Vagina mban erë të keqe

vaginaPYETJE:

Doktor,

Kam një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçe që çdo ditë më ankohet se vagina e saj mban erë të keqe. Kjo e detyron që edhe në shkollë t’u qëndrojë larg shoqeve dhe shokëve. Të lutem më ndihmo me ndonjë përgjigje.

PËRGJIGJE:

Vajza jote mund të jetë vërtet e shqetësuar për erën e vaginës së saj,? ngaqë djemtë, shpesh, bëjnë shakara të rënda kur thonë se vagina e vajzave mban erë peshku. Shoqet e saj që janë paranojake si edhe ajo, mendojnë se vagina vërtet mban erë të rëndë.

Unë do t’u them të vërtetën: Nuk ka rëndësi si mban erë vagina juaj, të tjerët rreth jush nuk e nuhatin dot atë, kur ju jeni të veshura. Pamvarësisht ekzagjerimeve, për shumicën e djemve, era e vaginës është tërheqëse dhe seksy. Nuk ka nevojë ta maskoni erën e saj natyrale me produkte “hygjenike”, ta parfumosni ose të bëni shplarje të saj (douches)…

Vagina, është e vërtetë që mban erë shpesh të mirë, më rallë mban erë të keqe. Erës seksuale të grave dhe vajzave u është vënë emri cassolette (kjo do të thotë në Fërngjisht “kuti parfumi”, ndonse në në Spanjisht kjo fjalë ka kuptimin “enë e salcës”).

Sipas shkencëtarëve, era e vaginës përbëhet nga më shumë se tridhjet komponentë, shumica e të cilëve mbajnë erë si djathë Limburger. Këto komponentë çlirohen nga? nga organe të ndryshme: disa vinë nga gjëndrat rreth vulvë, të tjera nga gjëndrat në tubat e ovareve, ndërsa të tjera nga shtresa e brëndëshme e uterusit. Disa nga këto komponentë janë acide yndyrore volatile që quhen copulins që kur janë në koncentracione të mëdha vinë erë peshku. Në testimet klinike është vënë re se burrat e pëlqejnë erën e kopulinave dhe u pëlqejnë gratë me këtë erë, natyrysht, kur nuk është shumë e fortë.

Sot flitet shumë se copulinat do të jenë në bazë të një parfumi që do t’i çmëndij burrat dhe patentat për prodhimin e tij industrial janë marrë tanimë.

Por ju duhet të dini se era e fortë vaginale, mund të jetë shënjë e një infeksioni që kërkon mjekim dhe jo parfumim. Në këtë rast, shkoni tek doktori. Mënyra më e mirë që trupi t’u vijë erë të mirë e të pastërt është të laheni rregullisht dhe kur jeni me periodat, ndroini tamponat dhe pecet shpesh.

Mbani parasysh se edhe kur dikush u këshillon të bëni dushe vaginale, unë u lutem që të mos i bëni. Dushet rritin mundësinë për t’u infektuar me një Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme (SST). Kjo ndodh nga që vagina e juaj, pas dushit, bëhet alkaline, gjë që prish? balancën natyrale bakteriale. Ju mund të keni dëgjuar dhe një gënjeshtër tjetër, të cilën nuk duhet ta besoni: Dushet vaginale pas seksit, parandalojnë shtatzaninë. E kundërta është e vërtetë. Dushet ndihmojnë që spermatozoidët të shkojnë në uterus dhe tubat e Fallopit, ku takojnë vezën dhe e fertilizojnë atë. Po ashtu, dushet, ndihmojnë mikrobet që të shkojnë në uterus dhe në tuba e ovareve dhe të shkaktojnë infeksione serioze atje. Po qe se ke një infeksion, dushi, do të maskojë simptomat dhe do ta shtyjë mjekimin për më vonë.

Shpresoj ta kesh marrë përgjigjen që dëshiroje.

Doktori

20 Responses to Vagina mban erë të keqe

  1. diellza says:

    gjat aktit seksual vagina ime mban ere te keqe i dashuri im smund ta duron dot i vjen per te vjell .jam e shqetesuar pse kjo ere kur mbaj hygjen te mjaftueshme me shampo intim dhe gjithqka qe e shte e nevojshme ju lutem me ktheni pergjgje ,por kjo nuk na ka ndodhur ma heret vetem kohen e fundit qka mund te jetsi pasoj ju falemeinderit ,ju lutem pergjigjuni pyetees time

  2. Doktori says:

    VAGINA MBAN ERE TE KEQE!!

    (VAGINOZA BAKTERIALE)

    Përgjigje:
    Sapo lexova pyetjen tënde, mendja më shkoi tek infeksioni nga i cili vuajnë shumë gra e vajza, që quhet Vaginoza bakteriale (V.B).
    Ç’është vaginoza bakteriale?
    Është infeksioni më i shpeshtë vaginal në gratë e vajzat e moshës së pjellorisë. Kjo ndodh, kur balanca normale e baktereve në vaginë prishet. Normalisht, vagina përmban shumë baktere të “mira” dhe fare pak baktere të “dëmshme”. Vaginoza bakteriale zhvillohet kur rriten bakteret e “dëmshme” dhe pakësohen bakteret e “mira”
    Cili është shkaku i vaginozës bakteriale?
    Shkaku nuk dihet mirë. Ajo mund të zhvillohet kur krijohen kushte që prishin ekuilibrin biologjik midis baktereve të mira, që e mbrojnë vaginën nga infeksionet dhe baktereve të dëmshme. Nuk është shumë i qartë roli i aktivitetit seksual në zhvillimin e vaginozës bakteriale, por një gjë është e sigurtë: Vaginoza bakteriale haset më shpesh, madje është e zakonshme, tek gratë dhe vajzat që bëjnë marrëdhënie seksuale vaginale. Por vaginoza bakteriale nuk e ka shkakun gjithnjë tek seksi vaginal. Ka dhe arsye të tjera që e prishin balancën bakteriale normale në vaginë dhe e rrezikojnë gruan për vaginozë bakteriale. Këto arsye janë:
    • Kur bën seks me një partner që sapo e ka zënë.
    • Kur bën seks me shumë partnerë seksualë.
    • Kur përdor dushet vaginale ose shpëlarjet e vaginës.
    • Kur përdor pajisjet intrauterine për kontrollin e lindjeve.
    • Kur nuk përdor kondomin vazhdimisht dhe në mënyrë të rregullt.
    Cilat janë shenjat e vaginozës bakteriale?
    Gruaja mund të ketë sekrecione, që janë jo të zakonshme dhe me erë të keqe. Disa gra, siç je edhe ti, thonë se era është shumë e keqe, e padurueshme, si erë peshku, veçanërisht, pas aktit seksual. Sekrecionet mund të jenë të bardha (si qumësht), ose gri dhe të trasha. Shenja të tjera mund të jenë ndjenja e djegies gjatë urinimit, kruajtje jashtë vaginës dhe iritim i indeve. Këto shenja mund të gjenden edhe në infeksione të tjera vaginale. Disa gra me vaginozë bakteriale nuk kanë fare shenja. Disa të tjera kanë vetëm erën e keqe.
    Si diagnostikohet vaginoza bakteriale?
    Ka një analizë për këtë. Doktori do të marrë material për analizë nga sekrecionet e tua në vaginë dhe do ta analizojë. Doktori, kur do të vizitojë vaginën tënde, do të shikojë shenjat e sëmundjes, siç janë sekrecionet gri, ose të bardha,
    Si ta mjekoni vaginozën bakteriale?
    Kjo mjekohet me antibiotikë për të cilat jep recetë doktori. Ndryshe nga sëmundjet e tjera infektive seksuale, ku të dy partnerët duhet të mjekohen, që të mos kalojë infeksioni nga njeri tek tjetri në mënyrë të përsëritur (loja e ping-pongut me mikrobet), në rastin e vaginozës bakteriale, djali me të cilin ti bën seks nuk ka nevojë për mjekim. Vaginoza bakteriale përsëritet edhe pasi të jeni mjekuar. Antibiotikët më të përdorur janë: metronidazoli dhe clindamycine.
    A shkakton vaginoza bakteriale probleme mjekësore?
    Kur vaginoza bakteriale nuk mjekohet, sigurisht, shkakton probleme. Këto probleme janë:
    • Probleme me shtatzëninë: Vaginoza bakteriale mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe lindje të fëmijëve me peshë të vogël(më pak se 2.5 kg)
    • Sëmundja inflamatore pelvike: Kjo është një infeksion që prek uterusin, ovaret dhe tubat e fallopit, që mbartin vezët nga ovari në uterus. Gratë që kanë vaginozë bakteriale, janë më të rrezikuara që të sëmuren me sëmundjen inflamatore pelvike pas operacioneve kirurgjikale gjinekologjike, siç është heqja e mitrës dhe aborti.
    • Janë më të rrezikuara për t’u infektuar me një sëmundje infektive seksuale tjetër. Gratë që vuajnë nga vaginoza bakteriale i kanë më të mëdha shanset të sëmurën me një SIS tjetër, siç janë gonorea, chlamidia dhe HIV. Gratë me HIV, që kanë dhe vaginozë bakteriale, i kanë më të mëdha shanset që ta kalojnë HIV-in tek partneri seksual.
    Si parandalohet vaginoza bakteriale?
    Vaginoza bakteriale nuk njihet mirë as nga shkencëtarët, ndaj dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur prej saj nuk dihet. Ajo që dihet është se vaginoza bakteriale gjithnjë shfaqet kur zë një partner të ri seksual, ose kur gruaja ka shumë partnerë seksualë. Për t’u mbrojtur kundër vaginozës bakteriale provoni këto gjëra:
    • Mos bëni seks. Mënyra më e mirë për të parandaluar SIS është të hiqni dorë nga seksi (abstinenca). Të mos bëni seks vaginal, seks oral dhe seks anal. A jeni ju dhe të gjitha shoqet e tua, të zonjat ta zbatoni këtë porosi absurde? Natyrisht, që jo, veçanërisht, sot. Atëherë provoni këto të tjerat:
    • Të jesh besnike. Të bësh seks vetëm me një partner. Kjo është një nga mënyrat që ul rrezikun për t’u infektuar. Të jeni besnikë ndaj njëri-tjetrit. Kjo do të thotë të bëni seks vetëm me njëri-tjetrin, jo me njeri tjetër.
    • Të përdorni kondomin. Të mbroni veten me kondom çdo herë që bëni seks vaginal, anal ose oral. Kondomet duhet të përdoren për çdo tip seksi dhe me çdo partner. Për seksin vaginal, përdorni një kondom mashkullor lateksi, ose një kondom femëror polyuretani. Për seks anal, përdorni kondom lateksi mashkullor. Për seks oral përdorni copat plastike dentare (një material gome që vendoset mbi anus ose vaginë përpara kontaktit seksual.)
    • Mos bëni dushe të vaginës. Dushi vaginal largon disa baktere normale që ndodhen në vaginë dhe që e mbrojnë gruan nga infeksionet. Duke e larë vaginën shumë dhe shpesh, siç thua ti, ju i rritni shanset të sëmureni me vaginozë bakteriale. Kjo rrit shanset që të sëmureni përsëri pasi të jeni mjekuar.
    • Bisedo me partnerin seksual lidhur me SIS dhe përdorimin e kondomit. Varet nga ju që të siguroheni se jeni të mbrojtura. Mos harro: është trupi yt dhe ti duhet ta mbrosh atë.
    • Bisedo sinqerisht me doktorin ose maminë dhe me partnerin, ose partnerët e tu seksualë, lidhur me SIS që ti ose partneri yt ka. Bisedoni për çdo rrjedhje në organet gjenitale. Për këtë nuk duhet të ndjesh zor.
    • Të bësh ekzaminime gjinekologjike të rregullta. Bisedo me doktorin lidhur me shpeshtësinë e këtyre vizitave tek gjinekologu. Shumë analiza dhe teste për SIS mund të bëhen gjatë vizitës tek gjinekologu.
    • Po qe se je shtatzënë dhe ke shenjat e vaginozës bakteriale, ose ke pasur një lindje të parakohshme ose lindje me peshë të vogël në të kaluarën, bë analizat për vaginozë bakteriale. Bë analizat menjëherë sa të shkon mendja për të ngelur shtatzënë.
    • Mbaroi ilaçet. Po qe se ke vaginozë bakteriale, përfundoi të gjitha ilaçet që të ka dhënë doktori. Edhe kur simptomat kalojnë, ju duhet ta vazhdoni, akoma, mjekimin deri sa të mbarojnë ilaçet.

    Paç fat e shëndet
    Doktori
    New Jersey Nëntor 16, 2009

  3. liridona says:

    pershendetje i dashur doktor kam nje problem,ka nje vit qe ngadal dal me jan leshuar disa si gjuhesa te lekures ne vagin jan 4-5 jam si gjuha e gojes por pak me te shkurtra dhe kan ngjyr te kuqrremt si mund te jet shkaku se me te dashurin tim sa her dal me te e ndjej knaqesin vaginale qe zgjat 7-8der 10 sekonda kur masturbojm a mund te jet kjo qe vagina me eshte leshuar dhe jan shum te buta dhe te ndieshmesikurse gjuha e gojes ,qka te bej te lutem me trego sepse ndihem si e deformuar ne vagin,me pengon shum pres ndihmen tende te lutem me trego si tja bej

  4. ana says:

    pershendetje doktor.ne rastin e vaginozes bakteriale ju thoni qe nje nder aryset e marrjes se ketij infeksioni mund t ejete,kryerja e marredhenieve me nje partner qe sapo e ka marr,e me pas shkruani qe djali me te cilin keni kryer marredhenie,ska nevoje per mjekim.por nqs eshte marre prej tij infeksioni si ka mundesi ,qe ska nevoje per mjekim,nderkohe qe mund ta trasmetoje ne menyre te vazhdueshme.edhe ju lutem,cfare keshilloni ne keto raste tjeter lloj ilaci,qe te jete me shperlarje.po ne rastet kur pervec eres se peshkut ,ka ere qepe???????faleminderit

  5. elona says:

    Pershendetje doktor.Jam nje vajze 14 vjecare , lengu qe me del nga vagina ka ngjyre te verdhe , ka ere jo shume te keqe por ka pak dhe kam pak kruajtje, dhimbje nuk kam. Menstruacionet nuk me kane ardhur ende. Shkaku qe ne vagine kam kruajtje dhe pak ere eshte shenje e ndonje infeksioni? Ju lutem me ktheni pergjigje.
    Faleminderit.

  6. nora 25 says:

    pershendetje doktor. jam martuar qe 10 muj , qe 2 muaj me vjen era e keqe nga vagina kam mardhenje veq me burrin tim edhe nuk kam pasur mardhenje me pare ju lutem doktor me trego per ket problem se jam e merakosur shum , edhe a mos kam porblem te mes shtatezen

  7. etleva says:

    Gjate aktit i dashuri tim ne vend te spermes i doli gjak dhe ejakulon shume shpejt dhe ,une nuk jam e virgjer por pas aktit pashe qe edhe mua me doli pak ne ngjyre kafe si mund te shpjegohet kjo ??? Une jam 29 vjece dhe jam e rregullt dhe e kujdesshme me higjenen,

  8. Denisa says:

    Pershendetje doktor!jam e martuar prej nje viti nuk ruhem fare me bashkeshortin,deshirojm shum nje femi por nuk ngek dot shtatezen,kam nje vit qe kam vetem infeksjon si ere peshku kam ne ditet e fundit te periodave jam kuruar por prap sme hiqet nuk di cte bej te lutem nje pergj.faleminderit

  9. Denisa says:

    Prap denìsa jam a esht normale menstruacionet i kam cdo 21 dit dhe i kam me shum dhimbje duhet te bej qetesues ne pergjithesi.doktori me thot qe mitra esht mir por qafa e mitres esht me infeksion.edhe burri ka ber analizen e spermes dhe i ka dale shum mìr.faleminderit shum mezì pres nje pergj

  10. kaltrinaa37 says:

    Pershendetje doktor, ka nje vit qe me vjen ere e keq ne vagine. Jam 37 vjeç, kam probleme dhe me menstruacionet, nuk i kam te rregullta asnjehere. Me vine cdo dy muaj ose tre muaj, ndonjehere cdo dy jave. Kam 3 femije. Aborte spontane kam pasur dy. Dhimbje nuk kam asnjehere . Ju lutem me ktheni pergjigje.

  11. laureta says:

    pershendetje a ka mundesi nese nje vajz fmi e kan kidnapuar 10 ashi diqka edhe nje djal rreth 13 vjetve e kan detyruar me ban sex edhe ajo vajza ka qen para ciklit mestracjonal jam kureshtare ta di ajo vajz tash ka mestracjon po a esht e virgjer a joo plizz kthene kete pergjigje

  12. denisa says:

    Pershendetje.. Doktor..
    Nqs Shkoj te kontrrollohem per apandesitin. a mund te zbulohet se nuk je e virgjer..
    2,Kur kryej mardhenie vagina mban pak er t keqe.. a mendoni se eshte infeksion? dhe nqs po ..nqs shkoj per vizite a zbulohet qe nuk je e Virgjer.. Ju Faleminderit

  13. fortesa says:

    deshta te di a jam e virgjer nga fakti se jam vetkenaqur me nje loder mirpo kam qene vesh me rrroba..te lutem doktor kthe pergjigje…faleminderit per mirekuptim

  14. kaltrina says:

    I nderuari doktorr,kam pasur ni kontroll tek doktorri i cili pas kontrolles me ka thene qe pozicioni i mitres nuk eshte normal por i mbeshtetur per shpine…dikush thote qe kjo sjell probleme per shtatezani.Poashtu ka disa kohe qe ciklin menstrual nuk e kam te rregullt qdo dy muaj….gjate gjithe kohes me shoqeron nje ere e lehte e keqe dhe nje menstruacione te bardha…deshta te dij se a sjell probleme per shtatezani…
    faliminderit per mirkuptim!

  15. gonaaaa says:

    a mund te humb nje vajz 11 vjeqare virgjinitetin me nje fmi 5 vjet kjo me intereson

  16. ermila says:

    a mund ta humbasesh virgjinitet ne nje menyr tjeter perveq seksit ?

  17. eljona says:

    pershendetje doktor… jam 49 vj dhe menstruacionet me jan ndalur menjeher. kam nje vit pa menstruacione a eshte normale kjo gje doktor.. te lutem pergj e dua sa me shpejt.

  18. unita says:

    deshiroj te di perse po me shafen disa loj buqra si te fryera rreth buzeve vaginale?..

  19. Berat says:

    Kam pas mardhanje me dy vajza, nuk kam informacion te mjaftushem veq pas 5 dite vrejta se ne penisin tim po kom krurje gjdo dit e me shum nuk e di per qfar arsye por jam i shqetsuar mund ta kem ndonje pergjigjje nga ju Doktor ?

  20. Ada says:

    I nderuar doktor kam rreth 6 muaj qe kam krujtje te shumta te vagines dhe djegje se saj.kam perdorur pedadin por pa sekses thjesht qeteson per momentin cfare me keshilloni? pres pergjigje nga ju. shume faleminderit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>