Një shenjë e qartë që tregon se miliona të rinj bëjnë seks të pa mbrojtur, është rritja alarmante e Sëmundjeve Infektive Seksuale midis adoleshentëve. Ky fenomen duket edhe tek ne, ashtu si kudo në botë. Përpara këto sëmundje njiheshin si sëmundjet veneriane (nga Venera, Perëndesha e dashurisë), ndërsa sot ato janë shtuar shumë dhe janë infeksione dhe sëmundje që kalojnë nga një person tek një tjetër nëpërmjet kontaktit seksual. Disa? prej tyre si HIV-i dhe Hepatiti transmetohen edhe me anë të shiringave të përbashkëta.
Është me rëndësi të themi se në këtë grup futen një numër rekord sëmundjesh. Përpara vitit 1960 si sëmundje veneriane njihej vetëm Sifilizi dhe Gonorea. Sot njihen më shumë se pesëdhjetë tipa të Sëmundjeve Infektive Seksuale. (Nga statistikat amerikane rezulton se çdo vit sëmuren me këto sëmundje mbi 13 milion amerikanë dhe gjysma e tyre janë nën moshën 24 vjeç.)
Adoleshentët që janë seksualisht aktivë dhe nuk praktikojnë seksin më të sigurtë, janë shumë të rrezikuar të infektohen me këto sëmundje. Nga të gjitha këto sëmundje, më të shpeshtat e më të rëndësishmet veçanërisht për? adoleshentët, janë infeksionet bakteriale që quhen Chlamidia dhe Gonorea. Të dyja mjekohen me antibiotikë. Por, po të lihen pa mjekuar, ato shkaktojnë dëmtime serioze të zgjatura, përfshi Sëmundjen Infektive Pelvike (SIP) në gratë dhe sterilitet tek gratë dhe burrat. Dhimbja, djegia gjatë urinimit, ënjtja dhe inflamacioni i gjenitaleve, janë disa nga simptomat e këtyre sëmundjeve.
Shpesh nuk ka shenja të dukshme të infeksionit.
Po je seksualisht aktiv, ti je i rrezikuar për SIS
Dy sëmundje të tjera shumë të shpeshta janë Veruket gjenitale dhe Herpesi gjenital. Të dyja këto sëmundje shkaktohen nga viruset. Ato shfaqen me ngritje të vogla, me flluska ose plagë afër penisit, vaginës, anusit dhe gojës. Këto janë? shenjat më të shpeshta, por jo gjithmonë shenjat e para të këtyre sëmundjeve.
Edhe pse simptomat e këtyre infeksioneve mund të mjekohen, të trajtohen e qetësohen, veruket dhe herpesi gjenital nuk shërohen. Kush infektohet një herë me këto viruse, i ka ato? për të gjithë jetën. Personi i infektuar do të provojë shpërthime periodike? të tyre me shenja shumë shqetësuese. Ai do t’ua kalojë edhe partnerëve të tij seksualë këto sëmundje po qe se do të bëjnë seks jo të sigurtë. Këto viruse dëmtojnë rëndë sistemin riprodhues. HPV (Herpes Papilloma Virus) që shkakton veruket gjenitale, shkakton kancerin e qafës së mitrës tek gratë dhe kancerin e penisit tek burrat.
Hepatiti, i shkaktuar nga një virus i rrezikshëm që dëmton rëndë mëlçinë e zezë dhe sifilizi, i shkaktuar nga një bakter (treponema pallidum), që mund të shkaktojë verbim,? dëmtime të trurit dhe vdekje kur nuk mjekohet, janë sot sëmundje infektive seksuale gjithnjë në rritje, midis adoleshentëve dhe të rinjve kudo në botë.
Sëmundjet Infektive Seksuale janë shumë ngjitëse, përhapen lehtësisht në njerëz të tjerë me anë të aktivitetit seksual të pa mbrojtur dhe disa prej tyre si herpesi dhe veruket gjenitale u transmetohen gjatë lindjes edhe fëmijëve të sapolindur prej nënës së infektuar.
Po qe se nuk diagnostikohen dhe mjekohen, ato shkaktojnë dëmtime të rënda dhe permanente në gjenitalet, në organet e riprodhimit, në zëmër, në tru dhe në kyçet.
Infeksionet që përhapen seksualisht kanë lidhje direkte me infeksionin HIV. Kjo lidhje vjen nga:
Së pari: Prania e një SIS tregon se ke bërë seks të pa mbrojtur. Personi që ta dha këtë infeksion(sëmundje) mund të ketë qenë i infektuar me HIV.
Së dyti: Po qe se ke një SIS sistemi yt imun është duke luftuar me këtë infeksion dhe është më pak i aftë të luftojë me germe (mikrobe)të tjera, përfshi dhe HIV.
Së treti dhe më e rëndësishmja: Dëmtimet lokale, flluskat, plagët dhe ënjtjet që shoqërojnë SIS i lehtësojnë HIV-it rrugën për në gjak.
Mbi 80 përqind e njerëzve që janë të infektuar me SIS nuk kanë simptoma të infeksionit. Të infektuarit edhe pse janë pa simptoma e kalojnë {transmetojnë ) infeksionin tek të tjerët. Por disa njerëz kanë simptoma dhe janë të alarmuar për gjendjen e tyre.
Këto simptoma janë:
Tek burrat:
Rrjedhje nga penisi
Dhimbje në testikujt
Tek gratë:
Rrjedhje dhe erë e keqe nga vagjina.
Dhimbje në zonën pelvike ose në fund të barkut.
Dhimbje në vaginë gjatë aktit seksual.
Djegie dhe kruajtje jashtë dhe brenda vaginës.
Gjak nga vagjina (që nuk lidhet me menstruacionet).
Tek gratë dhe tek burrat:
Ënjtje dhe fryrje e organeve gjenitale.
Dhimbje ose djegie gjatë urinimit.
Plagë, flluska në ose rreth organeve gjenitale, në? anus dhe në gojë.
Është shumë e vështirë? të bisedosh me dikë që nuk e njeh mirë për seksin e sigurtë. Nuk duhet bërë seks me një person të panjohur.
Kush është seksualisht aktiv, pavarësisht në se ka ose jo simptoma të këtyre sëmundjeve, duhet të bëjë vizita të rregullta mjekësore që të sigurohet se nuk është i infektuar. Shumica e SIS mund të kurohen plotësisht me antibiotikë, por kura duhet të merret e gjitha dhe për aq ditë sa ka rekomanduar doktori. Personi i infektuar duhet të njoftojë? partnerët e tij seksualë të mëparshëm dhe prezentë, se edhe ata mund të jenë të infektuar. Partneri duhet të testohet dhe po qe se është i infektuar të marrë mjekimin. Barnat që ka dhënë doktori për një person nuk duhet të ndahen me njerëz të tjerë. Për të mbrojtur veten dhe të? tjerët, personi i infektuar nuk duhet të bëjë seks deri në shërimin e plotë. Po qe se do të bëjë seks, të përdorë kondom lateksi për të mbrojtur veten dhe partnerin.
Sipas statistikave në vendet e zhvilluara, njëra në çdo katër vajza adoleshente është e infektuar me një ose më shumë SIS.
Para një viti në Amerikë u aprovua përdorimi i vaksinës Gardasil kundër HPV, që është virusi që shkakton kancerin e qafës së mitrës. Vaksinimi me Gardasil duhet të bëhet kur vajza është në moshën 11-12 vjeç,? që do të thotë para fillimit të aktivitetit seksual. Vaksinimi me Gardasil pasi vajza të jetë infektuar me HPV, është pa kuptim.