Normalisht, trupi ynë është i pajisur mjaft mirë me mjetet që i duhen për të luftuar me sëmundjet dhe infeksionet.
Barrierat tona mbrojtëse janë :
•? ? ? Lëkura që na mbron kur është e padëmtuar.
•? ? ? Lotët, pështyma dhe mukusi respirator.
Kur një lënde e huaj (agjent i huaj) i kalon këto barriera, në organizmin tonë nxitet përgjigja imunitare nga:
a-Qelizat e bardha të gjakut,
b-Proteinat
c-Lëndët kimike të organizmit.
Të gjithë këta faktorë së bashku përbëjnë sistemin imun të organizmit.
Nga të gjitha llojet e qelizave të bardha? të gjakut, dy soje prej tyre? kanë rëndësi të veçantë për të mbrojtur trupin nga infeksionet dhe sëmundjet. Këto janë: Lymfocitet dhe Fagocitet.
Këto patrullojnë nëpër trup, lokalizojnë dhe identifikojnë armiqtë, shkatërrojnë ose neutralizojnë invaduesit dhe e mbajnë luftën e organizmit nën kontroll.
Çdo qelizë e trupit tonë ka në sipërfaqe një molekulë që e identifikon atë si pjesë e trupit (është e shënuar). Kjo është si një lloj flamuri miqësor. Lëndët pa këtë flamur miqësor, konsiderohen armiq të trupit. Detyra e sistemit imun është të identifikojë dhe të luftojë armikun. Kur qelizat tona imune gjejnë një substancë pa flamur miqësor, ato koordinojnë dhe përpunojnë sulmin për të shkatërruar invaduesin. Çdo substancë që identifikohet si armike dhe që markohet (shënohet) për dëbim (ekspulsion), qoftë kjo një? virus ose një ashkël, quhet antigen.
Kur ky antigen futet në trupin tonë, qelizat e bardha të gjakut shtohen me shpejtësi që të arrijnë të bëjnë një mbrojtje efektive. Ato shpesh lëshojnë kimikate që shkaktojnë inflamacion dhe temperaturë. Këto janë? simptoma që na vështirësojnë e mundojnë ne, por ato ndihmojnë të luftohet infeksioni dhe u vështirësojnë jetën agjentëve? të huaj. Këto kimikate tërheqin në fushën e luftës fagocitet. Të parët që arrijnë në fushën e luftës janë makrofagët, që e rrethojnë dhe e hanë armikun. Një lloj tjetër fagocitesh që zmbrapsin sulmin e invaduesit janë granulocitet, të cilat shkatërrojnë veten e tyre dhe antigenin (kamikazë)
Qelizat më të rëndësishme të sistemit imun janë Lymfocitet, B-Qelizat dhe T-Qelizat. Ato janë ngarkuar të rregullojnë dhe të koordinojnë luftën kundër viruseve, baktereve dhe mikrobeve të tjera të dëmshme. Ato sigurojnë mbrojtjen ose imunitetin kundër sëmundjeve.
QELIZAT- B dhe ANTIKORPET ( IMUNITETI HUMORAL)
B-qelizat prodhohen në palcën e kockave. Këto sigurojnë atë që quhet imuniteti humoral. Të vëna në alarm prej T-qelizave, kur një antigen është i pranishëm në trup, B-qelizat? prodhojnë një molekulë proteinike speciale që? quhet antikorp. Antikorpet janë prodhime me porosi, të veçanta për çdo antigen specifik. Si në një mozaik, ku çdo copëze duhet t’i gjendet? vendi, molekula e antikorpit i përshtatet vetëm një antigjeni. Antikorpi, duke u kyçur tek antigjeni, ndihmon të luftohet infeksioni. Në këtë mënyrë antikorpi i bën të palëvizshëm antigjenet dhe i pengon ata të prekin qeliza të shëndetshme. Pasi antigjeni dhe antikorpi bashkohen, ato i gjen dhe i gëlltit makrofagu.
Kur sistemi imun e ka kryer me sukses detyrën kundër infeksionit dhe sëmundjes, disa prej B-qelizave shndrohen në qeliza memoriale. Këto qeliza speciale ruhen në gjëndrat limfatike të trupit dhe kur duhet, në mënyrë të menjëhershme, e “njohin” ose e “kujtojnë” antigenin kur ai riinfekton trupin. Ato prodhojnë antikorpet e duhura për të shkatërruar antigenin dhe kjo ndodh aq shpejt, sa ne nuk e marrim vesh në se ishim infektuar me këto mikrobe.
Kjo është mënyra se si trupi ynë e ndërton imunitetin, ose mbrojtjen ndaj disa sëmundjeve. Në këtë mënyrë shpjegohet se si vaksinimi na mbron nga disa sëmundje ngjitëse si fruthi, lija, gripi, kolla e mirë e të tjera. Kur njerëzit vaksinohen kundër fruthit, atyre u fusin një dozë të vogël të viruseve të fruthit. Kjo sasi virusesh nuk mjafton që ata të sëmuren, por është e mjaftueshme që të nxisë trupin të prodhojë antikorpe që i hedh në aksion kur të vijë në kontakt me virusin e fruthit në të ardhmen.