Si ta kthej virgjërinë?

Pyetje:
Përshëndetje për ty i nderuar, jam një vajzë nga peja edhe kam humbur virgjinitetin. Tani do të martohem dhe i fejuari nuk e di sepse skam dashur ti tregoj për shkak se smund të kem kurrë një jetë të lumtur. Kam dëgjuar për kthimin e virgjinitetit, a mund të më tregoni ku mund të bëj dhe sa kushton edhe a do të mund partneri të di se une sjam si më ka falur zoti. Kam frikë shumë, kam gabuar mirëpo jam penduar shumë, tani e dua të fejuarin shumë dhe nuk dëshiroj që të kem probleme me të dhe as me familjen time. Të lutem më trego këtu ne adresën time se ku duhet edhe cila është mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem se po u mor vesh do shkojj puna deri tek ndarja. Të përshëndes e kalofsh mirë.

Përgjigje:
Kam përshtypjen se po shqetësohesh për di?ka që nuk duhet të shqetësohesh. Ti thua se ke humbur virgjërinë dhe tani do të martohesh me dikë tjetër. Në pozicionin që je ti ka edhe shumë shoqe të tjera. Unë nuk e di sa vje? je, por po qe se je mbi 18-19 vje?, nuk është mëkat që të kesh bërë seks me një djalë që e ke dashur dhe të donte.
Për ty dhe për të gjitha shoqet e tua që janë në këtë situate, unë do t’u këshilloja që të jeni të hapura e të sinqerta me djemtë që do të takoni ose do të martoheni.
Nuk them se duhet të rëfeheni tek djali si tek prifti, por në një farë mënyre mirë është që djali të dijë se nuk është ai i pari që do të bëjë seks me ty.
Unë e di që të gjithë djemtë duan të bëjnë seks me të gjitha vajzat, por duan që vajza e tyre të mos ketë bërë seks me askënd. Pse pajtoheni ju vajza akoma sot
me këtë dopio standard. Përpiquni të fitoni të drejtën që edhe për ju djemtë të mendojnë si për veten e tyre. Djali me të cilin do të martohesh duhet ta dijë se ai martohet me
ty jo sepse ti je virgjëreshë, por sepse ai pëlqen personin tënd, sjelljet e tua, aftësitë e tua, personalitetin tënd e të tjera si këto.
Ti kërkon ta fillosh jetën bashkëshortore me një gënjeshtër. Pra të gënjesh djalin që e do se je e virgjër. A nuk do të ishte më mirë dhe më lehtësuese për ty qe ai ta dijë të gjithë jetën tënde dhe shokëet me të cilët ti je takuar dhe ke bërë edhe seks. Me këto që të shkrova nuk dua të më marrësh si një njeri që shpërndaj këshilla formale. Jo une jam që të rinjtë ta gëzojnë jetën dhe në këtë radhë të kënaqen edhe me jetën seksuale. Jeta seksuale është e bukur. Ajo nuk duhet fshehur nga shoqet dhe shokët, madje, as nga familja. Por duhet të jetë e sinqertë, e hapur, e gëzuar dhe e sigurtë.
Pavarësisht ?farë të thashë, ti kërkon të dish a rikuperohet himeni. Po, himeni i shkatërruar riparohet. Këto operacione quhen hymenorrhaphia. Ka disa lloje operacionesh që varren nga doktori që i bën dhe eurot që ke në xhep. Ti, që do të gënjesh djalin tënd me të cilin do të martohesh, shko tek një mjek gjinekolog dhe ai do të bëjë di?ka që të shkojë gënjeshtra. Ka klinika të specializuara që bëjnë operacione shumë të sofistikuara, por ato kërkojnë shumë euro.
Para se ta mbyll edhe dy fjalë për të gjitha vajzat dhe gratë: Ndjehuni se jeni të barabarta me djemtë dhe luftoni ta fitoni këtë. Mos e filloni jetën bashkëshortore me një gënjeshtër të madhe, vetëm sepse u detyron dopio standarti.
Uroj fat
Doktori

23 Responses to Si ta kthej virgjërinë?

  1. djaliii says:

    hallall te qoft bre doktor,,ke fol shum drejt qe hera e pare eshte qe ndegjoj..por mendoj se djemt spajtohen me kete fjal tenden..se thuhet se femra mban mend at te parin qe ben seks,,a te djemt seshte ashtu…te pershendes

  2. alba says:

    jam nje vajze nga peja kam humbur gjithqashtu virgjiritetin ju lutem me ndihmoni

  3. andrea says:

    doktor…ke folur tamam sic duhet…po ne gjithe trevat shqiptare femra genjen…pse tek cdo femer jo e virgjer qe 1mashkull takon,ai rastesisht na qenka perhere i dyti,pre gjithmone i dyti???1italiane apo gjermane do te thoshte pa as1komplex qe ti je i 17 psh,kjo jam une,”merr ose ler”,shqiptaret jane aq genjeshtare sa dhe historine e pare duan ta mohojne…!respekte.

  4. gafa says:

    pershendetje doktor po te lumt goja se shum koke intilingjent per punen qe eben ti te pershendesh shum nga gafuri nga MITROVICA

  5. arta says:

    Hmm bravo doktor me pelqeu shume pergjigjja juaj, keni te drejt keshtu duhet te jet te kemi te drejtat e barabarta,edhe pse uen para se te martohesha kisha te dashur tjeter por nuk kam lejuar kurr te bej sex, gjithmone e kam deshtuar sepse nuk isha e sigurt nese e doja ose jo.prandaj nuk bera deri naten e marteses me burrin tim pos pas sexit kur i thash burrit tim,e sheh qe isha e virgjer?ai em tha po qfar me intereson je e virgjer ose jo ,une te dua ti je gruaja ime sme intereson asgje koha qe ti para ke kaluar,kjo duhet te kuptohet qe ne kohet e sotme nuk eshte shum me rendesi virgjeniteti se edhe nese je e virgjer e pa puthur smund te jesh…! keshtu me tha por une sidoqofte ja tregova gjith te verteten timee dhe ai me kupton shum mir dhe kalojme nje jet te lumtur pa probleme…

  6. Valoni says:

    Hmm ti doktorr mire e ki ato fjal qe i the kesaj qikes prej pejes.Por un smuj mi kuptu do femna qe i mbajn te fshehur e kur vjen puna mu martu te nesermit e leshon burri i vet,nuk e kuptoj se keshtu ma shum ja qet faqen e zez vetit pse nuk e kallxon te verteten ne fillim.sa i perket qe vajzat nuk e harron seksin e par keshtu kam ndegju edhe un por sa i perket djemve ose pe marr veten shembulle,valla as qe me bjen ne mend le sexin e par por nashta as futhjen e par me cilen femen e kam pas… njeri me kohen po i rroke tjera obligime keshtu qe un sod jam i martum dhe kogja pis i madhe jam kon e avanturist deri piken e mramt ket nuk e mohoj por beso qe nuk me bjen men kurr psh kon e kam puthe per her te par apo mem shku mendja te sexi i par iha….jem rras tash sex spo kam kohe me mendu te kalumen.Dhe sa i perket qe nuk esht mekat te beshe sex nese je mbi 18 apo 19 vjeqare un nuk pajtona me ty.nuk dmth se tashe je 18 vjeqare dhe je e pjekur ka sikur vajza shum edhe djem qe ka 20 vjet edhe nuk jan te pjekur mire dhe nuk e mendojn te ardhmen se qka ndodhe,dhe me sa di un kur ja nis ajo prej 18 vjtve me bo sex psh pe marrum qe martohet ajo 25 vjet. dmth ketu 7 vjet ka diferenc dhe per menimin tim per 7 vjet ajo sigurisht qe naj 7 djem i ndrron bile bile mose ma shum.qishtu tani vin smundjes Sida etj…nejse nejse ka tuli mendimeshe kujt i bjen mire let vazhdon veq un besoj se 99 % e djemve te gjith kan deshir qe Nusen e vet tja merr vergjinen vet personi e jo tjeterkushe para ti,sepse nje burrit besoj qe kurr zemra rahat nuk i rrin edhe nese e kupton qe me tjeterkon ka pas sex gruja e vet aj ne zemer gjith jeten ka me pas brenga ! Ju flm Tem e qelluar.Nje keshille per vajzat rune mire pa u bo mose merrni lakmi hajt se shoqja ka bo sex koka knaq te prishi edhe un del ku del…. veq qajo hajt te boj edhe un majni men se per hune ju del.

  7. arta says:

    Ti valon bravo No commenttt .. !!!!!!!! realitet ki treguu

  8. adjol says:

    po ke shum te drejt doktor dhe nje pergjigje shume te sakt e pelqej mendimin tend gjerat meren ashtu sic jane dhe jo ashtu si duhen bere sepse edhe genjeshtra nje dit do te dale nuk mund te zgjasi shume.

  9. une says:

    Kam nje pyetje-pergjigje per te gjitha gocat qe kan te njejtin mendim me kete gocen qe deshiron me vene himen ”te pa perdorur”. Me thoni ju lutem kush eshte ai mener burre qe do te pranonte te mbante ne krahe nje femer te till? Nese do te martoheshim me nje femer te virgjer dakort e vertetuam jemi te qete, po pa mendoni pak femren si ta vertetoj ajo qe mashkulli qe do kaloj jeten eshte i virgjer?! Nuk ka pergjigje. Virgjeria eshte thjesht mentalitet i gabuar. Nje shprehje popullore thot keshtu: Kur je vete i zhytur ne zhul, mos u mundo te perlyesh te tjeret. Flm te gjitheve.

  10. Anonim says:

    I nderuari Doktor shpresoj qe te me ktheni pergjigjen e kesaj pytje qe do ta beje pasi ka shume rendesi per mua. Jam nje djal 19 vje?ar dhe jam tmerresisht i brengosur per madhesine e organit gjenital,pasi ne kete moshe penisi im ka gjatesi prej 4 inch(apo rreth 11 cm) ne gjendje te erektuar,pra kisha dashur te di prej jush se a mos ndoshta eshte nder mesatare per moshen qe kam dhe nese po a mund te me tregoni qka te perdori qe te rris organin tim gjenital,si dhe a mund te kete ndikim negativ ne marredhenien seksuale me partneren bie fjala nuk mund ta kenaqi nese guxoj ta quaj ashtu.Faliminderit dhe pres me padurim pergjigjen tuaj.

  11. pejani says:

    doktor me keto kshilla qe ti po ju jepke gjinis femrore une ty te kisha fut ne burg edhe ste kisha liru per jet ti skoke nermal akishe leju ti qe gruja jote te baj seks te knaqet me mashkuj tjer e ne fund me merr ti sedi si ste vjen turp per keto gjera nse nje femen nuk ishkon burrit e virgjer me qfar dhurate mund te jazevendsoj burrit virgjinitetin si pas teje doktor

  12. seksologu says:

    Anonim,
    Penisi i gjate 11 cm eshte penis normal dhe me te, po te dish, mund te besh mrekullira qe t’i cmendesh vajzat.
    Te kerkosh te rritesh dimensionet e penisit eshte si te kerkosh te rritesh numrin e kembes, ose te zgjatesh trupin. Madhesia e penisit eshte me natyre gjenetike dhe penisi i cdo djali i ngjan ne shumicen e rasteve penisit te babait te tij.
    Mos u shqeteso, Gezo ate qe ke dhe aq sa e ke. Ai eshte normal. Meso ti te behesh nje dashnor i mire dhe penisi nuk do te te tradhetoje.
    Uroj shendet e fat
    Doktori

  13. Vesa says:

    Ashtu eshte Dr i nderuar,
    Pyetja ime shkon tek keta tipat qe kan shkru, Valoni dhe Pejoni…A me mire me qene nje vajze e sinqert po qe i ka ndodh eshte nda me nje te dashur dhe ka pas mardhenje dhe ka humbur virgjerine,ose tjetra te kete humbur virgjerine te kete abuzuar ate pjese shume te dashur nga ju dhe ne fund te qepet e ju mos ta vereni dhe e fundit te jete “virgjereshe”por qe nuk len metod tjeter pa bere (sex oral etj) em mashkuj te ndryshem,por eshte e virgjer?..,prej nje perjgigjeje nga ju djem te dashur!

  14. alba says:

    tunngg…. kamm nje pytjeee ju luteemm doktoorrr naa ndihmooniiii see shuum shum jamm keeeeqq shum kamm nevojj per ndihmenn e jujaa tee lutemm me tregoni sii mundemm ta kthejjj virgjinitetinn…cilin vennd dhee sa koshtonnn tamam…tee lutemmm ma kthhee pergjigjennn..

  15. driona says:

    Jam nje vajze 23 vjeqare dhe kam pas mardhenje qe ne moshen 19 vjeqare…kam pasur infeksion mire po i dashuri mka dhen me perdor sumamed.kan kalum 3 vjet edhe mu kan lajmru cistat apo si i thoni ju.kam perdor prap terapi ama te njejten dhimbje e kam prpa ne fund te barkut.smund te kontrollohem me se sdu ta kuptojn prinderit. du nje keshill

  16. Toni says:

    Ju vajza pare me e humb virgjinitetin futni ca ment ne kok se lezeti vjen shpej po pasojat e saj jan pastaj kush me zort nuk ju con te beni sex keni qejf beni kthim prapa ska uroj qe pare se me be sex mendohuni mir e pastaj beni :)

  17. ajshe says:

    ju lutem doktorr me ndimon a ka munesi une 5 vjeqare me hub vergjinitetin ju lutem tregom dhe ne mes qe e kam shiku e kam te qelun deri sa hin gishti krejt der fell ne vagin a jame virgjer a jo

  18. vesa says:

    jam 21 vjeqe dhe ne ket mosh e kam humbur virgjeritetin,me deshir por nje gje me shqetson un kam frik tash te bej mardhenje me te dashurin sepse friksohem qe do te mbes shtatza, ne momentin qe e kryjm mardhenjet un kam shum problem te derdh nga frika dhe stresi qe di te mbes shtatza ju lutem me ndihmoni si te kryej mardhenjet me te dashurin pa ndonje stres te till qe e kam dhe pa friken qe nuk do te mbes shtatze me rresket vesa

  19. besarta says:

    kam te njejten p[ytje si alba te lutem doktor me trego

  20. besarta says:

    ju lutem doktor dua ta kthej virgjerin me trego cili gjinekolog e ban ket pun me trego ne add te lutem shum

  21. lora says:

    un pajtohem me mendimin e valonit,tthem diqka qe seksi nuk eshte gjithqka,nje femer apo mashkull mundet me u knaq edhe vet,nje femer nuk esht e domosdoshme te kryej mardhenie me nje djal vetem sepse esht koha apo ajo e ka bere duhet dhe un ta bej,seksi behet kur je plotsisht e sigurt me personin qe ke afer qe e di qe do tjeni bashk per shum vite,un po flas per veten time,kam pas shok qe me kan kerkur te kem mardhenie edhe pse kam pas qef me bo diqka em ka ndal psh menimi qe skom pa tardhme me ket djal,e ndjen femra kur nuk she tardhme me 1 person,e tjeter pun esht qe do me bo seks mu knaq edhe mes me menu per pasojat qe ka mi pas ntardhmen,nejse besoj qe kuptona qka deshta me thon,mpuq krejtve.

  22. nora says:

    Jam ni vajz kam bere shum here masturbim dhe kam ndjer knaqesin seksuale por dua ta di nese e humbet virgjerin me an te masturbimit.

  23. gresa says:

    a mund te prishet virgjiniteti me gishtt kam ndegju qe po

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>