Pyetje:
Doktor,
Para disa muajsh në rrethana krejt të zakonëshme unë fillova me dashnoren time një bisedë rreth rrezikut të sëmundjeve që transmetohen seksualisht. Partneria ime befas u ndie e ofenduar dhe u largua. Që prej asaj kohe nuk flet më me mua.
Të lutem, më thoni a është e pasjellshme që dy dashnorë ta diskutojnë këtë çështje midis tyre?
Përgjigje:
Kur ti dëshiron të diskutosh për gjëndjen pa akuzuar partneren, kjo nuk është e pasjellshme. Ju duhet ta bëni këtë si antarë të barabartë të një skuadre, ku asnjeri nuk merr rolin e trajnerit. Gjithkush që ofendohet nga një diskutim i mirësjelltë për një sëmudje nga ato që transmetohen seksualisht, përfshi dhe AIDS, është ose i papjekur ose jeton jashtë realitetit.
Besomë ti je më mirë pa një partnere të tillë.