Të gjendet doktori i duhur

tes123Është me shumë rëndësi të gjendet doktori të cilit personi i beson. Qetësia mendore dhe shpirtërore arrihen kur i sëmuri është i bindur se doktori që ka zgjedhur mendon për të mirën e tij. Doktori duhet t’i shpjegojë pacientit mjekimin dhe çfarë do të provojë e do të ndjejë ai prej tij.

Të gjesh doktorin e duhur mund të kërkojë pak kohë. Është në interes të pacientit që ta zgjedhë mirë doktorin. Le të takojë disa doktorë të ndryshëm, t’i pyesë ata si e trajtojnë dhe mjekojnë sëmundjen dhe pas kësaj të zgjedhë më të mirin. Në këtë zgjedhje mund të ndihmojnë familja dhe shokët, mendimi i të cilëve duhet vlerësuar.

Mjekimi

Kërkuesit shkencorë kanë prodhuar shumë barna për të trajtuar HIV dhe AIDS dhe të gjitha përdoren të kombinuara me njëra-tjetrën. Më shpesh, pacientit i jepet? kombinimi i analogëve nucleoside, inhibitorëve të proteazës dhe inhibitorët e transcriptazes reverse jo-nukleoside (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors). Secili prej këtyre mjekimeve e ruan të fortë sistemin imun të të sëmurit. Ato mbrojnë qelizat T-ndihmuese (e mbajnë numrin e qelizave T-ndihmuese mbi 200). Doktori mund të përshkruajë AZT, Videx, Zerit, Epivir (analogë nucleoside); Invirazë, Fortovasë, Norvir (inhibitorë të proteazës); dhe Rescriptor, Viramune(non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors). Këto barna janë shumë të fuqishme dhe duhet të përdoren rigorozisht? dhe me besim sipas porosisë së doktorit.

Mjekimi i sotëm për sëmundjen e AIDS të avancuar është një regjim që konsiston në dy inhibitorë të transcriptasës reverse nucleoside (NRTI) ose Azidothymidine(AZT)dhe Lamivudina dhe një Proteazë inhibitor (PI) siç është Indinavir.

Ky kombinim njihet si HAART, që është një akronim për “highly aktive antiretroviral therapy”

Një regjim tjetër shumë efektiv për fëmijët është kombinimi i AZT, Lamivudine dhe nonnucleoside revers transcriptase inhibitor (NNRTI) ose Favirenz.

Inhibitorët e transcripases Reverse
Zidovudine (ZDV) që më parë quhej Azidothymidine (AZT)
Didanosine, Zalcitabine
Lamivudine
Stavudine

Inhibitorët e Transcriptasës reverse Jo-nucleoside (NNRTI)
1-Efavirenz

Inhibitorët e Proteazës
1-Ritonavir
2-Saquinavir
3-Indinavir.

Për arsyje se shumë pacientë HIV-pozitivë, mund të sëmuren prej disa sëmundjeve që një trup i shëndetshëm i lufton vetë, doktorët japin edhe disa mjekime të tjera. Është me shumë rëndësi të informohet doktori për çdo gjë që pacienti ndjen në trupin e tij.

Shfaqja e shenjave të mëposhtme kërkon konsultim të menjëhershëm me doktorin.

• Probleme të frymëmarrjes.
• Probleme në gojë, si njolla të bardha ose vështirësi në gëlltitje.
• Temperaturë që zgjat më shumë se dy ditë.
• Rënie në peshë.
• Prishje e pamjes.
• Diare
• Njolla të kuqa në lëkurë ose kruajtje të lëkurës.

Gjëja më me rëndësi që duhet të bëjnë të sëmurët për veten e tyre është të zbatojnë këshillat e mjekut dhe të respektojnë takimet me të. Kush dëshiron të bëjë kujdes për veten dhe të jetë sa më i shëndetshëm duhet të zbatojë planin e mjekimit.