Të Rinjtë dhe impotenca seksuale mashkullore

impotencaDisfunksioni erektil ose impotenca është pamundësia për të arritur dhe mbajtur një ereksion që duhet për një marrëdhënie seksuale
të kënaqëshme. Shpesh është thënë se kjo vështirësi seksuale është karakteristike për burrat e moshës mbi mbi 40 vjeç, por studimet e fundit kanë treguar se kjo vështirësi seksuale haset jo? rallë dhe në burrat dhe djemtë e rinj.

Në vëndet ku ka studime dhe statistika për problemet seksuale është rritur shqetësimi për disfunksionin seksual të burrave të rinj dhe e shohin këtë si një kërcënim në rritje për përhapjen në shkallë të gjërë të sëmundjeve që transmetohen seksualisht.

Pse studentët dhe burrat e rinj impotentë janë kërcënim për përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ?

Sepse sipas statistikave më të reja, shumë nga këta studentë dhe burra të rinj të moshës 18- 24 vjeç që janë seksualisht active; për të shmangur impotencën përdorin Viagrën, Levitrën dhe Cialisin, shpesh, bashkë me alkolin dhe me drogat e rrugës. Nuk janë pak, por rreth 64 përqind e studentëve që e marrin Viagrën së bashku me alkolin, metamfetaminën, kokainën dhe ekstasy. Këto droga , siç dihet, e rritin dëshirën e të rinjve për seks sepse pakësojnë frenimin dhe i bëjnë ata më të guximshëm. Por dihet gjithashtu mirë që drogat u ulin atyre nivelin e performancës seksuale, theksojnë çfaqiet e impotencës. Për t’u bërë partnerë më të mirë seksualë ata marrin Viagrën. Ata bëhen më të zotë për seks. Por droga dhe alkoli mpijnë ndërgjegjen. Të bësh seks kur nuk je në gjëndje të kuptosh përgjegjësinë që ke për veten dhe partnerin, kjo bën që të rritet rreziku për t’u infektuar me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe për të shtuar numrin e shtatzanive të padëshëruara,

Shkalla sa është rritur përdorimi i Viagrës, Levitrës dhe Cialis midis të rinjve nuk dihet mirë. Por një studim i kohëve të fundit në tre universitete të Çikagos tregon se këto barna përdoren nga shumë të rinj.

Sa e shpeshtë është impotenca midis studentëve?

Rreth 13 përqind e studentëve thonë se vuajnë nga shkallë të ndryshme të disfunksionit erektil. Ajo që tërheq më shumë vëmëndjen është se këta studentë nuk e kanë biseduar asnjëherë problemin e tyre seksual me doktorin. Ata kanë përdorur barnat kundër disfunksionit erektil pa dijeninë e mjekut. Rreth 54% e djemve në studim, e kanë marrë Viagrën nga shokët, ose e kanë gjetur në internet. Kjo ndodh nga që këta djem kur ndjehen mirë seksualisht me ndihmën e Viagrës nuk e konsiderojnë veten të sëmurë dhe vazhdojnë në këtë mënyrë për kohë të gjatë, pa u konsultuar me mjekun. Sipas tyre impotent është vetëm ai që nuk arrin kurrë të ketë një ereksionin.

Është interesant fakti që 25 përqind e studentëve thonë se kur vendosin kondomin e humbasin ereksionin. Si rrjedhojë e kësaj, ata nuk përdorin kondomin ndonse raportojnë se kanë patur gjashtë ose më shumë partnere të ndryshme seksuale.

Siç kuptohet, ky është një problem shëndetësor shumë i madh.? Mos përdorimi i kondomit, veçanërisht, kur kanë marrëdhënie seksuale me shumë partnere dhe kur niveli i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është bërë epidemik, i rrit shumë? shanset që ata të sëmuren me një nga këto sëmundje, përfshi edhe HIV/AIDS.

Nga studentët e përfshirë në studim vetëm 6 përqind e tyre çfaqën dëshirën të merrnin? mjekim për impotencën; 57 përqind thanë se përdorin mjekim për impotencën që e marrin vetë pa dijeninë e mjekut dhe 29 përqind përdornin Viagrën dhe shoqet e saj edhe pse janë normalë seksualisht, por ndjejnin se këto barna përmirësonin performancën seksuale. Viagra nuk e bën një burrë të ri që është seksualisht normal një “superman seksual”, por ajo e bën atë të aftë të bëjë seks më shpesh në një periudhë kohe më të shkurtër.

Në vëndin tonë ku farmacistët e japin viagrën dhe barrnat e tjera kundër impotencës pa recetë, gjetja e këtyre barnave nuk përbën shqetësim. Për këtë problem kaq të? rëndësishëm mjekët kanë dalë fare jashtë loje. Por gjëndja është e tillë që kur mjeku viziton një të ri ai duhet ta pyesë në se përdor barna për disfunksionin erektil dhe në qoftë se i riu përdor të tilla barna ai duhet t’i shpjegojë atij rrezikun që kanë këto barna kur merren bashkë me drogat e tjera të rrugës.

Duhet të kuptohet mirë nga të rinjtë, prindërit e tyre dhe të gjithë të rriturit se përdorimi i Viagrës bashkë me alkolin dhe drogat e tjera të rrugës e bën marrëdhënien seksuale të rrezikshme sepse rrit shanset për t’u infektuar me Sëmundjet që transmetohen seksualisht dhe për shtatzani të padëshëruara.

Nuk ka rëndësi doza që përdor. Rëndësi ka që të rinjtë nuk duhet të përdorin barna kundër impotencës pa konsultimin e doktorit.
Të rinjtë duhet të dinë se Viagra, Levitra dhe Cialis janë barna jo për ata me funksion seksual normal, por për ata që kanë nevojë dhe u a rekomandon mjeku.