Pyetje:
Jam nje vajze 20 vjec dhe me duhet informacion per semundjet sexualisht te transmetueshme, te pakten per ato me te perhapurat se a mund te diagnostifikohen nepermjet analizave specifike apo me ato te gjakut komplet.A behen ne te gjithe spitalet ato analiza?
Pergjigje:
Semundjet seksualisht te transmetueshme jane te shumta, numerohen rreth 50 semundje qe transmetohen seksualisht.
Diagnoza ose percaktimi i tyre behet duke analizuar sekrecionet ose materialet e marra nga organet gjenitale, per femrat nga vagina, uretra, labiet, anusi.
Keto kerkojne ekzaminim te vecante nga doktori dhe ne laborator. Nuk e diagnostikon dot nje semundje seksualisht te transmetueshme duke bere nje analize te zakonshme gjaku qe ti e quan gjak komplet. Ka disa semundje te transmetueshme seksuaisht sic eshte HIV/AIDS apo Sifilisi qe zbulohen me analiza gjaku specifike.
Te tjera duan material nga vagina ose organe te tjera qe perdoren per seks.
Po qe se dyshon se je e infektuar, duhet te shkosh tek nje doktor, gjinekolog, dermatolog, ose patologu jot, bashke me djalin me te cilin ben seks. Ju duhet te vizitoheni, diagnostikoheni dhe mjekoheni te dy, sepse ndryshe do vazhdoni te infektoni njeri -tjetrin, duke ia dhene shoku-shoqes infeksionin si topin e ping-pongut.
Pasi te mjekoheni, kurre mos beni seks te pambrojtur, pra me prezervati qe e vesh djali dhe ti te marresh nje kontraceptiv femeror qe do ta zgjedhe doktori.
Pac fat e shendet
Doktori