Si ta kuptoj a jam e virgjer?

Pyetje:
Jam 23 vjece, por ne moshen 9 vjece nje djale 14 vjec me ka detyruar te bej marredhenie me te 2-3 here nuk e mbaj mend sakte…ne fakt une atehere nuk e dija se cfare po bente me mua … nuk e di nese ka futur vetem majen e penisit apo komplet apo vetem ne mes kembeve jashte vagines, nuk e di a jam e virgjer a jo? Kur kam kuptuar se cfare me ka ndodhur (sigurisht ne moshe me te rritur)nga kjo frike nuk kam pasur asnje lloj lidhje me ndonje djale, nuk kam ende dhe kam frike te kem, kam shuume frike te martohem duke patur parasysh vendin ku jetoj ku virgjeria eshte kusht per martese…. ju lutem shume me ndihmoni?!

Pergjigje:
Ti kot shqetesohesh, po qe se eshte keshtu si e tregon, ti je njeqind per qind virgjereshe.
Po pse shqetesohesh kaq shume ti dhe shume shoqe te tua, per ate cerge te holle qe, fiziologjikisht, nuk ka asnje kuptim?
Pse i jepni kaq shume rendesi ju vajza, faktit jeni apo nuk jeni virgjeresha?
Keto kishin vlere per nje kohe tjeter, per gjysherit tuaj, jo per juve sot.
Seksi eshte i shendetshem, seksi eshte gezim, seksi eshte me shume se per kedo, per te rinjte.
Une u them juve te keni parasysh keto porosi.
1-Mos beni seks penetrant (penis -vagine)perpara se te beheni 18 vjec. Pse? Sepse seksi i hershem ka disa pasoja negative sic jane infeksionet seksualisht te transmetueshme, shtatzenite e padeshiruara dhe rreziku per kancerin e qafes se mitres eshte me i madh tek ato gra qe e kane filluar jeten seksuale heret, para se te behen 18 vjec.
2- Para moshes 18 vjec, ju mund te keni shoket tuaj me te cilet kenaqeni seksualisht duke u puthur, perkedhelur, duke masturbuar e te tjera, po jo penetrim ne vagine. Kete nuk ka njeri qe u a ndalon juve dhe nuk duhet t’u ndalojne, sepse sic thashe seksi eshte gezim, eshte shendet, eshte shoqeri, eshte lumturi dhe te gjitha keto ju i meritoni. Mos mendoni se me djalin e pare qe e doni me ate do te martoheni. Jo adoleshenca eshte moshe e eksperimeteve, ju do njihni shume shoke dhe prej tyre do te zgjidhni shokun e jetes. Kjo nuk do te thote se me te gjithe keta shoke duhet te beni seks. Po vepruat keshtu ju humbet dinjitetin dhe integritetin tuaj.
3- Beni kujdes , ata qe fillojne te bejne seks(pas moshes 18 vjec), te bejne seks te sigurte, qe do te thote te djale te veshe prezervativin dhe vajza te mare nje kontraceptiv.
4-Deri ne moshen 18 vjec vajzat nuk duhet te perzihen me djem qe jane me te medhenj se ato, shoket zgjidhni te moshes suaj ose nje dy vjec me te rritur, kurre me te medhenj. Pas moshes 18 vjec diferenca e moshes mund te lejohet deri ne kater vite.
5-Vajza qe ka filluar te beje jete seksuale, duhet te shkoje per vizite te rregullt tek gjinekologu. Mbani parasysh, gjinekologu i nenes tuaj nuk eshte i pershtatshem per ju, sepse ju jeni vajza ndryshe nga nena, ndaj u duhet nje doktor ndryshe, zgjidheni ate qe te jete i pershtatshem per ju. Dikur kam shkruar nje artikull: “Nje doktor ndryshe per vajzat” gjejeni dhe lexojeni, po nuk e gjetet me thoni t’ua dergoj une.
6. Kujdes me higjenen personale, vecanerisht, me higjenen e organeve gjenitale. Ne kete blog keni materiale per kete problem, lexoini.
7-Mos dashuron si te marra nje djale. Jo, ka plot djem te tjere rrotull, qe ju duan dhe me ta do te kaloni kohe te gezuara e te lumtura.
8-Mos u shqetesoni kaq shume per virgjerine, flakni ata djem qe insistojne per vajza te virgjera. Ata nuk vlejne per ju. Ata mendojne se kane te drejte te zhvirgjerojne sa me shume vajza dhe te martohen me nje virgjereshe. Kjo eshte shume egoiste e cinike dhe me keta lloj djems ju nuk do te keni jete te mire, ndaj edhe njeher i flakni
Kaq per sot
Te uroj shendet e fat
Doktori