Pyetje:
Dr. Ademi, si mund të dobësohem? Nuk mund të kem asnjë kënaqësi erotike me këtë trup. Më thoni ndonjë ushqim a ndonjë mënyrë , se do të vdes me këtë trup!
Përgjigje:
Në pyetjen tuaj nuk thoni sa vjeç jeni, sa e gjatë jeni dhe sa peshoni. Ju nuk thoni në se jeni e martuar, e fejuar ose e dashuruar. Këto të dhëna do të ndihmonin që përgjigja të ishte më e specifikuar dhe më e vlefshme për ju.
Në këto kushte përgjigjen do ta ndaj në dy pjesë:
-Për imazhin pozitiv që ti duhet të kesh për trupin tënd dhe
-Për “sexercise” ose mënyrën më të re për të luftuar mbipeshën.
Pyetja tregon se ashtu si shumica e njerëzve edhe ti je e pakënaqur me trupin tënd. Të gjithë gjejnë defekte trupore kur e krahasojnë trupin e tyre me? një trup ideal, ose me ndonjë ikonë kinematografie. Në natyrë nuk ka perfeksion dhe gjithkush ka trupin e vet, që edhe pse ndryshon nga i të tjerëve, ka bukurinë e tij. Bota është e bukur sepse është e ndryshme, monotonia do ta shëmtonte atë…
Ti mund t’i thuash vetes : “Jam e shëmtuar, e kam trupin? gjithë gunga, gjithë strija ose vija tërheqëse, kam lesh në trup, kam bythë të mëdha e plot të tjera ”, por kurrë mos harro t’i thuash unë jam seksi.
Ti mendon se nuk arrin standardet me të cilat? krahasohesh dhe që nuk janë të vërteta. Pranoje veten ashtu siç e ke dhe siç dukesh dhe gjej rrugë të shëndetshme për t’u bërë edhe më e mirë.
Njerëzit që e pranojnë dhe e duan trupin? e tyre janë njerëz të fortë. Ata bëjnë më të mirën për veten e tyre në çdo aspekt të jetës, përfshi dhe seksin. Aktorja komike hollivudiane me trup të shëndoshë Roseane Barr njëherë ka thënë: “Gjëja që gratë duhet të mësojnë është se askush tjetër nuk u jep forcë. Ato duhet ta marrin atë vetë”.
Shiko veten në pasqyrë dhe merr forcë. Prano faktin që ashtu si gjithkush tjetër edhe ti ke të meta. Prano faktin që trupi yt ndryshon vazhdimisht.? Sa vajza luftojnë gjatë pubertetit me gjoksin drasë dhe më vonë u rriten gjinj që bëhen papritur aq të mëdhenj, sa që njerëzit mendojnë se kanë vënë në mënyrë sekrete implante. Një grua tjetër në mes të tridhjetave vë re se vithet i janë zmadhuar. Pesha hipën e zbret duke ruajtur veçoritë individuale e genetike që janë përcaktuese për trupin e gjithsecilit.
Duke ecur nëpër vite çdo vajzë e grua shikon trupin e saj dhe çuditet në se ka qenë ndonjëherë e bukur. A janë vërtet vithet e mia kaq të mëdha? A janë kofshët e mia si duhet? A duhet ta kem këtë lesh në trup? Pse kam këto celulite? Pse trupi im nuk krahasohet me të shoqeve, me modelet e revistave dhe me starët porno?. Siç e sheh pyetjet janë pafund dhe ato ndryshojnë çdo vit që kalon.
Por edhe shoqëria i ndryshon vazhdimisht idetë që janë jo reale. A nuk janë të pavërteta ide të tilla: Gratë duhet të jenë në perfeksion pa lesh në trup. Lëkura duhet të jetë pa të meta dhe e shkëlqyer. Burrat nuk duhet të qajnë. Vagina nuk duhet të vijë erë. Të dhjamosurit nuk janë të këndshëm. Burrat që qethen e mbahen mirë janë gay. Invalidët nuk bëjnë seks. A nuk janë këto të gjitha gënjeshtra?.
Përpiqu ta kapërcesh dyshimin për veten dhe bë paqe me trupin tënd. Mëso të jetosh pa turp, të mos pendohesh dhe ta gëzosh jetën plotësisht, s’ka rëndësi ç’mendojnë të tjerët për vendimet e tua. Mos u shqetëso shumë për imazhin trupor, bisedo me gra të tjera, lexo çdo libër pozitiv që do të të bjerë në dorë. Vazhdo pandërprerë ta pranosh veten ashtu siç je dhe mësohu të bësh seks me dritë ndezur.
Je apo nuk je seksi kjo pak ka të bëjë me trupin. Një person seksi mund të ketë çdo dimension trupor, çdo moshë, çdo ngjyrë, çdo fe dhe zotësi. Pyet shoqet që njohin mirë disa nga ata që media i prezanton si më seksi, në se janë ato vërtet aq seksi? Përgjigja do të të çuditë. Shumë? gra me dimensione të mëdha përcaktohen nga shoqëria si të bukura. Ka prej tyre që bëhen gjithnjë e më të ngrohta duke u moshuar.
Të qënurit seksi është në shpirtin dhe mendjen tënde. Ti e tregon atë nëpërmjet gjuhës së trupit tënd, nëpërmjet gjuhës që flet, nëpërmjet hygjenës që mban dhe respektit që ke për veten. Trupi qëndron në radhë të dytë në krahasim me këto që sapo thashë.
Si mendon është më mirë të jesh e dhjamosur dhe e lumtur apo e hollë dhe e hidhëruar?.
Anketat me shumë mijëra njerëz në shumë vende të botës kanë treguar se për të qenë seksi duhet:
1- Buzëqeshja
2- Konfidenca
3- Sensi i humorit
4- Sjellja
4- Të jesh lozanjare
5- Sytë që shkëlqejnë
6- Inteligjenca
8- Imagjinata/kreativiteti
9- Të mos jesh e ndrojtur
10 Të jesh pak aventuriere
11- Stili
12- Të jesh flirtuese
13- Komunikimi
14- Të jesh e pavarur
Shikoje me kujdes këtë listë. Përgjigjet e para nuk janë “Gjinjtë e mëdhenj”, “Gjinjtë e vegjël”, “barku i sheshtë”, “Bythët e mëdha” ose “kofshët e holla e të gjata”. Krejt ndryshe, është një listë e tërë që nuk ka të bëjë fare me asnjërën nga karakteristikat trupore. (vazhdon…)