Më 1988 atleti amerikan Greg Louganis fitoi medaljen e artë për zhytje në Olimpiadën Verore të Seulit, në Korenë e Jugut. Gjatë një zhytjeje kualifikuese, Louganis, që kish zënë vendin e parë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 1984, goditi kokën në bordin e zhytjes. Kjo shkaktoi? një çarje të madhe në kokë që kërkoi qepje. Në Shkurt të vitit 1994, Louganis, njoftoi se ai ka AIDS. Ai tregoi se e dinte që ishte i infektuar me HIV që në lojërat Olimpike të vitit 1988. Por përveç Louganis, as doktori i tij personal, as trajneri nuk dinin për këtë gjendje. Nuk dinte gjë për infeksionin HIV as doktori që bëri qepjen e plagës në kokë. Ky doktor, që nga ajo kohë vazhdimisht është testuar si? HIV-negative, ndonëse nuk veshi doreza kur qepi plagën e zhytësit. Nuk dihet në se Louganis spërkati me gjak bordin e zhytjes apo pishinën ku u zhyt, por shanset që një person të infektohet me HIV nga gjaku në pishinën e klorinuar është krejtësisht e pa besueshme, në mos zero. Edhe pse kështu, incidenti i Louganis rihapi debatin publik lidhur me HIV dhe traumat sportive. Janë një numër pyetjesh që sot i bëjnë të gjithë:
•? ? ? A duhet sportistët dhe atletët të testohen për HIV?
•? ? ? Në qoftë se janë të infektuar, a duhet të lejohen të marrin pjesë në gara dhe lojra sportive?
•? ? ? Në qoftë se janë të infektuar, a e kanë detyrimin të informojnë shokët e ekipit, kundërshtarët, trajnerët dhe autoritetet shëndetësore?
Sportistët, veçanërisht ata që lozin në sporte me kontakte trupore si futbolli e të tjera, shpesh dëmtohen dhe kanë rrjedhje gjaku. Autoritetet mjekësore mendojnë se rreziku për lojtarët e tjerë, kur lojtari i dëmtuar është i infektuar me HIV është fare i vogël. Ky rrezik, sipas ekspertëve,? konsiderohet një në një milion raste. Nisur nga ky rrezik fare i vogël dhe nga mungesa qoftë edhe e një rasti të vetëm infektimit me HIV nga një? sportist tek një tjetër me anë të gjakosjes rastësore, atletët profesionistë dhe amatorë nuk kanë arsye të bëjnë testin për antikorpet HIV, ose ta njoftojnë gjendjen e tyre tek të tjerët. Ajo që kërkojnë zyrtarët sportivë është që çdo lojtar që ka një dëmtim me gjak, të largohet menjëherë nga loja. Doktorët që mjekojnë sportistët e dëmtuar, tani, veshin doreza gome dhe praktikojnë masa universale mbrojtëse që të mbrohen nga një infeksion i mundshëm.