Pyetje:
Përshëndetje doktor, jam një grua 38 vjec. Kam probleme me vaginën e thatë edhe kam dhimbje kur bashkëshorti e fut në vaginë penisin.
Përgjigje:
Tharja vaginale, zakonisht, fillon në moshë më të madhe, por nuk është gjë e rrallë edhe në moshën tënde.
Provoni të bëni paralojë të zgjatur dhe penetrimin ta bëni pasi ti të jesh lagur mirë.
Një ndihmë shumë e mirë për ju do të jetë përdorimi i nje lubrifikanti: Astroglite ose K-Y që do ta merrni në farmaci. Përdoreni me disa pika, por vagina, penisi dhe kondomi të lubrifikohen mirë. Në qoftë se nuk i gjeni këto lubrifikantë, mund t’i zëvendësoni me vaj ulliri.
Shko të bësh një përcaktim të hormoneve femërore, dhe një vizitë tek gjinekologu.
Pac fat e shëndet
Doktori