Pyetje:
Përshëndetje doktor. Jam një djalë 18 vje?. Pasi pata marrëdhënie me të dashurën time , vura re që pata vështirësi në ngrehjen e penisit , dhe nuk arrita as në orgazëm. Theksoj se nuk kisha ndonjë emocion psikologjik ose emocional. Gjithashtu dua të them se konsumoj rreth 2 paketa cigare në ditë prej disa vitesh ! Faleminderit.
Përgjigje:
Më vjen keq që një i ri 18 vje? të ankohet nga mungesa e ereksionit të fortë. Zakonisht me djemtë e rinj problemi është psiko-emocional, të cilin ti e përjashton, por që mund të jetë prezent.
Por tek ty ka nje problem shumë më të madh dhe ky është tymosja e duhanit.
Tymosja e duhanit i merr frymën penisit. E pakëson, dukshëm, sasinë e gjakut që vjen në penis, i cili është i domosdoshëm për të arritur ato ereksione të mrekullueshme, që të gjithë djemtë dhe vajzat i kanë qejf. ?farë është një penis që nuk forcohet. Një organ që nuk kryen njërin nga funksionet e tij më të rëndësishme. Ai shërben vetëm për të urinuar.
Dhe… e gjitha kjo sepse ti tymos dy paketa në ditë. J?a ke marrë frymën penisit tënd, sikur dikush të të hidhte lakun në qafë.
Lëre duhanin që sot dhe do të shohësh se sa përmirësim do të kesh menjëherë. Ereksionet do të jenë të mrekullueshme. Më lejo të të pyes a është më mirë të pish duhan dhe të dëmtosh shëndetin dhe jetën seksuale, apo ta flakësh duhanin dhe të gëzosh jetën e bukur seksuale.
Nga duhani askush nuk ka përfitim, të gjithë vuajnë.
Merru me sport, shëtitje dhe ushqehu normalisht.
Pa? fat dhe shëndet
Doktori