Seksi për herë të parë

Pyetje:
Përshëndetje…unë jam një vajzë 18-vjeçare që kam të dashurin në itali…mezi po pres që ai të vij…kam vendosur që të kryej marrëdhënie me të por kam shumë frikë se është hera ime e parë….kam shumë frikë ….si mund të mos kem kaq shumë emocione dhe frikë????

Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin tënd.
Hera e parë është me shumë emocione dhe me shumë pritshmëri, ashtu siç e thua edhe ti. Por, gjithmonë dhe për të gjithë ka një herë të parë. Të cilën të gjithë njerëzit e mbajnë mend.
Pëer penetrimin për herë të parë kam shkruar shumë në këtë blog, të këshilloj t’i gjesh ato shkrime dhe t’i lexosh me kujdes.
Për të ndihmuar që hera? e parë të mos jetë e frikshme duhet të dish se dhimbjet e herës së parë nuk janë dhembje të forta, madje mund të mos ketë fare dhimbje, ndërsa gjak mund të ketë pak ose aspak.
Në moshën 18 vjeçare ti je e pjekur fizikisht dhe emocionalisht për të kryer interkursën e parë.
Përpiquni ta zgjatni sa më shumë paralojën seksuale dhe të filloni penetrimin kur ti të ndjesh se je eksituar mirëe dhe ke arritur lubrifikimin e duhur. Për çdo rast, mirë është që të përdorni lubrifikant artificial, K-Y ose Astrogel ose tjetër, për herë të parë. Fillojeni penetrimin pasi ti të jesh relaksuar plotësisht, pa patur asnjë shqetësim emocional për penetrimin. Kjo do të arrihet kur ju të dy para penetrimit, të keni diskutuar për të gjitha gjërat që lidhen me aktin. Dashnori yt duhet të bjerë dakord me ty dhe të bëjë atë që ti do t’i thuash të bëjë dhe kur ta bëjë. Po qe se ndjen dhimbje ti thuash atij se ndjen dhimbje dhe ai të largohet, për të filluar më vonë. Duhet komunikim shumë i mirë. Do të ishte shumë mirë që fillimisht, pasi ti të jesh lubrifikuar, djali të provojë të penetrojë në vaginën tënde me një gisht e pastaj me dy gishta dhe pas kësaj të fusi penisin.
Mos prit që herën e parë do të gjesh mrekullinë. Duhet praktikë që ju të dy të kërceni një tango të bukur. Edhe pse nuk do të kënaqeni me herën e parë, ka kohë për t’u kënaqur. Merrini punët pa ngut, ngadale. Edhe penetrimi duhet te behet ngadale dhe me kujdes. Bisedoni dhe merrni masat mbrojtëse kundër shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ti të kesh marrë një kontraceptiv dhe djali të veshë kondomin.
Edhe njëherë, për më shumë lexo për herën e parë.
Paçi fat dhe shëndet
Doktori

2 Responses to Seksi për herë të parë

  1. afrim says:

    pershendetje,jam nji djal 22 vjecar qe kam problem me paaftësin për të pasur ereksion,por besoj krejt isht kjo per shkak te friges,un kam kryer mardhenje seksuale ma heret,por ka 2 vjet qe skam ber sex.kur vendosi te bej sex me te dashuren mshafeq ky problem,mshfaqet nje frig dhe nuk arrij te bej sex,por kur shikoj filma pornografik nuk me shfaqt ky problem,cfar me sygjeroni ju te bej?pres te me ktheni pergjigje dhe faliminderit shum

  2. adalena says:

    Prsh doktor!!!!!!une jam 19 vjece dhe ne moshen 17 vjece jam vizituar,dhe dola me cist!u vizitova dhe u shtrova per nje jave!!morra ilace dhe i bera per gati dy jave…..kam prap dhimbje,ne anen e djathte.cfare duhet te beje dhe cisti eshte kancer apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>