Warning: Undefined array key 1 in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/acfywhvtfv/public_html/wp-content/themes/jnews/class/ContentTag.php on line 86

Pyetje:
Unë jam një emigrant jashtë Atdheut.
Gruaja më ka ngelur në Shqipëri, shkak dokumentat. Jam në stress.
Për sa kohë ajo mund të më presë? Do më tradhtojë apo jo?
Unë e dua më shumë se vehten.
Faleminderit doktor.
Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin që ke, por në pyetjen tënde ka shumë pak informacion, që do të ishte i vlefshëm për të dhënë një përgjigje sa më të mirë. Do të ishte mirë të dinim: sa vjeç jeni ju të dy? Sa vjet keni jetuar bashkë? Sa vjet keni që jetoni larg njëri-tjetri?A keni fëmijë ? Çfarë arsimi keni dhe çfarë profesionesh ushtroni? Ku jeton ti si emigrant dhe ku jeton gruaja jote ne Shqipëri? E shumë të dhëna të tjera si këto…
Në kushtet që nuk i kam këto të dhëna, përgjigja do të jetë e përgjithshme. Një përgjithësim i gjithë atyre përgjigjeve, që u kam kthyer shokëve të tu emigrantë. Ata të gjithë e vuajnë këtë gjendje dhe përpiqen t’i ruajnë marrëdhënie që kanë në distancë të largët.
A mund të funksionojë marrëdhënia e një çifti, që jeton i ndarë shumë larg prej njëri-tjetrit?
Kjo? është një pyetje shumë e vjetër në librin e dashurive.
Padyshim, që ka sfida, kur dy njerëz që e duan njeri tjetrin, jetojnë larg. Por, ndonjëherë, edhe? sfidat? kanë të mirat e tyre.
Ti dhe gruaja jote jeni duke përjetuar një situatë, që është e pazakontë për dy të rinj të martuar. Pse është e pazakontë? Sepse ti jeton diku jashtë shtetit si emigrant dhe jeta jote atje, ndryshon shumë nga jeta që ti bëje në shtëpinë tënde në atdhe. Kudo ku ke jetuar, në mes të Tiranës, apo në ndonjë fshat të vogël të Shqipërisë.? Atje ku jeton tani, ke parë dhe vazhdon të shohësh gjëra të reja. Ke takuar njerëz interesantë, ke mësuar gjëra që nuk i dije më parë dhe ke pasur shansin të njohësh më mirë edhe veten tënde. Ndërsa, gruaja jote, është akoma në Atdhe. Unë nuk di me kë banon ajo? Me prindërit e saj, me prindërit e tu, ose vetëm?. Të gjitha këto kanë rëndësi. Është ndryshe? po të keni fëmijë dhe ndryshe pa fëmijë. Në çfarë moshe janë fëmijët tuaj ?. Punon ose jo gruaja jote?. Shkon në ndonjë shkollë ose jo?
Si do që të jetë, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo vazhdon jetën, afërsisht, po një soj, si disa vite më parë. Mëson në të njëjtën shkollë, punon në të njëjtën punë, dëgjon të njëjtën muzikë, pi të njëjtat kanoçe me lëngje dhe ha njësoj si më parë. Krijohet përshtypja sikur, përkohësisht, ju nuk kemi më asgjë të përbashkët dhe kjo të frikëson. Mesa duket, ti e ndjen këtë realitet dhe nuk i përgjigjesh dot pyetjes që po vetë e bën: Sa mund të vazhdojmë kështu dhe ku do përfundojë marrëdhënia jonë?
Sigurisht, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pa fund. Ju të dy duhet të bëni zgjedhjen tuaj më të mirë. Kjo zgjedhje është që të bashkoheni pa u vonuar shumë, atje ku je ti, ose atje ku është ajo. Bashkimi do të ishte gjëja më e mirë për marrëdhënien tuaj.
Por edhe ndarja u jep mundësinë që t’i shikoni gjërat ndryshe, nga ç’i shihnit kur ishit bashkë. Shfrytëzo çdo mundësi që t’i bësh sa më të shpeshta vizitat në Atdhe. Kjo varet nga vendi ku je emigrant dhe çfarë statusi ke atje. Ju duhet të dini se telefonatat dhe e-mailet, janë gjëra që e ndihmojnë marrëdhënien.? Në shumë vende, mundet edhe atje ku je ti, e-mailet dërgohen pa paguar, madje, shumë njerëz bisedojnë dhe e shohin njëri-tjetrin në ekran. Shfrytëzoni? mundësitë që ofron interneti, siç është programi “scape”.? Mos i harroni letrat e mënyrës së vjetër. Ato ndihmojnë shumë, që të mbeteni sa më afër me njëri tjetrin. Ato, përveç të tjerave, përmbajnë brenda tyre edhe pak atmosferë romantike.
Unë besoj, se ti dhe gruaja jote, do t’i kapërceni me sukses vështirësitë e ndarjes provizore. Këtë besim e fitova nga mënyra e sinqertë se si ti e shpreh dashurinë për gruan tënde. Bëni kujdes që t’ia përcillni njëri-tjetrit qartë, ato që ndjeni. Kjo është një gjë me shumë rëndësi, që duhet të vazhdoni ta bëni. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë kohën që jeni larg njëri tjetrit, në mos të kënaqshme, të menaxhueshme. Pushimet është mirë të shkosh e t’i kalosh me gruan tënde dhe fëmijët e tu, natyrisht, në qofte se ke. Ju të dy duhet të dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe të njihni? mirë shpresat dhe nevojat që ka shoku. Është krejt normale që një i ri të dëshirojë të dijë hollësira për gruan, nga e cila jeton larg. Është krejt normale, gjithashtu, që ai të interesohet të dijë për punën, për aktivitetet dhe për miqtë e saj të rinj.? Por, kjo gjë nuk është, gjithmonë, e lehtë për gruan. Që ajo të tregojë për gjithçka që ti dëshiron të dish,? ? më përpara ti duhet? t’i kesh dhënë asaj sigurinë se bën, akoma, shumë kujdes për të. Ajo dëshiron të bindet se ti i ke qëndruar besnik, ndaj dhe je i interesuar të dish se çfarë bën ajo. Këtë duhet ta bësh me shumë kujdes. Mos të të shkojë as nëpër mëndje, se ajo është e detyruar ta bëjë këtë për ty, pavarësisht, sjelljeve të tua në emigracion. Siç e shikon, të gjitha këto janë eksperienca të reja, që nuk do t’i provonit po të mos ishit larg. Gjithmonë, kërko nga gruaja të sillet e të bëjë, ashtu siç sillesh e bën edhe ty.
E vlerësoj faktin që ti mendon për fatin e marrëdhënies dhe që je i interesuar ta ruash këtë marrëdhënie në largësi. Siç kuptohet edhe nga shqetësimi yt, këto marrëdhënie në distancë, janë vërtet të vështira dhe janë shumë stresante. Disa njerëz janë të aftë t’i menaxhojnë ato, ndërkohë, që të tjerë nuk e bëjnë dot këtë. Kjo varet nga gjendja e marrëdhënies dhe forca e saj përpara ndarjes. Por, kjo varet dhe nga? personaliteti që ju të dy keni. Unë e kam të vështirë të them se çfarë duhet të presësh nga kjo marrëdhënie . Mendohu mirë, por shpresa të mëdha mos mbaj, po qe se largësia do të vazhdojë pa fund. Shumë herë kam thënë se një marrëdhënie pa seks, është e vështirë të mbahet. Por kjo, nuk përjashton çdo mundësi që marrëdhënia juaj të vazhdojë dhe ta ruajë edhe romancën brenda saj. Marrëdhëniet në largësi midis dy të rinjve të martuar, janë të vështira, por nuk janë të pamundura
Lidhuni me telefon para se të flini, shkruani letra për njëri-tjetrin, dërgoni e-maile ku të përshkruani aktivitetet e ditës, nuk është keq të mbani ditarë. Shikoni fotografitë që keni dalë bashkë, lexoni letrat dhe e-mailet e vjetra, kjo do t’u mbajë afër emocionalisht edhe pse jeni larg fizikisht. Mbajini linjat e komunikimit të hapura, duke biseduar shpesh dhe gjithmonë në mënyrë të ndershme me njëri tjetrin. Kjo do t’u ndihmojë dhe do të lozë rol me rëndësi? për të ndërtuar një urë që do t’u bashkojë të dyve.
Duke qëndruar në kontakt, edhe pse në distancë nga njëri-tjetri, kjo vlen shumë për ju të dy. Përfitoni nga interneti. Sot me ndihmën e tij shumë njerëz bëjnë seks, kështu bëni edhe ju. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta ruajtur marrëdhënien.? Shfrytëzo çdo mundësi,? që ta vizitosh gruan tënde sa më shpesh. Vetëm në këtë mënyrë do të njohësh miqtë që e rrethojnë atë.
Kanë shumë rëndësi vitet që keni qëndruar bashkë. Sa më shumë të keni qëndruar bashkë para ndarjes, aq më pak dyshime? do të shfaqen gjatë marrëdhënies në distancë.? Siç të thashë që në fillim, aspekti më i rëndësishëm në një marrëdhënie të mirë, është komunikimi i mirë, kjo bëhet,veçanërisht, e domosdoshme kur dy të martuar jetojnë larg njëri-tjetrit. Le ta dijë gruaja jote atë që ti ndjen për të dhe inkurajoje edhe atë që të t’i tregojë ndjenjat e saj për ty. Por, më përpara sigurohu se do ta presësh mirë dhe? pa zemërim, kur ajo do të tregojë se në Atdhe, pas largimit tënd, ka takuar njerëz të mrekullueshëm që e mbështetin.
Çdo marrëdhënie ka veçoritë e saj, nuk janë të gjitha njësoj. Por shumica e çifteve që jetojnë larg njëri-tjetrit,? thonë se vështirësia më e madhe është në fillim dhe me kalimin e kohës ajo lehtësohet. Ngarkesa me punë të lodhshme, atje ku je si emigrant, e bën më të lehtë ndarjen.
Përfytyrojeni këtë periudhë të ndarjes, si një kohë që u duhej për të zbuluar gjëra të cilat nuk i njihnit para njohjes me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit kur janë afër me njëri-tjetrin janë shumë të zënë dhe nuk mendojnë për mënyrat si të sillen dhe të punojnë që të jenë një çift ashtu siç duhet. Ndërsa, tani që jeni larg, kuriozitetet, dëshirat dhe hobet e tua të para në këtë vend të ri, mund të zbehin, ose të neglizhojnë shumë nga ato kujtime që ke pasur kur ronit bashkë. Në këto kushte,? mund të ndodhë që, aksidentalisht,? të hapet pak vend për të hyrë një person tjetër, i cili mund të bëhet pjesë e jetës tuaj.
Vizito muzeumet, shko në kinema, ose show të ndryshme, madje, shko në ato që gruas nuk i pëlqente të shkonit bashkë!. Miqësohu me njerëz të tjerë, por të kuptohemi, si persona, jo si partnerë.
Në se ndjeheni të uritur (dhe jo vetëm për shoqëri), përpiquni të gjeni një restorant tjetër, ose mësoni të gatuani për veten tuaj. Kthejeni vetë-seksin, ose masturbacionin në një hobi. Kur vetë -gatimi nuk u pëlqen, ka plot hobe të tjera që t’i provoni. A merreni me ndonjë sport? A jeni? tipa artistikë e krijues që pikturoni, bëni muzikë, shkruani poezi? Përdoreni imagjinatën në shumë mënyra për të bërë atë që u intereson dhe u jep kënaqësi. Sa më shumë gjëra të reja të bëni, aq më shumë do të keni çfarë t’i tregoni njëri-tjetrit kur të bashkoheni. Nuk e keni vënë re në internet, se sa shumë njerëz në emigracion shkruajnë volume të tëra me poezi? Kjo nuk është kot, është mënyrë për të luftuar me vetminë.
Këto që të shkrova vlejnë për të dy, gjatë kohës që jeni larg. Mundohuni ta gjeni veten, shfrytëzoni mbështetjen e miqve të mirë dhe trajtojeni atë mbështetje drejt. Në qofte se ndjeni se kjo nuk do të zgjidhet shpejt, kërkoni një konsultim psikologjik.
Dëgjo dhe këto fjalë të fundit. Mos lejoni që dashuria në distancë të bëhet një vuajte fizike. Ndonëse, të rinjtë kur ndahen, i premtojnë njëri-tjetrit? “besnikëri të madhe” dhe se “marrëdhënia e tyre do t’i mbijetojë largësisë”, e vërteta është se fare pak prej tyre, veçanërisht, burrat në emigrim, e mbajnë premtimin. Në det ka shumë peshq për t’i provuar. Përkushtimin tek dashuria dhe tek marrëdhënia, vetëm, pak njerëz e bëjnë, veçanërisht,? në këtë moment të jetës, kur të dy provojnë një pavarësi të re. Statistikat në Botë tregojnë se edhe në rastet kur çiftet jetojnë afër njëri-tjetrit, madje, bëjnë, siç thonë ata vetë, jetë të lumtur, mbi 50% e burrave dhe pothuaj po aq gra, fatkeqësisht, e tradhtojnë njëri tjetrin.
Në kushtet tuaja, mendoj se ka gjëra që duhet t’i bëni dhe gjëra që nuk duhet t’i bëni.
•? ? ? Është mirë? të jeni realistë e të mos shpresoni për gjëra që në të vërtetë nuk arrihen.
•? ? ? Është mirë? të jeni të hapur për të takuar njerëz të rinj
•? ? ? Është mirë të jeni të ndershëm me veten dhe me të tjerët.
Por
•? ? ? Nuk është mirë t’i harxhoni të gjitha paratë për telefonata.
•? ? ? Nuk është mirë të injoroni të gjithë ata që u duken interesantë dhe u tërheqin.
•? ? ? Nuk është mirë ta jetoni jetën tuaj në atë mënyrë, që të ndjeheni mizerabël.
Mbani mend, në qoftë se marrëdhënia në distancë nuk funksionon, kjo vërtet, është një trishtim i madh dhe i dhimbshëm, por? prishja e marrëdhënies, në qofte se duhet dhe atëherë kur duhet, krijon hapësirë për dikë tjetër, që e keni njohur dhe me të cilin jeni afruar.
Paçi fat, për ta kapërcyer me sukses distancën që u ndan.
Doktori
New Jersey Nëntor 5, 2009
JETOJMË LARG
Pyetje:
Unë jam një emigrant jashtë Atdheut.
Gruaja më ka ngelur në Shqipëri, shkak dokumentat. Jam në stress.
Për sa kohë ajo mund të më presë? Do më tradhtojë apo jo?
Unë e dua më shumë se vehten.
Faleminderit doktor.
Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin që ke, por në pyetjen tënde ka shumë pak informacion, që do të ishte i vlefshëm për të dhënë një përgjigje sa më të mirë. Do të ishte mirë të dinim: sa vjeç jeni ju të dy? Sa vjet keni jetuar bashkë? Sa vjet keni që jetoni larg njëri-tjetri?A keni fëmijë ? Çfarë arsimi keni dhe çfarë profesionesh ushtroni? Ku jeton ti si emigrant dhe ku jeton gruaja jote ne Shqipëri? E shumë të dhëna të tjera si këto.
Në kushtet që nuk i kam këto të dhëna, përgjigja do të jetë e përgjithshme. Një përgjithësim i gjithë atyre përgjigjeve, që u kam kthyer shokëve të tu emigrantë. Ata të gjithë e vuajnë këtë gjendje dhe përpiqen t’i ruajnë marrëdhënie që kanë në distancë të largët.
A mund të funksionojë marrëdhënia e një çifti, që jeton i ndarë shumë larg prej njëri-tjetrit?
Kjo është një pyetje shumë e vjetër në librin e dashurive.
Padyshim, që ka sfida, kur dy njerëz që e duan njeri tjetrin, jetojnë larg. Por, ndonjëherë, edhe sfidat kanë të mirat e tyre.
Ti dhe gruaja jote jeni duke përjetuar një situatë, që është e pazakontë për dy të rinj të martuar. Pse është e pazakontë? Sepse ti jeton diku jashtë shtetit si emigrant dhe jeta jote atje, ndryshon shumë nga jeta që ti bëje në shtëpinë tënde në atdhe. Kudo ku ke jetuar, në mes të Tiranës, apo në ndonjë fshat të vogël të Shqipërisë. Atje ku jeton tani, ke parë dhe vazhdon të shohësh gjëra të reja. Ke takuar njerëz interesantë, ke mësuar gjëra që nuk i dije më parë dhe ke pasur shansin të njohësh më mirë edhe veten tënde. Ndërsa, gruaja jote, është akoma në Atdhe. Unë nuk di me kë banon ajo? Me prindërit e saj, me prindërit e tu, ose vetëm?. Të gjitha këto kanë rëndësi. Është ndryshe po të keni fëmijë dhe ndryshe pa fëmijë. Në çfarë moshe janë fëmijët tuaj ?. Punon ose jo gruaja jote?. Shkon në ndonjë shkollë ose jo?.
Si do që të jetë, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo vazhdon jetën, afërsisht, po një soj, si disa vite më parë. Mëson në të njëjtën shkollë, punon në të njëjtën punë, dëgjon të njëjtën muzikë, pi të njëjtat kanoçe me lëngje dhe ha njësoj si më parë. Krijohet përshtypja sikur, përkohësisht, ju nuk kemi më asgjë të përbashkët dhe kjo të frikëson. Mesa duket, ti e ndjen këtë realitet dhe nuk i përgjigjesh dot pyetjes që po vetë e bën: Sa mund të vazhdojmë kështu dhe ku do përfundojë marrëdhënia jonë?
Sigurisht, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pa fund. Ju të dy duhet të bëni zgjedhjen tuaj më të mirë. Kjo zgjedhje është që të bashkoheni pa u vonuar shumë, atje ku je ti, ose atje ku është ajo. Bashkimi do të ishte gjëja më e mirë për marrëdhënien tuaj.
Por edhe ndarja u jep mundësinë që t’i shikoni gjërat ndryshe, nga ç’i shihnit kur ishit bashkë. Shfrytëzo çdo mundësi që t’i bësh sa më të shpeshta vizitat në Atdhe. Kjo varet nga vendi ku je emigrant dhe çfarë statusi ke atje. Ju duhet të dini se telefonatat dhe e-mailet, janë gjëra që e ndihmojnë marrëdhënien. Në shumë vende, mundet edhe atje ku je ti, e-mailet dërgohen pa paguar, madje, shumë njerëz bisedojnë dhe e shohin njëri-tjetrin në ekran. Shfrytëzoni mundësitë që ofron interneti, siç është programi “scape”. Mos i harroni letrat e mënyrës së vjetër. Ato ndihmojnë shumë, që të mbeteni sa më afër me njëri tjetrin. Ato, përveç të tjerave, përmbajnë brenda tyre edhe pak atmosferë romantike.
Unë besoj, se ti dhe gruaja jote, do t’i kapërceni me sukses vështirësitë e ndarjes provizore. Këtë besim e fitova nga mënyra e sinqertë se si ti e shpreh dashurinë për gruan tënde. Bëni kujdes që t’ia përcillni njëri-tjetrit qartë, ato që ndjeni. Kjo është një gjë me shumë rëndësi, që duhet të vazhdoni ta bëni. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë kohën që jeni larg njëri tjetrit, në mos të kënaqshme, të menaxhueshme. Pushimet është mirë të shkosh e t’i kalosh me gruan tënde dhe fëmijët e tu, natyrisht, në qofte se ke. Ju të dy duhet të dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe të njihni mirë shpresat dhe nevojat që ka shoku. Është krejt normale që një i ri të dëshirojë të dijë hollësira për gruan, nga e cila jeton larg. Është krejt normale, gjithashtu, që ai të interesohet të dijë për punën, për aktivitetet dhe për miqtë e saj të rinj. Por, kjo gjë nuk është, gjithmonë, e lehtë për gruan. Që ajo të tregojë për gjithçka që ti dëshiron të dish, më përpara ti duhet t’i kesh dhënë asaj sigurinë se bën, akoma, shumë kujdes për të. Ajo dëshiron të bindet se ti i ke qëndruar besnik, ndaj dhe je i interesuar të dish se çfarë bën ajo. Këtë duhet ta bësh me shumë kujdes. Mos të të shkojë as nëpër mëndje, se ajo është e detyruar ta bëjë këtë për ty, pavarësisht, sjelljeve të tua në emigracion. Siç e shikon, të gjitha këto janë eksperienca të reja, që nuk do t’i provonit po të mos ishit larg. Gjithmonë, kërko nga gruaja të sillet e të bëjë, ashtu siç sillesh e bën edhe ty.
E vlerësoj faktin që ti mendon për fatin e marrëdhënies dhe që je i interesuar ta ruash këtë marrëdhënie në largësi. Siç kuptohet edhe nga shqetësimi yt, këto marrëdhënie në distancë, janë vërtet të vështira dhe janë shumë stresante. Disa njerëz janë të aftë t’i menaxhojnë ato, ndërkohë, që të tjerë nuk e bëjnë dot këtë. Kjo varet nga gjendja e marrëdhënies dhe forca e saj përpara ndarjes. Por, kjo varet dhe nga personaliteti që ju të dy keni. Unë e kam të vështirë të them se çfarë duhet të presësh nga kjo marrëdhënie . Mendohu mirë, por shpresa të mëdha mos mbaj, po qe se largësia do të vazhdojë pa fund. Shumë herë kam thënë se një marrëdhënie pa seks, është e vështirë të mbahet. Por kjo, nuk përjashton çdo mundësi që marrëdhënia juaj të vazhdojë dhe ta ruajë edhe romancën brenda saj. Marrëdhëniet në largësi midis dy të rinjve të martuar, janë të vështira, por nuk janë të pamundura
Lidhuni me telefon para se të flini, shkruani letra për njëri-tjetrin, dërgoni e-maile ku të përshkruani aktivitetet e ditës, nuk është keq të mbani ditarë. Shikoni fotografitë që keni dalë bashkë, lexoni letrat dhe e-mailet e vjetra, kjo do t’u mbajë afër emocionalisht edhe pse jeni larg fizikisht. Mbajini linjat e komunikimit të hapura, duke biseduar shpesh dhe gjithmonë në mënyrë të ndershme me njëri tjetrin. Kjo do t’u ndihmojë dhe do të lozë rol me rëndësi për të ndërtuar një urë që do t’u bashkojë të dyve.
Duke qëndruar në kontakt, edhe pse në distancë nga njëri-tjetri, kjo vlen shumë për ju të dy. Përfitoni nga interneti. Sot me ndihmën e tij shumë njerëz bëjnë seks, kështu bëni edhe ju. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta ruajtur marrëdhënien. Shfrytëzo çdo mundësi, që ta vizitosh gruan tënde sa më shpesh. Vetëm në këtë mënyrë do të njohësh miqtë që e rrethojnë atë.
Kanë shumë rëndësi vitet që keni qëndruar bashkë. Sa më shumë të keni qëndruar bashkë para ndarjes, aq më pak dyshime do të shfaqen gjatë marrëdhënies në distancë. Siç të thashë që në fillim, aspekti më i rëndësishëm në një marrëdhënie të mirë, është komunikimi i mirë, kjo bëhet,veçanërisht, e domosdoshme kur dy të martuar jetojnë larg njëri-tjetrit. Le ta dijë gruaja jote atë që ti ndjen për të dhe inkurajoje edhe atë që të t’i tregojë ndjenjat e saj për ty. Por, më përpara sigurohu se do ta presësh mirë dhe pa zemërim, kur ajo do të tregojë se në Atdhe, pas largimit tënd, ka takuar njerëz të mrekullueshëm që e mbështetin.
Çdo marrëdhënie ka veçoritë e saj, nuk janë të gjitha njësoj. Por shumica e çifteve që jetojnë larg njëri-tjetrit, thonë se vështirësia më e madhe është në fillim dhe me kalimin e kohës ajo lehtësohet. Ngarkesa me punë të lodhshme, atje ku je si emigrant, e bën më të lehtë ndarjen.
Përfytyrojeni këtë periudhë të ndarjes, si një kohë që u duhej për të zbuluar gjëra të cilat nuk i njihnit para njohjes me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit kur janë afër me njëri-tjetrin janë shumë të zënë dhe nuk mendojnë për mënyrat si të sillen dhe të punojnë që të jenë një çift ashtu siç duhet. Ndërsa, tani që jeni larg, kuriozitetet, dëshirat dhe hobet e tua të para në këtë vend të ri, mund të zbehin, ose të neglizhojnë shumë nga ato kujtime që ke pasur kur ronit bashkë. Në këto kushte, mund të ndodhë që, aksidentalisht, të hapet pak vend për të hyrë një person tjetër, i cili mund të bëhet pjesë e jetës tuaj.
Vizito muzeumet, shko në kinema, ose show të ndryshme, madje, shko në ato që gruas nuk i pëlqente të shkonit bashkë!. Miqësohu me njerëz të tjerë, por të kuptohemi, si persona, jo si partnerë.
Në se ndjeheni të uritur (dhe jo vetëm për shoqëri), përpiquni të gjeni një restorant tjetër, ose mësoni të gatuani për veten tuaj. Kthejeni vetë-seksin, ose masturbacionin në një hobi. Kur vetë -gatimi nuk u pëlqen, ka plot hobe të tjera që t’i provoni. A merreni me ndonjë sport? A jeni tipa artistikë e krijues që pikturoni, bëni muzikë, shkruani poezi? Përdoreni imagjinatën në shumë mënyra për të bërë atë që u intereson dhe u jep kënaqësi. Sa më shumë gjëra të reja të bëni, aq më shumë do të keni çfarë t’i tregoni njëri-tjetrit kur të bashkoheni. Nuk e keni vënë re në internet, se sa shumë njerëz në emigracion shkruajnë volume të tëra me poezi? Kjo nuk është kot, është mënyrë për të luftuar me vetminë.
Këto që të shkrova vlejnë për të dy, gjatë kohës që jeni larg. Mundohuni ta gjeni veten, shfrytëzoni mbështetjen e miqve të mirë dhe trajtojeni atë mbështetje drejt. Në qofte se ndjeni se kjo nuk do të zgjidhet shpejt, kërkoni një konsultim psikologjik.
Dëgjo dhe këto fjalë të fundit. Mos lejoni që dashuria në distancë të bëhet një vuajte fizike. Ndonëse, të rinjtë kur ndahen, i premtojnë njëri-tjetrit “besnikëri të madhe” dhe se “marrëdhënia e tyre do t’i mbijetojë largësisë”, e vërteta është se fare pak prej tyre, veçanërisht, burrat në emigrim, e mbajnë premtimin. Në det ka shumë peshq për t’i provuar. Përkushtimin tek dashuria dhe tek marrëdhënia, vetëm, pak njerëz e bëjnë, veçanërisht, në këtë moment të jetës, kur të dy provojnë një pavarësi të re. Statistikat në Botë tregojnë se edhe në rastet kur çiftet jetojnë afër njëri-tjetrit, madje, bëjnë, siç thonë ata vetë, jetë të lumtur, mbi 50% e burrave dhe pothuaj po aq gra, fatkeqësisht, e tradhtojnë njëri tjetrin.
Në kushtet tuaja, mendoj se ka gjëra që duhet t’i bëni dhe gjëra që nuk duhet t’i bëni.
· Është mirë të jeni realistë e të mos shpresoni për gjëra që në të vërtetë nuk arrihen.
· Është mirë të jeni të hapur për të takuar njerëz të rinj
· Është mirë të jeni të ndershëm me veten dhe me të tjerët.
Por
· Nuk është mirë t’i harxhoni të gjitha paratë për telefonata.
· Nuk është mirë të injoroni të gjithë ata që u duken interesantë dhe u tërheqin.
· Nuk është mirë ta jetoni jetën tuaj në atë mënyrë, që të ndjeheni mizerabël.
Mbani mend, në qoftë se marrëdhënia në distancë nuk funksionon, kjo vërtet, është një trishtim i madh dhe i dhimbshëm, por prishja e marrëdhënies, në qofte se duhet dhe atëherë kur duhet, krijon hapësirë për dikë tjetër, që e keni njohur dhe me të cilin jeni afruar.
Paçi fat, për ta kapërcyer me sukses distancën që u ndan.
Doktori
New Jersey Nëntor 5, 2009