Vagina e thatë

vagina-150x150Pyetje:
Doktor,
Kur filloj marrëdhënien seksuale kam përshtypjen se, siç thoni ju, jam plotësisht e lubrifikuar. Por ditën pasi kam bërë seks vaginën e ndjej të thatë dhe të irituar.
Cfarë mund të përdor për të zbutur iritimin?
Faleminderit.

Përgjigje :
Edhe pse duket që vagina është e njomur mjaftueshëm, kur bën interkursë të zgjatur dhe të fuqishme vagina mund të thahet përpara se marrëdhënia seksuale të ketë përfunduar dhe kjo ndodh pa e vënë re gruaja fare. Kur kjo ndodh, dy sipërfaqe të thata fërkohen me njera tjetrën dhe nga fërkimi krijohen gërvishtje të vogla që shkaktojnë enjtje dhe djegje.
Mirë është të përdorni lubrifikant me bazë silikoni, ky është më i mirë për këtë punë nga lubrifikanti me bazë ujore. Efekti i tij zgjat më shumë, e mbulon vaginën më mirë dhe është më i sigurtë kur përdoret me kondomin. Por edhe pasi të keni përdorur këtë lubrifikant, ju mund të keni pak iritacione ose shqetësime pas seksit, herë pas here.
Po qe se kjo ndodh me juve, qëndroni në një banjë me ujë të pastërt të ngrohët për 15 deri 20 minuta sa të zbutet zona. Mos përdorni vajra, lëndë që bëjnë shkumë (banjë me fllucka) dhe mos përdorni sapun.
Të uroj shëndet dhe fat.
Doktori.

3 Responses to Vagina e thatë

  1. JONA says:

    Para 2muajsh bera 1vizite tek gjinekologia dhe me keshilloi qe trupi im ka sh nevoj per seks.Jam 24 vjec dhe kam 4 vjet e lidhur.Nuk kam jete seksuale te rregullt pasi i dashuri im jeton jashte Shqiperie.Kam 8 muaj qe nuk bej seks dhe kam ndenjur edhe 2 vjet me pare pa kotakte seksuale.Problemi eshte qe une nuk kam deshire seksuale .A mund te me sjell kjo probleme te metejshme dhe ftohje seksuale?Me respekt Jona!

  2. Arta says:

    Pershendetje dr.Isha e martuar vetem 1.5 muaj,u martova ne moshen 30 vjecare,dhe atehere ishe mardhenia ime e pare.Pas 1.5 muaji u ndava nga bashkeshorti,dhe qe nga atehere nuk kam pasur mardhenie me.Tash kur kam mbushur 37 vjet,jam martuar perseri,mirepo problemi qendron se gjate aktit seksual,kam dhimbje dhe tharje te vagines. Vetem gjate heres se pare seksi shkoi mire dhe pa dhimbje.Me tregoni ju lutem pse kam kete problem.Me respekt,Arta.

  3. dona says:

    jam 21 vjeqe kam jet te rregullt seskuale me partnerin tim, vetem nje here kam pasur enjtje ne vagin jam e merakosur, qka te bej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>