Pyetje:
Unë jam 37 vjeç dhe i martuar. Deri në moshën 25 vjeç kam pas penis të gjatë 14-15 cm, më pas? penisi im filloi të zvogëlohej çdo vit, e tani ka aritur deri në 9-10 cm. Brenda këtyre viteve kam pasur dhimbje të përditshme në penis dhe tek vezët të cilat vazhdojnë edhe sot. Dëshirë për seks kam vazhdimisht, penisi ngrihet pa problem dhe ejakulohem normal, por shpesh më ndodh që? kur penisi zvogëlohet, hyn brenda i tëri përveç kokës? dhe ndiej dhimbje, më duhet ta prek pothuajse çdo moment që të dali pak jashtë. A mund të më ndihmoni për përmirësimin e gjendjes, dhe a është e vërtetë se zgjatja e penisit mund të bëhet me barna që reklamohen?
Përgjigje:
Ankesën tënde për zvogëlimin e penisit, nuk e kuptoj fort mirë. Shko të vizitohesh tek një mjek urolog. Ai do të sqarojë për gjithçka.
Lidhur me operacionet dhe mjekimet për të rritur dimensionet e penisit flitet shumë. Rezultatet duket se nuk janë të qëndrueshme, madje, shpesh, bëjnë dëm. Gjithë reklama për mundësinë e rritjes së penisit, i shërben biznesit mjekësor, ndërsa të sëmurët humbasin paratë.
Gëzo dhe kënaqu me penisin që ke. Është më i mirë një penis i vogël por i shkathët, se sa një i madh përtac.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori.