PYETJE:
Doktor,
Para pak javëve u putha me disa djem të rinj në një klub. Ndjeva se nuk isha e interesuar të flirtoja ose të bisedoja me ta, por nxitimthi, të takoja ndonjërin prej tyre. Këtë fundjavë, bëra seks me njërin prej tyre. Nuk di të them pse e bëra këtë. Ai është shumë më i ri nga unë dhe me të nuk kemi asgjë të përbashkët. Kjo gjë më shqetëson dhe kam frikë se nuk do ta kontrolloj dot dëshirën për seks. Ndjehem e zhvlerësuar dhe kam humbur respektin për veten.
Si ta kuptoj shkakun e kësaj sjelljeje dhe si ta ndaloj përparimin e kësaj marrëdhënieje?
PËRGJIGJE:
Ka disa arsye, që puthjet e rastësishme në një bar, ose marrëdhënie për një natë, janë plot kënaqësi për disa, dhe nuk ngjallin asnjë interes për të tjerë. Në momente të ndryshme të jetës, shumë njerëz, ndjejnë nevojën për marrëdhënie rastësore. Me siguri,edhe ju do të keni qenë në një situatë të caktuar, që nxituat të takoheni me një djalë të ri.
Më lejo të bëj dy pyetje:
· A je e mërzitur me rrethin social që ke?
· A u ndjeve mirë kur e njohe, e takove dhe e puthe këtë djalë?
Këto janë ndjenja që ia vlejnë t’i kesh, sepse përmes tyre do të zbulosh disa gjëra të reja lidhur me veten dhe do të kuptosh për gjithçka tjetër që dëshiron të marrësh nga jeta.
Nga pyetja jote kuptohet se je e shqetësuar nga shpejtësia me të cilën ndodhën këto gjëra në klub. Sjellja juaj tregon se ka diçka që duhet ndryshuar në sjelljet tënde. Ti nuk e thua, por mund të kesh qenë nën efektin e alkoolit, ose të ndonjë substance tjetër në këto javët e fundit. Alkooli dhe drogat mund të kenë qenë shkak për veprimet e tua të nxituara. Kjo marrëdhënie dhe tërheqja ndaj të panjohurve, ndodhin kur do të lehtësosh vuajtjen e një zemre të thyer. Këto lloj marrëdhëniesh ndodhin dhe janë të vlefshme. Shpesh ato ndihmojnë të rritin vetë-besimin, veçanërisht, kur zemra është e lënduar. Dua të të them, po qe se gjen nw veten tënde arsye për këto marrëdhënie, mos e ul vlerësimin dhe respektin për veten.
Ju jeni e shqetësuar për nxitimin e fundit që flakëroi në bar. Eksploro sjelljet dhe ndjenjat e tua, dhe do të kuptosh se ka diçka që duhet ta ndryshosh. Ka mundësi që kesh përdorur alkool ose substanca të tjera këto javët e fundit dhe kjo mund të ketë kontribuar në këto veprime. Një dashuri e humbur dhe ndjenja e vetmisë janë arsye që detyrojë për marrëdhënie të tilla.
Konsideroje gjë të mirë dhe të vlefshme atë që të ndodhi në bar, ajo ndihmon të rritet vetë-besimi. Për tu ndjerë mirë fizikisht dhe psikologjikisht me veten ka rëndësi vetë-vlerësimi dhe vetë-respekti i shëndetshëm. Të ndjehesh mirë me veten, është një ndjenjë që vjen nga shumë burime, por më me rëndësi është burimi i brendshëm, që vjen nga brenda vetes. Prishja e vetë-vlerësimit, ose mungesa e tij e plotë, është një gjë shumë e komplikuar dhe është vështirë ta arrish përsëri kur e humbet njëherë. Vetë-vlerësimi dhe vetë-respekti ndihmojnë që të bëni zgjedhjet më të mira në jetë. Ato ndihmojnë të zgjidhni personin me të cilin do të përfshiheni në një marrëdhënie. Ato rritin aftësinë për ndryshuar ato gjëra që duhet të ndryshoni.
Në qoftë se e ndjen se sjellja jote e javëve të fundit nuk është normale dhe shqetësohesh sepse ke dëmtuar dinjitetin tënd, ti bën mirë ta shikosh të vërtetën në sy dhe të kërkosh zgjidhjet e mundshme. Vlerëso mirë hapat që duhet të hedhësh pas kësaj.
Nevoja për vëmendje seksuale është një gjë normale për të gjithë, por, në qoftë se ndjeni që zgjedhja ose sjellja juaj u ka dalë nga dora, atëherë, kërkoni për diçka tjetër që ndodh brenda jush në këtë moment, dhe mundohuni t’i rregulloni ato. Përshtatuni me ndryshimet dhe streset që u kanë ndodhur kohët e fundit. Vështirësitë e shkollës dhe stresi që ato shkaktojnë, kur kërkoni punë dhe nuk e gjeni atë për kohë të gjatë, kur ke vështirësi dhe probleme në familje, kur dëshiron të hakmerresh ndaj një bashkëshorti ose dashnori që të ka tradhtuar, kur je e sapo divorcuar e shumë të tjera si këto, janë situata që çdo njeri mund t’i provojë në momente të caktuara të jetës, por qe kanë pasoja në sjelljen e tij.
Për këtë pjesë të pyetjes tënde, unë nuk besoj se jam personi i përshtatshëm. Një psikolog do të ishte i duhuri. Në vartësi të nivelit të shqetësimit që ke, ose të dëshirës që ke për të ndryshuar sjelljen, do të ishte e vlefshme një bisedë me një këshillues. Provo të qëndrosh për një kohë pranë një shoqes, që dëshiron të të ndihmojë lidhur me ndodhitë e tua të fundit. Kjo do të ndihmoje për të qartësuar gjithçka lidhur me ndijimet e tua.
Lidhur me seksin me një partner më të ri ose më të vjetër në moshë, unë them se këtu nuk ka gjë të keqe, po qe se çdo gjë do ta bëni me kujdesin dhe me mirëkuptimin e një të rrituri. Në seksin për një natë (që shumë personave televizivë u pëlqen ta quajnë “One-night-stand”), rëndësi të madhe ka të ndjehesh mirë me veten, me veprimet e tua dhe me të tjerët për rreth. Ka shumë rëndësi të ruani veten dhe partnerin nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe nga shtatzënia e padëshirueshme. Nga letrat e shumta që marr çdo ditë në blogun “seksologu.com”, unë e ndjej shqetësimin e atyre që kanë kryer marrëdhënie për një natë. Ata pas marrëdhënies rastësore, për shumë kohë, vuajnë frikën se mos janë infektuar
Seksi rastësor, është seks pa lidhje emocionale midis dy partnerëve. Pas kësaj marrëdhënies të shpejtë, disa duan të vazhdojnë të jenë miq dhe të takohen përsëri. Por, mund të lindë një problem, kur partneri tjetër nuk do ta vazhdoje marrëdhënien. Kjo mund të ndodhë edhe me ju.. Edhe në qofte se ti nuk do të duash të takohesh më me këtë djalë, ai mund të kërkojë dhe e kundërta. Mba mend, seksi për një natë është seks i pashëndetshëm. Seksi pasionant plot kënaqësi ndodh kur marrëdhëniet seksuale kryhen me partnerë të cilët njihen për një kohë të gjatë. Afeksioni reciprok, nxit dëshirën, eksitimin dhe orgasmën. Është mirë kur ju jeni plot epsh. Por, duhet të dini, se seksi rastësor është vetëm epsh. Ai, kurrë, nuk do t’u bëjë juve dy shokë të vërtetë. Seksi rastësor dhe hook-up-et janë marrëdhënie pa emocione dhe pa prirje për romancë.
Djali me të cilin ju u përfshitë në seks rastësor, mund të ketë marrëdhënie emocionale me vajza të tjera, me të cilat takohet rregullisht. Në këtë rast, ai do të ndjehet i shqetësuar, sepse vajzat e tjera me të cilat ka marrëdhënie emocionale e takohet, nuk e dinë që ai rastësisht një natë ishte me ty, dhe këtë lloj seksi për një natë ato e konsiderojnë seks të pistë.
Për deri sa ju bëtë seks rastësor dhe për deri sa nga anketa në www.seksologu.com, rezulton se rreth 40% e të rinjve bëjnë seks të tillë, unë nuk mund ta konsideroj këtë lloj seksi të pistë, por pa hezitim, them me zë të lartë: Seksi rastësor duhet të jetë shumë i kufizuar.
Pas asaj marrëdhënieje për një natë, unë jam i sigurtë që ju keni menduar dhe keni kuptuar se ka diçka tjetër tej veprimeve tuaja. Mundohu t’i vlerësosh ndershmërisht ato që ndjeve. Mba mënd, marrëdhënia për një natë, në vetvete, nuk është as gabim as e keqe, por ajo që ndjeni përpara dhe mbrapa këtyre marrëdhënieve, janë me shumë rëndësi dhe duhet të vlerësohen.