Pyetje:
Doktor, kam rënë në dashuri me një vajzë por ajo nuk e di . Si mund ta bëj për vete,? nëse ajo mund të ketë rënë në dashuri me një djalë tjetëer? Ju lutem pres përgjigje sa më parë të jetë e mundur!
Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin tënd. Po të dërgoj, një pjesë të marrë nga libri im i shkruar për të rinjtë, por që është akoma i pabotuar, me titull:? “Të mësojmë për Trupin dhe Seksin”
Nga këto merr ato që të përshtaten ty dhe vajzës që ti dashuron.
Të uroj shëndet, fat e suksese!
Doktori
Ç’kërkojnë vajzat?
1-Vajzat kërkojnë nga djemtë miqësinë, përpara se të kërkojnë seksin.
2-Vajzat duan djem që janë TË NDJESHËM, jo “Të fuqishëm” (macho).
3-Ndjenja e HUMORIT ka më shumë rëndësi se sa pamja e djalit
Prioritetet që ka një vajzë adoleshente
Të rriturit mendojnë se adoleshentët janë shumë të preokupuar për seksin. Nuk ka dyshim që seksi ka influencë të madhe në jetën e adoleshentëve, por ai nuk është prioriteti i tyre. Nga përgjigjet që dhanë për një pyetsor, vajzat i rreshtuan si më poshtë prioritetet e tyre. Ky rreshtim është bërë sipas rëndësisë që këto aktivitete kanë për një vajzë.
- Duan të kenë shoqëri të ngushtë me vajza të tjera.
- Të shkojnë mirë me mësimet.
- Të kenë shoqëri me djem.
- Duan të kenë marrëdhënje romantike me një djalë.
- Duan të merren me sport.
- Të kenë marrëdhënie seksuale me një djalë.
Rezultatet e këtij pyetsori janë edhe mirë edhe keq për djemtë. Është keq kur djemtë mendojnë se vajzat duan të bëjnë shumë seks. E vërteta është se ato, sinqerisht,? preferojnë sportin përpara marredhënieve seksuale. Është mirë kur ti je ai tip djali që, sinqerisht, dëshiron të jesh shok e mik dhe ti marrësh punët ngadalë. Romanca është me shumë rëndësi për vajzat.
MOS HARRO….
Seksi qëndron në fund të listës së prioriteteve për një vajzë. Interkursa seksuale është aktiviteti i fundit që një vajzë zgjedh të bëjë. Mos harro faktin, se vajzat në adoleshencën e hershme i kanë miqësitë me vajza të tjera më të rëndësishme, nga miqësitë me djem. Duke kaluar një nga një vitet e adoleshencës, marrëdhëniet me djemtë zënë gradualisht vënd me rëndësi në jetën e tyre. Nga sa thamë, kuptohet, që si djemtë ashtu dhe vajzat nuk duhet të mendojnë për seksin edhe për pak kohë akoma. Kjo do të thotë që kur dëgjon shokët e tu të thonë se ata kanë bërë seks, kjo ka shumë mundësi të jetë një gënjeshtër. Mos iu nënështro presionit të tyre që të bësh si ata.
Shqetësimet dhe pyetjet…….
Lista e cilësive që vajzat kërkojnë të gjejnë tek djemtë duhet t’i lehtësojë djemtë nga ankthi. Vajzat nuk kërkojnë djem me pamjen e yjeve të kinematografisë. Nuk kërkojnë që ata të bëjnë biseda të jashtëzakonshme. Nuk kërkojnë kënaqësi që janë shumë të shtrenjta. Shumica e vajzave kërkojnë një djalë të zakonshëm ashtu siç jeni ju të gjithë. Është një lehtësim për djemtë, kur dinë se nuk u duhet të krijojnë një imazh “garipi”, që të jenë të preferuar nga vajzat. Vajzat, zakonisht, preferojnë djem të ndjeshëm, që nuk kanë frikë të tregojnë afeksionin e tyre për to.
Vajzat duan që djemtë të jenë……….
INTELIGJENTË
Bisedat e mira dhe sensi i humorit janë me shumë rëndësi
ME PAMJE TË MIRË
Një trup i mirë është gjithmonë i dëshirueshëm, por nuk ka rëndësi që të jeni jashtëzakonisht i pashëm.
TË NDERSHËM
Vajzat preferojnë djem që dëshërojnë marrëdhënie tërësore, jo vetëm marrëdhënie seksi.
ME VETËBESIM
Nënvizojeni këtë rresht me kujdes.
Të kesh vetëbesim nuk do të thotë të jesh mëndjemadh.
SENSIBËL
Vajzat preferojnë djem që bëjnë shumë kujdes për veten, që nuk e tepërojnë me alkol dhe nuk përdorin drogë.
XHENTILË
Mos u përpiqni të tregoni dhe të provoni se ju dini gjithçka dhe? më përpara se ajo.
KUJDES……………..
Sjellja agresive dhe abuzimi gojor bëjnë që vajzat të largohen
Po qe se tregon mungesë respekti ndaj një vajze, kjo është shenjë e qartë e papjekurisë tënde.
Mba mend se kur një vajzë thotë “JO” kjo do të thotë vërtet “JO”