrja e saj. Frymëmarrja ngadalësohet dhe thellohet. Kur orgasma afrohet, frymëmarrja është tregues për të shpejtuar, ngadalësuar? ose ndryshuar shkallën e lëvizjeve të gjuhës dhe gojës.? Një tregues tjetër për eksitimin e gruas,h është kur ajo harkon shpinën? dhe mbështetet në shpatullat.
12- Disa gra stimulohen shumë fort gjatë seksit oral. Në këto raste burri duhet ta ulë intensitetin e lëvizjeve të gjuhës, të kalojë me gojën në pjesë të tjera të trupit të saj dhe t’i lejë? gjenitalet e saj të pushojnë. Kur ta rikthejë gjuhën tek klitori ose labiat e saj, pas një pushimi të shkurtër, gruaja do të jetë akoma e eksituar dhe e aftë të arrijë orgasmën.
13- Gratë që ndjejnë se nuk shkojnë dot në orgasmë gjatë seksit ose seksit oral, ndjejnë ankth. Burri duhet ta ndihmojë atë. Le t’i thotë asaj se gjithçka është në rregull edhe pa orgasmë.