A dëshiron të jesh më seksi? Atëherë buzëqesh, qesh, harro cenet e trupit tënd( të gjitha gratë kanë cene), ngrije kokën lart, këndo, kërce, shikoje partnerin drejt në sy, lexo, mëso, provo gjëra të reja, kapardisu, flirto, vishu mirë, kërko çfarë dëshiron, dëgjo partnerin dhe mos ia kurse vetes gjërat që të bëjnë të lumtur.
E vërteta është që si doktor, unë nuk e shoh mbipeshën si një çështje që lidhet vetëm me personalitetin dhe respektin për veten ku patjetër hyn dhe seksi; por e shikoj edhe si një problem serioz mjekësor.
Besoj që ti, si shumë të tjera, nuk dëshiron të jesh e dhjamosur, por të pëlqejnë ushqimet si makaronat dhe akulloret. Gjithkush habitet kur i sheh këta njerëz të dhjamosur që konsumojnë të lumtur sasi të pabesueshme të ushqimeve jo të shëndetshme. Disa prej tyre, ndoshta dhe ti, kanë kaluar nëpër fatkeqësi dhe gjendje stresante të forta dhe e gjejnë komfortin vetëm duke ngrënë sa më shumë. Obesiteti në vetvete shkakton stres që qetësohet duke ngrënë. Ka këtu, siç e shikon, një qark vicioz…
Mbipesha nuk të pengon të bësh seks, por ajo e bën aktin seksual më përtac dhe me më pak aktivitet fizik, prandaj seksi bëhet më pak i shëndetshëm. Shumë njerëz, ndoshta dhe ti vetë, e shohin seksin midis dy njerëzve me mbipeshë si diçka që të bën për të qeshur, por të kesh para sysh se Obesiteti dhe mbipesha? nuk janë për të qeshur, ato duhet të mjekohen.
Ka shumë dieta dhe plane ushtrimesh gjimnastikore që rekomandohen për të ulur peshë. Ti për këto duhet të konsultohesh me doktorin tënd dhe ai do të rekomandojë planin më të përshtatshëm për ty. Të gjitha këto plane kërkojnë vullnet, disiplinë dhe sakrifica për të arritur qëllimin.
Dieta e fortë dhe ushtrimet në palestër, sigurisht nuk janë kënaqësi, prandaj duhet të përdorësh metoda që të zbresin në peshë duke ndjerë kënaqësi jo dhimbje. Bëj ushtrimet në dhomën e gjumit, kjo është më mirë se të shkosh në palestër!. Një aktivitet seksual i fortë, siç e dini, djeg më shumë se 100 kalori. Pse të mos përdorësh këtë mënyrë që do t’u bëjë? të dyve të lumtur dhe do të forcojë marrëdhënien tuaj? Shikoni çfarë përfitim të bukur do të? ? arrini vetëm duke djegur ekstra kalori!. Gjithë puna është që ti, nga një partnere me sjellje mesatare të bëhesh më aktive për t’ia rritur vlerën aktivitetit seksual.
Seksi është ushtrim i fuqishëm për zëmrën dhe mushkëritë, prandaj ka shumë rëndësi që për të arritur qëllimin tënd, për të rënë në peshë, të bësh seks mjaftueshëm. Nga seksi do të keni edhe një përfitim tjetër të rëndësishëm: gjatë marrëdhënies seksuale çlirohen endorfinat që të bëjnë të ndjehesh mirë nga pikëpamja mendore, gjë që nuk e arrin dot në palestër.
Në qoftë se ke një apetit të mirë për të ngrënë dhe një apetit akoma më të mirë për seks, plani “Ultimate Sex Diet” i autores Kerry McCloskey do të jetë shumë i përshtatshëm për ty. Ky plan është i? thjeshtë. Ai kërkon vetëm të zhvisheni të dy lakuriq në dhomën e gjumit dhe të ndiqni instinktin tuaj seksual. Ky plan kërkon që të përdorni “ushqim sensual” dhe interkursën intime seksuale ta përdorni në vend të ëmbëlsirës. Kaq mjafton dhe ju do të zbrisni sipas autores 12 kilogram.
Ingredienti më me rëndësi në “Ultimate Sex Diet” është vetëm seksi.
Studim i kryer në “Brown University” ka treguar se njerëzit që bëjnë dietë me një shok, humbasin dy herë më shumë peshë nga ata që shkojnë solo. Dhe askush nuk do të ndihmojë më shumë se sa partneri. Janë kryer studime pafund që kanë treguar se midis shumë gjërave të tjera interkursa djeg kalori, pakëson stresin dhe gjallëron sistemin imun.
Kjo metodë, si gjithë të tjerat, ka një plan ushqimor dy javor që synon frutat dhe perimet e freskëta, proteinat jo të yndyrshme, produkte deti, gjëra pikante, erëza, grurë, thekër, arra, bajame, lajthi dhe të tjera nga këto. Plani është shumë i shëndetshëm dhe përmbledh të gjithë ushqyesit esencialë që janë të rëndësishëm për një stil jete të mirë. Por ky plan do të ishte asgjë pa një jetë të plotë seksuale.
Ju duhet të angazhoheni në interkursë tre deri pesë herë në javë dhe mundet dyfishin në fund të javës. Rekomandohet të bëni ushtrime jashtë së bashku 30 minuta, më së paku tre deri katër herë në javë. Këto ushtrime mund të jenë ecje, ecje sportive, not, ose lloje të tjera aktivitetesh. Përfitimet do të jenë të dyfishta: do forconi trupin dhe marrëdhënien tuaj.
Ajo që e bën “Ultimate Sex Diet” krejtësisht unik, janë 4 ushtrime seksi ose “Sexercisat”, që janë pozicione seksuale me objekt krahët, këmbët, barkun, shpinën dhe vithet. Këto ushtrime me nuancë të theksuar seksuale shërbejnë si lojë dhe paralojë e mrekullueshme në dysheme. Bëni disa “sexercises” për 20 deri 30 minuta, tre deri katër ditë në javë, preferohet që të jenë si pararendës për eventin kryesor-interkursën.
Këto katër ushtrime që kryhen në dyshemenë e dhomës së gjumit, ku ju jeni lakuriq përballë njeri tjetrit dhe që përfundojnë në një interkursë të fuqishme e të shëndetshme nuk do t’i përshkruaj sot, natyrisht, për arsye se hapësira në gazetë është e kufizuar.
Shpresoj ta kem plotësuar kërkesën tënde.
Të uroj fat.
Doktori