Të rinjtë mendojnë se janë të mbrojtur, në një farë mase, nga rreziqet dhe nga sjelljet e tyre ekstreme.Pamvarësisht paralajmërimeve nga prindërit dhe edukatorët, adoleshentët dhe të rinjtë, shpesh sillen në mënyrë të rrezikshme – drejtojnë makinat me shpejtësi, nuk vendosin rripin e ndenjëses, nuk vendosin helmetën kur udhëtojnë me biçikletë, ose motoçikletë dhe eksperimentojnë me drogat dhe alkoolin. Të gjitha këto mund të shkaktojnë dëmtime deri në vdekje.
Sjellje tjetër e rrezikshme për ta është edhe aktiviteti seksual.
Pamvarësisht paralajmërimeve për HIV-in, SIS dhe shtatzëninë e padëshiruar, më shumë se gjysma e adoleshentëve seksualisht aktivë bëjnë seks të pa mbrojtur. Të rinjtë që? rrezikojnë në këtë mënyrë e vënë jetën e tyre në pikëpyetje.
“Unë kurrë nuk mendova se kjo do të ndodhte me mua.“
Magic Johnson
Adoleshentët zënë një përqindje të mirë të popullsisë së vendit.
Ja disa nga arsyet pse adoleshentët janë të rrezikuar të infektohen me HIV:
• Aktiviteti Seksual: Më shumë se gjysma e adoleshentëve bëjnë interkursë seksuale kur bëhen 17 vjeç. Në moshën 20 vjeç, 80 përqind e djemve dhe 70 përqind e vajzave janë seksualisht aktivë.
• Seks i pa mbrojtur: Adoleshentët seksualisht aktivë nuk praktikojnë vazhdimisht seksin më të sigurtë. Studimet tregojnë se më pak se gjysma e tyre përdorin ne mënyrë të vazhdueshme kondomet.
• Seks i rrezikshëm: Një e katërta e të gjithë adoleshenteve (djem e vajza) raportojnë të kenë bërë seks anal që është një aktivitet seksual shumë i rrezikshëm.
• Seks me shumë partnerë: Më shumë se gjysma e adoleshentëve seksualisht aktivë, raportojnë se kanë dy ose më shumë partnerë seksualë.
• Sëmundjet Infektive Seksuale (SIS): Këto përhapen nëpërmjet seksit të pa mbrojtur. Shumë adoleshentë infektohen çdo vit me SST Shumica e të infektuarve nuk kanë simptoma të infeksionit. Ata që vuajnë nga SIS infektohen më lehtë me HIV.
• Seksi Djalë-Djalë: Shumë adoleshentë kanë kryer një ose disa interkursa anale djalë me djalë. Kjo është rruga më e lehtë për infektimin me HIV.? Disa prej këtyre djemve, por jo të gjithë, janë ose do të bëhen ekskluzivisht homoseksualë.
• Prostitucioni dhe seksi si mënyrë jetese.? Një numër i madh adoleshentësh, vajza dhe djem, e shesin seksin për para dhe droga.
• Përdorimi i drogave dhe alkoolit: Sipas statistikave, gjysma e nxënësve të klasave të larta të gjimnazit kanë provuar drogat ilegale dhe 90 përqind e tyre kanë pirë alkool. Drogat dhe alkooli prishin gjykimin, rritin aktivitetin seksual dhe ulin kërkesën për përdorimin e kondomeve.