Pyetje:
I dashur doktor, unë jam një djalë 18 vjec dhe kam një të dashur dhe kemi dy vjet bashke. Ajo ka një vlla i cili mua më pëlqen shumë dhe kam bërë seks një herë me të po nga ana tjetër e dua edhe të dashurën time dhe më tërheqin femrat. Jam unë një biseksual.
Përgjigje:
Ti je një adoleshent që akoma po eksperimenton, ashtu sic bëjnë edhe shokët e moshës tënde.
Prit, vëzhgo me kujdes prirjet e tua dhe jepu atyre udhën e duhur.
Vështirë të thuhet që tani, je ose jo një biseksual.
Forco marrëdhënien me vajzën tënde, kjo do të jetë rruga më e mirë për ty.
Pac fat e shëndet
Doktori