Jam një grua tridhjetë vjeçe dhe kam një pyetje për seksualitetin tim.
Deri tani kam pasur marrëdhënie seksuale vetëm me meshkuj, por kohët? e fundit kam filluar të fantazoj për marrëdhënie seksuale me gra. Aktualisht kam një djalë që e dua shumë, por fatkeqësisht, ai nuk do t’i kuptojë ndjenjat e mia.
A është tradhti të veprosh sipas ndjenjave që unë kam?
Do të ishte për mua një mrekulli, në qoftë se e gjitha kjo që po ndjej tani, do të ishte vetëm një fazë dhe më pas nuk do të kem më ndjenja të tilla.
Të lutem doktor ndonjë këshillë.
Përgjigje:
Një pyetje shumë interesante, që më bëhet për herë të parë…
Nuk mund të them, në se fantazitë e tua lidhur me marrëdhënie seksuale me një grua, janë vetëm një “fazë” që ju mund ta kaloni, ose janë zgjim i ndonjë? aspekti? të panjohur dhe? të paditur të seksualitetit tuaj. Shumë njerëz, që janë heteroseksualë ose të drejtë, kanë provuar fantazi për të pasur marrëdhënie seksuale me gjininë? e tyre dhe disa prej tyre, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtin gjini, veçanërisht, në adoleshencë. Por këta kurrë nuk kanë menduar se janë gay ose lesbiane.? Ndryshimi me ty qëndron nw faktin që ti mendon se je lesbiane.
Në qoftë se mendon që dashnori nuk do t’i mirëkuptojë ndjenjat e tua lesbiane, ose nuk mund t’u ndihmojë për t’i plotësuar fantazitë dhe marrëdhëniet e tua seksuale, ti do të bëje mirë t’i eksploroje me kujdes ndjenjat e tua dhe të bisedoje me ndonjë seksolog ose psikolog.
Unë të rekomandoj ta bësh këtë përpara se të veprosh sipas fantazive të tua lesbiane. Kjo është mënyra e vetme, që të evitosh mundësinë për të bërë diçka që do ta vinte në rrezik? marrëdhënien tuaj, ose që të mos pendohesh më vonë për sjelljen tënde.
Ka dhe një mundësi tjetër: Ty dhe dashnori, të dy,? të bini dakord që të bëni të dy marrëdhënie seksuale me njerëz të tjerë. Të dy të angazhoheni, secili nw hesap të vet, në disa eksperimentime seksuale, pa e konsideruar këtë se po “tradhtoni ” njeri-tjetrin.
Nw qoftë se nuk doni të rrezikoni të humbisni dashnorin që keni tani, unë do të këshilloja t’i përmbash ndjenjat homoseksuale dhe të mos bësh seks homoseksual, deri sa dashnori yt të gjejë një dashnore tjetër, ose deri sa ai ta pranojë idenë që ti të bësh seks me dikë tjetër, burrë ose grua.
Në qoftë se marrëdhënia seksuale me dikë tjetër, do të konsiderohet prej tij si një veprim tradhtie, varet nga ai se si do të ndjehet lidhur me ketë sjelljen tënde. Unë mendoj se shumë njerëz, do të ndjeheshin të tradhtuar, kur personi që ata e duan bën seks, pa dijeninë e tij, me dikë tjetër, burrë apo grua qoftë. Pyet veten tënde. Si do të ndjeheshe ti, po qe se situata do të ishte e kundërt, domethënë ai të kërkonte të bënte seks me një djalë.
Ka dhe një fakt tjetër që duhet pasur parasysh. Njerëzit falin më lehtë tradhtinë me marrëdhënie heteroseksuale, se sa tradhtinë me një partner të të njëjtit seks.
Ndërkaq, ato çifte që kanë marrëdhënie seksuale “të hapura” dhe kanë rënë dakord që secili partner të bëjë seks me të tjerë, mund të kenë opinione të ndryshme lidhur me raste si ky i juaji.? Disa çifte, madje, ftojnë persona ose çifte të tjerë që të bëjnë seks bashkërisht me ta. Ndonjëherë këto marrëdhënie janë reciproke dhe të kënaqshme për të gjithë pjesëmarrësit. Por, në qoftë se njëri, ose më shumë individë, kuptojnë se këto janë sjellje mashtruese, që bëhen, vetëm, për të kënaqur partnerin ose partneren dhe ata ndjehen të? manipuluar në seks, konsekuencat e këtyre sjelljeve, shpesh, janë të dhimbshme për të dy personat? dhe për marrëdhënien e tyre.
Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak, në këtë rast, që nuk është aq i thjeshtë për t’u zgjidhur.