Shumë gra shqetësohen, sepse vagina e tyre ose është? shumë e madhe? ose shumë e vogël,? për interkursën seksuale. Për arsyen që vagina përshtatet shumë mirë dhe në mënyrë të barabartë, si për një penis të madh ashtu edhe për një të vogël, dimensioni i vaginës, zakonisht, nuk është pengesë për interkursë seksuale të kënaqshme.
Punët shkojnë më mirë kur vagina juaj dhe dimensionet e penisit të tij përputhen, por edhe kur vagina juaj është e? “shkurtër “ dhe penisi është i “gjatë” ose e kundërta, penisi i shkurtër dhe vagina e gjatë, ka teknika? që janë zhvilluar e perfeksionuar prej shekujsh,? që e rregullojnë këtë papërputhmëri seksuale të mundshme. Sekreti është të kërkoni nëpër pozicionet që përdoren për seks, të gjeni atë që i jep çdo partneri maksimumin dhe kontaktin më stimulonjës, pa dhimbje dhe pa shqetësime. Më vonë do të tregoj për disa nga këto pozicione.
Kur ti mendon se vagina është e vogël.
Në qofte se ndjeni dhimbje kur penisi hyn në vaginën tuaj, ti mund të mendosh se vagina jote është shumë e vogël. Vagina ka aftësinë të zgjerohet për t’u akomoduar me një penis të çdo dimensioni.? Po qe se , ndërkaq, ju takoni një djalë që është ekstremisht i madh, ju mund të keni disa vështirësi. Sqarimet e më poshtme do të jenë ndihmuese po qe se je e frikësuar se vagina jote është shumë e vogël.
1. Sigurohu që je e relaksuar. Muskujt e tensionuar? e prishin aftësinë e vaginës për t’u hapur. Ti mund të kesh edhe vështirësi lidhur me lubrifikimin? e duhur.
2. Kaloni sa më shumë kohë me paralojën seksuale ose me nxehjen. Duke u eksituar sa më shumë, vagina juaj jo vetëm bëhet më e njomur, por, gjithashtu, rritet në gjatësi dhe gjerësi.
3. Përdorni lubrifikant edhe atëherë kur ndjeni se jeni njomur mjaftueshëm. Vendos me bollëk lubrifikant në penisin e partnerit? dhe në hapjen e vaginës tënde.
4. Penetrimi i penisit të bëhet ngadalë që t’i japë kohë vaginës? të zgjerohet mbi penis.
5. Zgjidhni pozicionin për seks që kufizon penetrimin e thellë. Shtrihu poshtë me këmbë të drejta të pahapura. Ky pozicion i lejon të brendshmet e kofshëve tuaja dhe buzët të bëhen shtesë e vaginës tuaj. Ju mund të provoni gjithashtu pozicionin anë-më-anë. Pozicioni gruaja sipër u lejon juve të kontrolloni se sa thellë penisi penetron.
6. Për gratë që kanë kaluar moshën e menopauzës dhe nuk marrin hormone, ato kanë tharje dhe shkurtim të vaginës. Hormoni estrogjen dhe njomësit e ndryshëm mund të ndihmojnë. Dilatatorët(zgjeruesit) që kanë formën e penisit(këtë e rekomandon doktori) mund të përdoren për të zgjeruar vaginën po qe se ka nevojë.
7. Diskutoni shqetësimet tuaja me gjinekologun ose me maminë.
vazhdon